• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbrojtja që i jepet botës së krimit përmes informimit nga mediat

by Bajram Peçi
23/05/2022 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Ka mjaftuar që një nga mediat online të japi dëshmitë e vrasësitDumani, që të tjerat, gjithë të tjerat, përfshi dhe TV-të, ta kopjojnë e “ta ngjisin” (me gjithë gabimet drejtshkrimore e gjuhësore) dhe, me “të drejtën dhe detyrën e informimit të publikut”, i japin krimit mundësinë e kohën që të mbrohen, të fshihen, të humbin gjurmët, të zhdukin provat. Përmenden me kuç e me maç, përmes dëshmive të Dumanit, gjithë emrat që rëndohen me vepra penale të vrasjes. Gazetarët gati sa s’japin gjatësinë e peshën e tyre trupore, kur shtjellojnë format që kanë përdorurnë vrasje, detaje se si “i ra me levë kokës”, si ja preu asaj gruas fytin me thikë, se si “ja shkrepi 2 herë pistoletën në kokë”, etj. Bota e krimit, ndonëse e paisur me mjete të sofistikuara të teknollogjisë së komunikimit, madje dhe të përgjimit, nuk ka dheaq shumë nevojë t’i përdorë ato. Ata thjesht hapin televizorët ose klikojnë në aparatet e tyre celularë, nga ku prej kronikave marrin njoftimin se janë në kërkim. Sa gati nuk u thonë: ikni samë parë, nxitoni, ç’prisni!? Se shprehin, por kuptohet! Rrjedhja e dëshmive që përbëjnë sekret, sepse janë çështje në hetim, dëshmi që do shërbejnë për të mbërritur te krimi ose krimineli, por që bëhen publike pa filluar ende asnjë veprim, nuk janë dukuri e tashme. Se si ndodh kjo, është fare e thjeshtë? Gazetarët korruptojnë dikë që është pjesë gjatë dëshmive në polici ose prokurori, ose që merr dieni përmes letrave e praktikave të brendëshme, që shkruhen dhe regjistrohensi dëshmi.

Me lindjen në Shqipëri të shtypit të lirë, që vepronte si biznes, kapja e lajmit para të tjerëve u bë motiv nxitës. Brezi që pasoi në media i bëri të gdhëndur këtij qëllimi piedestalin, “ne jemi të parët”, që shfaqet kohë e pa kohë në shumicën e reklamave.  Në vitin 1993-1994, kur punoja në Gazeta Shqiptare, reporteri ifaqeve “Kronikë e zezë”, pa mbërritur ende dita e rrogës, e bërirrugë të kërkonte paradhënje. Në një moment sinqeriteti, pasi popinim kafe, m’u rrëfye se një pjesë të pagës e përdorte me policë e punonjës të prokurorisë për të vjelë lajme që dilnin nga dosjet hetimore.

Vite më pas, tashmë si administrator i gazeta “Shqip”, reporteri i të njejtave faqe nuk më kërkonte paradhënie, por donte një rritje page për shkak se shpenzonte nga rroga shuma që dëmtonin financat e familjes e që shkonin përinformime “të besueshme” nga policia. Do besoja plotësisht se këto praktika vazhdojnë, ndryshe nuk ka se si të shpjegohet rrjedhja brënda disa orësh e dëshmisë së hetimit nga i hetuari, e përmes mediave, te qytetari. Është e pabesueshme se si “gazetarë” hyjnë pa teklif nëpër burgje, marrin intervista të burgosurish, regjistrojnë kronika televizive me gjyqtaren e burgosur, strehohen e kalojnë natën metë burgosurin-vrasës dhe derdhin lot në kronika televizive për të rritur ndjeshmërinë e atyre që kanë në dorë lirimin apo

zbutjen e dënimit. Për çfarë regjim burgu bëhet fjalë në këto raste? Kaq sa i përket metodave të shtypit për çvatjen e lajmit! Sa i përket rrjedhjes së informacionit, në kushtet kur nga 32 fletë arreste janë ekzekutuar veç se gjysma, përpos sa sipër, nxjerr krye sëmundja e vjetër e policisë shqiptare, dekonspirimii aksionit.

Po të ishte thjesht dekonspirim, haj mo, do ta kalnin shefat me mendimin se do ta kapin një ditë spiunin, por është shumë më e thellë e serioze! Është ajo që duhet t’i trëmbemi kaq shumë: lidhje te individëve apo segmente të veçantatë policisë së shtetit me botën e krimit.  Kur sheh se sa banda vrasësish me pagesë kanë ngritur strehat etyre nën hundën e policisë dhe prokurorive në Elbasan, Durrës, Shkodër, Vlorë, Fushë-Krujë, është për të vënë kujen.  Televizionet gëlojnë nga lajmet me vrasje, nga thasët me para qëlëvizin mes kriminelëve, nga topat me euro që jepen në porosi vrasjesh. Po i detyrojnë shikuesit të mos i hapin TV-në orën e lajmeve. Mesa duket, nuk mjaftoka vetëm lëvizja e shefave, por udashka bërë nga Nano në polici një shkulje nga rrënjët.

Next Post
U vranë 4 të rinj/ Dëshmia për 2 prillin 1991: Kush ishin njerëzit që flisnin serbisht para Radio Shkodrës

U vranë 4 të rinj/ Dëshmia për 2 prillin 1991: Kush ishin njerëzit që flisnin serbisht para Radio Shkodrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

March 25, 2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

March 25, 2026
Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

March 25, 2026
Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

March 25, 2026
“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

March 25, 2026
“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

March 25, 2026
Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

March 25, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Drafti i PS për referendumet, eksperti Kume: Një hap drejt demokracisë së drejtpërdrejtë

March 25, 2026
Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Rama vijon analizat me ministrat, të shtunën mbledhje e zgjeruar me Grupin dhe Kabinetin

March 25, 2026
Ambasadori i BE dorëzon progres raportin për Shqipërinë: KE, gati t’ju mbështesë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027

Platforma e dialogut të hapur, Gonzato: Parlamenti ka rol kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In