• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mbreti Jordanisë: Integrimi ballkanit në BE thelbësor për të luftuar ekstremizmin

by Java News
14/02/2016 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e dështuara, zonat e konfliktit dhe ndasitë fetare janë terrene pjellore për terrorizmin. Ky ka qenë thelbi i fjalimit të Mbretit Abdullah të Jordanisë, në Konferencën për Sigurinë që po mbahet në Mynih, ku monarku jordanez është ndalur edhe te Ballkani dhe sfida, që ai po paraqet.

Ndërsa flet për rreziqet që paraqet grupi i Shtetit Islamik, të cilit ai i referohet me termin “Daesh”, Mbreti Abdullah thekson se mundja e tij në Siri dhe Irak është interes strategjik dhe i përbashkët.

Terrorizmi, të cilin ai e quan një kancer, ka nxitur dhunën dhe mungesën e humanizmit në kufij, ndërsa po josh individë në të gjithë botën. Sidoqoftë nuk mjafton fokusimi vetëm te “Daeshi” në Siri apo Irak, ndërkohë që të tjera grupe terroriste forcohen në Afrikë dhe Azi.

Është koha për një nivel të ri global veprimi, – thotë Mbreti Abdullah. – Dhe të gjitha vendet duhet të punojnë bashkë, si një aleancë e vërtetë globale.

“Ne, si arabë dhe myslimanë, kemi përgjegjësinë dhe detyrën të jemi në krye të kësaj lufte, në krye të betejës kundër Islamit të jashtëligjshëm. Kjo është një luftë për të mbrojtur besimin, vlerat dhe të ardhmen tonë”, tha ai. E duke u ndalur tek Europa, Mbreti Abdullah thotë se është thelbësore të mos injorohet sfida që paraqet Ballkani.

Vendet me shumicë myslimane në Ballkan meritojnë mbështetjen tonë, në mënyrë që të parandalohet kërcënimi i terrorizmit. Këto vende janë vija kryesore e frontit në luftën kundër ekstremizmit, teksa janë gjithashtu linja e parë e mbrojtjes. Asgjë nuk mund të jetë më e kushtueshme për Europën, sesa rritja e destabilitetit dhe ekstremizmit në Ballkan.

Ndaj është thelbësore të goditen ekstremistët në të gjitha anët, që kërkojnë të mbjellin ndasi në këtë pjesë të Europës. Sipas mbretit jordanez, sfida më e madhe sot është aftësia e disa eksponentëve, që të veshur me petkat e Islamit përfitojnë për të avancuar axhenda politike në Ballkan, që nuk janë në interes të Europës.

Kjo është diçka, që të gjithë së bashku duhet ta parandalojmë – thotë Mbreti Abdullah, i cili në vijim bën apel për të drejtuar sytë nga vende si Bosnje-Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova. Sipas tij, këto vende dhe të tjera në rajonin e Ballkanit, duhet të jenë pjesë integrale e arkitekturës së Europës dhe shtylla të sigurisë dhe prosperitetit.

“Afrojini këto vende më pranë jush, si modele të bashkëjetesës, moderimit dhe tolerancës, në mënyrë që ato të bëhen linja e parë e stabilitetit të Europës. Nëse nuk veprojmë tani, rreziqet vetëm do të rriten; nëse nuk veprojmë të bashkuar, do të humbasim mundësitë për sukses”, përfundoi ai. TCh

Next Post

Eduart “Kaubojs” Ndocaj në variantin Romantik (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In