• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mbrojtja e sinjalizuesve”/ Deputeti i PS: Shteti i mbushur me servilë e spiunë

by A R
02/03/2016 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i maxhorancës, Pjerin Ndreu, ka shpërthyer dje gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, duke thënë se administrata shtetërore është e mbushur plot me servilë, spiunë, dezinformatorë dhe me hajdutë.
Gjatë diskutimit të projektligjit për “mbrojtjen e sinjalizuesve”, deputet i Partisë Socialiste tha dje se servilët dhe spiunët janë të parët e vendit. Ai shtoi se edhe kur ndërrohet një drejtor apo një ministër, ndryshon stafin e vjetër dhe merr njerëzit e afërt, ndaj, sipas tij, ligji për sinjalizimin e korrupsionit nuk do të funksionojë.

“Në Shqipëri ka pak të penalizuar për korrupsion, sepse të korruptuarit kanë krijuar një perde tymi dhe i kanë lyer të gjitha me bojë dhe populli nuk merr vesh sepse janë pikërisht këta që e kanë në dorë, nëpërmjet atyre mekanizmave apo organizimeve klienteliste që bëjnë në administratë. Marrin dhe krijojnë rrethin e vet. Ne po shohim që në çdo vend të administratës që po u ndërrua një drejtor apo një ministër, duhet që i gjithë stafi të ikë dhe të vijnë njerëzit e vet dhe krijohet një strukturë, e cila, në këndvështrimin e ligjit të sinjalizuesit, nuk i shërben qëllimit të këtij ligji”, tha dje Ndreu.

DEBATI

Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu, u përfshi në debat me kryetarin e Komisionit, Spartak Braho, për deklaratat e forta të bëra gjatë mbledhjes.

Ndreu shtoi se: “Duhet të mbyllen hapësirat për njerëzit që dezinformojnë, mbajnë vendin e punës me spiunllëqe, mbajnë vendin e punës me dezinformacione, me intriga. Sepse intrigantët, dezinformuesit, spiunët, servilët, janë të parët e vendit në Shqipëri. Pastaj vijnë të tjerët. Kjo është e konfirmuar. Shteti shqiptar është shteti i servilëve, dezinformuesve, i hajdutëve, që kanë marrë frenat dhe kanë nxjerrë tym dhe nuk lënë kënd pa bërë me baltë dhe vetë dalin të larë dhe s’bëjnë asgjë. Nëse kjo nuk do të frenohet…”.

Por Spartak Braho i ka kërkuar deputeti të PS-së që të mos përgjithësojë dhe të mos flasë në mënyrë absolute. “Jo aq në mënyrë absolute zoti Ndreu. Shteti shqiptar të jetë kështu? Kot që rrimë dhe ne këtu!”, tha Braho, i cili i quajti deklaratat e tij si emocionale.

Në përfundim të mbledhjes, Braho i ka tërhequr vëmendjen deputetit të PS-së, “Po ça ke thënë mo burrë?”. Por Ndreu ka konfirmuar qëndrimin e tij duke thënë se kështu është realiteti. “Ashtu është… Ti e di më mirë se unë që ashtu është”, tha Ndreu, por Braho i ka dhënë të drejtë, por duke i thënë se: “E di po nuk thuhet ajo”.

DEBATI 

Pjerin Ndreu: Duhet të mbyllen hapësirat për njerëzit që dezinformojnë, mbajnë vendin e punës me spiunllëqe, mbajnë vendin e punës me dezinformacione, me intriga. Sepse intrigantët, dezinformuesit, spiunët, servilët janë të parët e vendit në Shqipëri. Pastaj vijnë të tjerët. Kjo është e konfirmuar. Shteti shqiptar është shteti i servilëve, dezinformuesve, i hajdutëve që kanë marrë frenat dhe kanë nxjerrë tym dhe nuk lënë kënd pa bërë me baltë dhe vetë dalin të larë dhe s’bëjnë asgjë. Nëse kjo nuk do të frenohet…

Spartak Braho: Jo aq në mënyrë absolute zoti Ndreu. Shteti shqiptar të jetë kështu? Kot që rrimë dhe ne këtu!

Pjerin Ndreu: Unë nuk e thashë në mënyrë absolute, por thashë që në shumicën e rasteve këta njerëz janë të parët e vendit. Në qoftë se nuk i pëlqen ndonjërit, por kjo është realitet.

Spartak Braho: Dezinformuesit do të vazhdojnë punën edhe me ketë ligj.

Pjerin Ndreu: Po ta konfirmoj edhe një herë, në shtetin shqiptar të parët më të përkrahurit janë servilët, spiunët, dezinformuesit dhe njerëzit që janë pa karakter…

Spartak Braho: Një çik emocionale është…

Pjerin Ndreu: Ta konfirmova dhe një herë.

Spartak Braho: Dakord, mbyllet mbledhja. Po ça ke thënë mo burrë?

Pjerin Ndreu: Po desha ta them këtë gjë. Ashtu është… Ti e di më mirë se unë që ashtu është.

Spartak Braho: E di, po nuk thuhet ajo..

Erisa Proko, (Ministria e Pushtetit Vendor): Disa raste të suksesshme të sinjalizuesve, në janar të 2014, Bosnje Hercegovina miratoi ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve të korrupsionit dhe ligji ka mbrojtur me suksese zonjën Vishnja Mariloviç, ishllogaritare e një prej institucioneve publike në Hercegovinë dhe ajo zbuloi dhe dënoi korrupsionin e eprorit. Vishnja Mariloviç është një person, një sinjalizues i mbrojtur.

Spartak Braho: Këtu s’të mbron njeri, këtu të vrasin…

Paulin Sterkaj: Njerëzit që sinjalizojnë, janë njerëzit që kërkojnë të përfitojnë hap pas hapi në punën e tyre. Detyrën e tyre nuk e kanë kryer dhe janë marrë me shokun. A mendoni se ky ligj mund të kthehet në një problem real ndaj grupimeve të ndryshme në sektorëve të ndryshme. Unë e shikoj me shumë merak këtë pjesë. Njerëz që shqetësohen për thyerjen e ligjit ka plot në Shqipëri dhe këta nuk kanë munguar asnjëherë. Unë me bindjen time si deputet mendoj se nuk ka për të funksionuar si ligj në kohën e duhur në momentin e duhur. Apo është një ligj që duhet plotësuar për të pasur legjislacionin e BE.

Idlir Peçi (zv.ministër i Drejtësisë): Po është një nga ligjet që do të na ndihmojë ne për anëtarësimin në BE. Është një nga ligjet që është raportuar në BE dhe KE, dhe është futur në ato masat dhe planet e veprimit që ka hartuar qeveria për procesin e integrimit. Por nuk është vetëm përqasje formale, s’po bëjmë ligj sa për të kaluar radhën…

Next Post

Nicole Scherzinger, një premtim për 2016-ën (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In