• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbreti i Panairit

by Edison Ypi
17/11/2023 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Të jetë për mua, unë i bie shkurt. Nxjerr një VKM (Vari Këmborën Mushkës) për të zgjedhur Mbret të Panairit të librit Mitat Frashërin, dhe u kry. Por Mitati ka vdekur. E helmoi Sigurimi.

Naim Frashëri, Fan Noli, Zef Serembja, Migjeni, që edhe ata e meritojnë të shpallen Mretër, edhe ata kanë vdekur.
Mbret i Panairit mund të qe fare mirë Lasgushi. Mirpo Lasgushi, që me panaire, kongrese, sympoziume, promuovime, s’u muar kurrë, zor se do pranonte. Për më tepër, Shtërgu i Fundit fluturoi “Dyke ikur nëpër natë, sipër malesh me dëborë”, dhe s’ka qen kufiri që e gjen pranë cilit Liqer a krua ka ndalur e po këndon.

Mbretëreshë e këtij Panairi Libri do e meritonte Lea Ypi. Halli se fenomenalja Lea Ypi s’ja ka ngenë. Po merret me kryeveprën e ardhshme që do çudisi botën, me librin për Gjyshen dhe Moralin. Këtë herë nuk është strukur në dollap të shkruaj libër pa u bezdisur. Po zbaton strategji tjetër. Ka vajtur te ca fafarefisër në fund të Botës, në Australi. Atje shkruan e shkruan për Shqipërinë duke parë nga dritarja kangurët me kalamajtë e tyre në xhep. Më mirë që s’ësht Lea në Panair. Ypi për Ypi, do isha në konflikt interesi dhe s’do mund t’i bëja komplimentat e duhura.

Mrekullia vetë do ishte, dhe plotësisht titullin Mbret i Panairit do ta meritonte Sal Berisha me një libër me kujtime. Mes shum dejeve, ka dhe dell letrar Sala. Titulli dihet: “Nga Viçidoli te shqupi”. Aq fort do pëlqehej libri autobiografik i Salës, sa, me ta marrë vesh, Blinken do linte gjith bisedimet, Biden do braktiste krejt fjalimet, dhe atë dreq Non Grata që tingëllon si emër llotarie tip “fito pa gërvisht”, do ja hiqnin urgjentisht. Mirpo Sala që të 10, librave të bardhë dhe kujtimeve të zeza tanipërtani s’ua ka ngenë. Është deri në fyt me Vulën, Siglën, Foltoren, Bravën, shqupin, SPAK-un, Klubin, Dhëndrrin.

Para ca ditësh Fevziu bëri një reportazh për Shtegun e Ngjyrave në Shishtavec. Aq fantastik ai reportazh, sa ta kishte bërë National Geographic dhe ta kishte dhënë BBC, treqint milionë njerëz anembanë botës do e shihnin. Edhe video reportazh edhe libër Panairi, dy kryevepra kaq afër e afër sikur s’kanë lezet. Para se qefliu i udhëtimeve në vendet e kanibalëve ta rrëmbejë kurorën e Panairit, le të ndreqi muzikat e reportazheve që i ka për ibret. S’janë mangët Përmeti, Labëria, Shkodra, Korça, për kabara, të qara, kanconeta, serenata, që ti dënosh duke u vënë muzikë amerikane apo franceze në sfond. Që ndoshta janë të mira për atje ku janë, por jo për Shkodër e Dibër, Pukë e Mallakastër.

Ilir Ikonomi me gjithatë libër për Nolin e meriton plotësisht titullin e lartë Mbret i Panairit. Do gëzohesha shumë. Se e kam edhe mik dreqin. Me plot të drejtë u fol këto ditë për Ikonomin Murg e Prift njësoj si Noli. Ta marrim shtruar. Ta shpallim Ilir Ikonomin Mbret kur të nxjerri volumin e dytë me titull Maratonomak.

S’ësht kollaj ta gjesh kush meriton të shpallet Mbret në këtë llumnajë që e quajnë Letërsi, dhe këtë lukuni që e quajnë Panair.

Ama një Mbret apo një Diell diku e ka ky panair. S’ka qiell pa Diell. Do bënte ftohtë. Do mërdhifnim. S’do na shkonte mendja për Letërsi e panaire.

Mbreti pra, diku ndodhet, Mbret dikush është. Vështirë t’i vihet gishti.

E çë se s’ja kemi lexuar ende librin. As prapa Hënës as në fund të detit s’kemi qënë. Por i njohim milimetër për milimetër. Ka shenja të tërthorta për të dalluar një Kryevepër.

Ky Panair e ka një Mbret.

Jo mbret dosido “Hidh në ferrë një rraqe të vjetër, të dalin njëqint mbretër”. Mbret me Kurorë, që shkruan dhe nuk ndjehet. Që nuk sorollatet posht e përpjetë, sa në kafene e mëhallë, sa në Fejsbuk e Instagram.

Një fakt kronike që u përputh me një iskër letrare shkruar kohë më parë, u bë sebep.

Koincidenca paratha atë që ndodhi. Jo dokrra. Çvendosje demografike ndërkontinentale. Ishte Profeci si ato që paralajmërojnë evente të ardhme të rëndësishme, Ditën e Kijametit, Fundin e Qytetërimit, riardhjen e Mesjetës.

Nuk ndodh çdo ditë.

Ndodh një herë në një mijë vjet.

Çartallosja në të tilla proporcione quhen Profeci. Dhe Murgu që i mban si thes mbi kurriz duke ikur në muzg, është Noatradamus, magjistar, Profet.

Mjafton e tepron për Mbret.

Origjina – Mbretëria e Kolonjës.

