• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Mbreti i botës” duket i plakur

by A R
27/07/2020 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një divorc. Një fejesë. Më pas ai u bë me një djalë. Për pak i shpëtoi vdekjes. Në këtë kohë nxorri edhe Britaninë e Madhe nga BE dhe luftoi një pandemi. Të gjitha brenda një viti.

Nuk është e pakët barra që duhet të mbante kryeministri britanik, Boris Johnson në punën e tij të ëndërruar: „Mbreti i botës”. kështu dëshironte të ishte ai si djalë i ri, shkruan motra, Rachel Johnson në biografinë e familjes. Idoli i tij Winston Churchill, për të cilin Boris Johnson ka shkruar edhe një libër. Por po bëhet gjithnjë e më e qartë: Boris Johnson nuk është i pjekur për këto sfida. Ai është populist, një burrë i gjesteve të mëdha, jo një burrë shteti i kujdesshëm, që e drejton me dorë të sigurtë vendin në kohë krizash. Me premtimet e tij boshe, me verbimin e rremë ai e korrupton gjithnjë e më shumë vendin, po ankohen gjithnjë e më shumë edhe vetë konservatorët e flaktë.

Njëri dështim pas tjetrit

Bilanci pas një viti kryeministër: Shkatërrimtar. Në thelb përveç fitores në zgjedhje nuk ka asgjë tjetër që ai e ka bërë si duhet. Vërtet që Johnson e festoi daljen nga BE si sukses, por ndërkohë po rritet frika, se deri në fund të vitit nuk do të negociohet dot një marrëveshje e gjerë e tregtisë së lirë me BE, dhe Britania e Madhe do të dalë nga BE me një rënie të lirë. Vetëm në industrinë e automjeteve kjo do të kushtojë dhjetëra mijëra vende pune. Radhë të gjatë maunesh në kufi, ndoshta edhe ngushtica në furnizimin me artikuj të freskët ushqimorë. Me probleme të tilla britanikët mund të përballen për pak muaj.

Edhe marrëveshja tregtare me SHBA nuk duket se do të jetë kaq e shpejtë sa përflitej. Dhe në vend të “epokës së artë” me Kinën, qeveria britanike ishte e detyruar që ta ngrinte marrëveshjen e ekstradimit me Hong-Kongun, duke filluar kështu kursin e konfrontimit me Pekinin. Në një botë, ku vijat ndarëse mes superfuqive po bëhen gjithnjë e më të mprehta, Britania e Madhe të duket tani e vetmuar.

Edhe raporti për Rusinë i parlamentit britanik i publikuar këtë javë nuk hedh dritë të mirë mbi Boris Johnsonin. Aty flitej për ndikim të mundshëm të Rusisë ndaj referendumit të Brexit. Rusia është një kërcënim i ndjeshëm për Britaninë e Madhe, konkluduan deputetët, dhe kritikuan qeverinë, që nuk po e vlerëson si duhet këtë rrezik.

Pikërisht konservatorët e Johnsonit kanë përfituanrnga donacionet partiake të oligarkëve të vendosur në Londër: Për një ndeshje tenisi me Johnson, gruaja e një të besuari të Putinit dhuroi më shumë se 100.000 paund. Disa miliona rrodhën në një mënyrë të tillë ose tjetër në kontot e partisë.

E dyshimtë është shtyrja që Johnson i bëri publikimit të raportit dhe me gjasë ka pasur edhe përpjekje për të vënë në postin e kreut të shërbimeve sekrete një nga më besnikët e Johnsonit, por edhe që konsiderohet më i paafti mes konservatorëve. Mbetet përshtypja, se llogaritë politike, jo kompetenca luajnë rol në dhënien e posteve më të rëndësishme në vend. Sipas një modeli të tillë, Johnson zuri edhe postet në kabinetin e tij, të gjithë besnikë të Brexitit.

