• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mbrojtja e Berishës, u bë strategji e PD!”, Roland Lami: Kjo parti po shkon drejt vetëvrasjes politike

by S T
16/01/2025 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rezultatet e fundit të sondazhit bënë me dije se qytetarët përkrahin liderin aktual Edi Rama dhe ndërkohë Sali Berisha u rankua vetëm me 15 % të votave.

Analisti Roland Lami, i ftuar në ‘Real Story’ u shpreh se PD po shkon drejt vetëvrasjes politike dhe krahasoi fushatën dhe gjendjen e PD në vitin 2005 me partinë aktuale, e cila dukshëm ka problematika të reflektuara dhe në rezultatin nga sondazhi.

“Së pari, nuk është sondazhi i parë por janë disa sondazhe që fotografojnë në kohë të caktuar sesi janë pozitat e liderave dhe evidente është në të gjitha që PD është shumë larg mundësisë për të marrë pushtetin. Së dyti, demokratët duhet të kuptojnë që zgjedhjet e 2023 kur u fut PD në garë ishte një lloj indikatori për të kuptuar trendin në elektorat. Tani është më e qartë që lufta për kogo, godinë dhe vulë nuk është betejë më që sjell votues. Por u ka humbur beteja kryesore sesi mund te fitohen votuesit.

Unë do thoja ne qofte se 2005 merret si një moment që pd ka sibërë veten, sopt jo vetëm që nuk e bën dot por rikujton eksperiencat më të keqe. Në 2005 mblodhi të tëra figurat, tani është më e përcarë se kurrë. Sot është e nadrë se kurrë. Së treti, në 2005 ishte me duar të pastra dhe lidershipi ishte shumë pak i korruptuar. Sot e ke non grata dhe në hetim nga SPAK. PD kishte një mbështetje nga ndërkombëtaret, sot nuk vjen asnjë ndërkombëtar në zyrat e PD, asnjë zyrtar i rëndësishëm.

Në 2005 kishte një program me disa teza, sot thotë konservatore por është më populiste. E fundit është cështja me programin, në 2005 harxhoi shumë energji për të shpjeguar programin e saj,. Sot gjithë bateria e PD shpenzon sesi të mbrohet dhe sesi të përbaltë SPAK. PD për mua po shkon drejt një vetëvrasje politike”, tha ai.

Ai theksoi se në këto vite ajo çfarë ka treguar PD është vetëm fakti se mbrojtja e ish-kryeministrit Sali Berisha, u bë një strategji e PD, duke mos dhënë asnjë projekt.

“Rimarrja e PD nga Berisha i ka eklipsuar. Mbrojtja e Berishës u bë strategji e PD, pra fati ligjor i Sali Berishës u bë fati ligjor i PD. Pra mbeti vetëm një; çfarë do të bëhet me zotin Berisha, cili është fati i zotit Berisha? Ky ka qenë gjithë ligjërimi në vitet e fundit, në këto kushte njerëzit e kanë të vështirë të shohin një figurë të dytë apo të tretë. Sepse kishte vetëm një çështje, fati i zotit Berisha… A është e mirë kjo për demokratët? Këtë nuk e di”, tha Lami.

Next Post
“Turp për shoqërinë tonë”, edhe Topalli ankohet për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

“Turp për shoqërinë tonë”, edhe Topalli ankohet për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In