Besimi – Kaurr.

Profesioni – Murg.

Zeja – Shkrim e këndim.

Shenja të veçanta – Perfeksionist.

Koha – Ab Aeternum.

Emri Ben.

Mbiemri Blush.

Next Post
79-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Rama ndan foto nga atmosfera në shkollat e kryeqytetit

79-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Rama ndan foto nga atmosfera në shkollat e kryeqytetit

Comments 3

  1. Qeramudin Kasabaja says:
    2 years ago

    Ben Blushi, Stërnip kauri (nga e ëma) i Simonit, nipi i Dhimos, nga Elbasani, djali i Kiços komunist (pe Kolonje që e rruajnë në të thatë -thonë me shurrë – por nuk vërtetohet), ish deputet, ish socialist, ish kryetar partie leshi, tani na doli edhe mbret (pe preshi), nip myslimani nga e ëma e së ëmës.
    Tani, hajde e gjeje këtë mbretin ?
    Me origjinë kauri + myslimani + komunisti + socialist + parti leshi = Mbret preshi.

    Reply
  2. Leka says:
    2 years ago

    Ti je vite drite larg Blushit . Nuk bej avokatin po sot eshte nder oenat me te mira te ketersuse shqipe per plejaden e tij . Ai nuk eshte Naimi,Noli,Migheni apo Lasgushi , por eshte origjinal ,eshte vetvetja. Blushit nje gabim nuk i falet ,largimi nga PS qe per te ishte iratori politkani perfekt dhe i p a arritshem i kuvendeve shqiptare pas diktatures.Blushi eshte aset ,sic ishte dhe i pa arrueshmi Bachaku we dhe sot se ka shokun .Prandaj leni me nje ane mllefet dhe jepi ate qe i takon ore Qeramulesh

    Reply
  3. Qeramudin Kasabaja says:
    2 years ago

    Lekë, Lekë, por je lek pa vlerë, që merresh me amballazhin e jo me thelbin.
    Ku
    është mllefi ? Ku ?
    Që nuk është nip i Dhimos ? Që i jati nuk ka qenë anetar i PPSh-së ? ( Bile edhe njëçikë më lart por boll me kaq) Që (siç e pohon edhe ti) iku nga PS dhe krijoi Parti Leshi ? Apo harrove çfarë i punoi Ramës me pabesi ? (Kjo gjë është karakter .)
    Pra, i “nderuar” lekist, apo lek – pavlerë, (mos turpëro Lekën e Madh me përvetësimin e emrit të tijë), mundohu mos të ofendosh, sepse nuk tregon forcë por tregon intrigë duke përfaqesuar denjesisht pisllëkun e “parimit hidh gurin e fshih dorën”.
    Me kaq fund.
    Thuaj çtë duash. Unë nuk të përgjigjem më.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lideri i Çeçenisë, “moskokëçarës” dhe me tone të ashpra: Gati për luftë me Europën nëse Putin jep urdhrin

Lideri i Çeçenisë, “moskokëçarës” dhe me tone të ashpra: Gati për luftë me Europën nëse Putin jep urdhrin

December 5, 2025
Bashkëmoshatari i tij e vrau me thikë në Durrës/ Në bankën e adoleshentit të ndjerë vendosen lule

Bashkëmoshatari i tij e vrau me thikë në Durrës/ Në bankën e adoleshentit të ndjerë vendosen lule

December 5, 2025
“S’jemi grup armiqësor”/ I riu demokrat që iu bashkua Foltores së Salianjit, i përgjigjet Berishës: PD të ristrukturohet

“S’jemi grup armiqësor”/ I riu demokrat që iu bashkua Foltores së Salianjit, i përgjigjet Berishës: PD të ristrukturohet

December 5, 2025
FOTOT/ Nga Yuri Kim te Alexander Arvizu, ja si duken sot diplomatët amerikanë që shërbyen në Shqipëri. Të pranishëm për festën e 113-vjetorit të Pavarësisë në..

FOTOT/ Nga Yuri Kim te Alexander Arvizu, ja si duken sot diplomatët amerikanë që shërbyen në Shqipëri. Të pranishëm për festën e 113-vjetorit të Pavarësisë në..

December 5, 2025
Ish-Presidenti Meta kërkon sërish lirinë, kërkesa shqyrtohet të premten nga gjyqtarja Irena Gjoka

Shtyhet për 22 dhjetor seanca e gjykimit për ish-presidentin Ilir Meta/Urdhërohet SPAK që t’i japë fashikujt e dosjes

December 5, 2025
Milaim Zeka, gazetari i njohur nga Kosova paraqitet në SPAK (VIDEO)

Milaim Zeka, gazetari i njohur nga Kosova paraqitet në SPAK (VIDEO)

December 5, 2025
Seanca në GJKKO për Ilir Metën.. Ja çfarë deklaroi një nga mbrojtësit e ish-presidentit (VIDEO)

Seanca në GJKKO për Ilir Metën.. Ja çfarë deklaroi një nga mbrojtësit e ish-presidentit (VIDEO)

December 5, 2025
“Më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg… ”/ Rama: Po të isha porositur për të shkruar një libër për ambasadorët amerikanë do ta quaja..

“Më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg… ”/ Rama: Po të isha porositur për të shkruar një libër për ambasadorët amerikanë do ta quaja..

December 5, 2025
“Mos e kruaj shumë..”/ Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK: Për çfarë ke ardhur? Aktori: Më thirrën dhe mua për Ilirin… (VIDEO)

“Mos e kruaj shumë..”/ Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK: Për çfarë ke ardhur? Aktori: Më thirrën dhe mua për Ilirin… (VIDEO)

December 5, 2025
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In