Mbreti duket i plakur

Pasoja: Asgjë nuk po shkon si duhet. Në temën më të rëndësishme aktualisht-luftimin e pandemisë së Coronës, gabimet e Boris Johnsonit kanë qenë të njëpasnjëshme. Britania e Madhe është ndër vendet me numrin më të lartë të vdekjeve dhe në të njëjtën kohë është në krahasim ndërkombëtar më e prekura ekonomikisht nga kriza. Mesazhet e qeverisë janë të paqarta; nuk dihet kur, ku duhet mbajtur maska, njoftimet ndryshojnë vazhdimisht. Ekspertët shprehen, se lirimi i masave u bë shumë herët, dhe shpejt mund të ketë një valë të dytë pandemie, pak a shumë si në SHBA.

Nëse si pasojë e këtij dështimi edhe skocezët në të ardhmen thonë lamtumirë, një shumicë e qartë ndërkohë është për largimin nga Britania e Madhe, atëherë ky do të ishte në radhë të parë dështimi i Boris Johnsonit. “Mbreti i botës” duket shumë i plakur që pas një viti në fron. /DW

Next Post
Situata me Covid / Manastirliu: Do të dyfishojmë ekipet e terrenit

Situata me Covid / Manastirliu: Do të dyfishojmë ekipet e terrenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorja e re e BE në Tiranë merr detyrën, Sofia Moreira de Sousa i dorëzon letrat kredenciale presidentit Begaj, diskutohet edhe për integrimin

Ambasadorja e re e BE në Tiranë merr detyrën, Sofia Moreira de Sousa i dorëzon letrat kredenciale presidentit Begaj, diskutohet edhe për integrimin

September 2, 2026
Dhuna ndaj avokatit Cakrani/ Policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

Helmohen 120 persona në Fushë Arrëz nga ndotja e ujit të pijshëm! Situata kritike prej katër ditësh, banorët e denoncuan

September 2, 2026
I kërkuar nga SPAK/ Gjykata në Greqi vendos të ekstradojë biznesmenin Ilir Shtufi

Dosja “Aruba”/ Kërkoi zëvendësimin e masës ‘arrest në burg’, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Shtufit, biznesmeni mik i djalit të Sali Berishës

September 2, 2026
Tjetër vendim nga qelia, Erion Veliaj shkarkon nga detyra edhe nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

Tjetër vendim nga qelia, Erion Veliaj shkarkon nga detyra edhe nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

September 2, 2026
Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Transporti Publik, autobusët në Tiranë rikthehen me kapacitet të plotë! Qeveria do u japë subvencion 3-mujor për naftën, arrihet akordi

September 2, 2026
Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

U dorëhoq pas një viti si ministre e Shëndetësisë, karriera e Evis Salës: Nga akademike në Kembrixh, te përfshirja në politikë në Shqipëri

September 2, 2026
Lëvizje në dosjen e SASPAC, GJKKO nxjerr Ermal Kurtulajn nga qelia, në pritje kërkesa e Ilir Beqajt!

Rregullorja e GJKKO-së, Shoqata e Gazetarëve Evropianë në Shqipëri: Censuruese dhe në kundërshtim me standardet evropiane!

September 2, 2026
Zjarr në sipërfaqen me shkurre në një lagje të Korçës, s’ka rrezik për banesat!

Zjarr në sipërfaqen me shkurre në një lagje të Korçës, s’ka rrezik për banesat!

September 2, 2026
“Destinacion, Shqipëria 2030 në BE”- Balla inspektime në Paskuqan, takim dhe me banorët: Nisim zbatimin e “Besës” në terren

“Destinacion, Shqipëria 2030 në BE”- Balla inspektime në Paskuqan, takim dhe me banorët: Nisim zbatimin e “Besës” në terren

September 2, 2026
“Gjoba, arma e fundit!”, Rama paralajmëron inspektorët: Jo ‘shpatë’ shantazhi, asnjë kontroll pa paralajmëruar! Iinspektorët me kamera trupi

“Gjoba, arma e fundit!”, Rama paralajmëron inspektorët: Jo ‘shpatë’ shantazhi, asnjë kontroll pa paralajmëruar! Iinspektorët me kamera trupi

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com