Ish-kryeministri Sali Berisha, i ka dalë në mbrojtje gazetarëve që përhapën mbrëmjen e djeshme lajmin e rremë se një tërmet i madh do të godiste vendin në orën 23:30.
Qytetarët në panik kryesisht në Tiranë dhe Durrës, braktisën shtëpitë e tyre dhe qëndruan në rrugë deri pas mesnate.
Ish-kryeministri, edhe në këtë rast përgjegjësinë ia ka faturuar sërish kreut të qeverisë, Ramës.
Në lidhje me arrestim e gazetarëve që përhapën lajmin e rremë, ai ka akuzuar kryeministrin Rama se ky është një atentat ndaj shtypit të lirë, ndonëse lajmi i përhapur, ishte i pasaktë dhe i pavërtetë.
Në një koment poshtë statusit të Berishës, një lexues i shkruan se ky portal është në shërbimin e ish-kryeministrit dhe se ideatori i gjithë skenarit të mbrëmshëm, është vetë ai, Berisha.
Komentuesi i shkruan se policia në fakt duhet të arrestonte Berishën, Çim Pekën dhe Ilir Metën, të cilët mbrëmë ngritën në këmbë një popull të tërë me një lajm të rremë.
/a.r











