• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mbretëria e Bashkuar në zi/ Fundi i një monarkeje, ndërron jetë në moshën 96-vjeçare mbretëresha Elizabeth II

by Java News
08/09/2022 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbretëresha Elizabeth II ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi më parë gjatë ditës Buckingham Palace doli me një deklaratë e cila ngrinte shqetësimin mbi shëndetin e saj.

Më pas të gjithë anëtarët e familjes mbretërore u zhvendosën në kështjellën Balmoral, aty ku edhe ishte vendosur monarkja.

Protokolli i mbretërisë mbi atë që pritet të zbatohet “Operacioni London Bridge”:

Dita e parë
Dita e vdekjes së mbretëreshës. Kryeminsitri, në këtë rast Liz Truss e cila ka marrë postin pak ditë më parë, do të jetë ndër të parët që do të informohet për ndarjen nga jeta të monarkes.

Ky mesazh do të shpërndahet nga Sekretari Privat i Mbretëreshës dhe do t’u dërgohet anëtarëve të Zyrës së Këshillit Privat.

Deputetët dhe nëpunësit e lartë civilë do të marrin një telefonatë dhe një email ku thuhet: “Të dashur kolegë, me pikëllim po ju shkruaj për t’ju informuar për vdekjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës”.

Kjo do të pasojë një njoftim në mediat sociale dhe flamujt do të jenë në gjysmështizë brenda 10 minutave nga lajmi.

Në ditën e vdekjes së Mbretëreshës, Mbreti Charles që do të kurorëzohet së shpejti do t’i drejtohet kombit në një transmetim televiziv.

Kryeministri do të mbajë një takim me Charles, ndërsa Ministria e Mbrojtjes do të organizojë përshëndetje me armë dhe do të mbahet një minutë heshtje në të gjithë vendin.

Në rast se mbretëresha do të ndërrojë jetë në kështjellën Balmoral, aty ku edhe është vendosur momentalisht, nis zbatimi i planit Operacioni Unicorn, një protokoll i detajuar vetëm për këtë rast, pasi kjo kështjellë është një nga pronat më të preferuara të monarkes, ku ajo kalon thuajse çdo vit tre muaj.

Dita e dytë
Të nesërmen në mëngjes, anëtarët e Këshillit të Aderimit do të emërojnë mbretin e ri dhe një shpallje do të lexohet në Pallatin e Shën James dhe në Royal Exchange.

Deputetët do të bëjnë homazhe edhe në Dhomën e Komunave. Arkivoli i Madhërisë së Saj do të kthehet në Buckingham Palace.

Ditët 3-4
Mbretin Charles të niset në turneun e tij në Mbretërinë e Bashkuar, duke vizituar Parlamentin Skocez dhe Katedralen St Giles në Edinburg, më pas Kështjellën Hillsborough të Irlandës së Veriut dhe një shërbim në Katedralen e Shën Anës, Belfast.

Ndërkohë në Londër, do të zhvillohen prova të përpikta për funeralin.

Dita 5
Në ditën e pestë, do të fillojë një procesion, duke filluar në Buckingham Palace dhe duke përfunduar në Shtëpitë e Parlamentit, më pas do të mbahet një shërbim funeral në Westminster Hall.

Më pas, mbretëresha do të qëndrojë për tre ditë, në arkivolin e saj dhe do të mund të vizitohet nga shtetasit e saj për t’i kryer nderime t e fundit.

Ditët 6-9
Mbreti Charles do të vizitojë Parlamentin e Uellsit dhe do të shërbejë në Katedralen Liandaff të Kardifit.
Qeveria në këtë pikë do t’i japë dorën e fundit planeve për ditën e varrimit, pasi qindra mijëra qytetarë dynden në rrugë.

Dita 10: Funerali i Mbretëreshës
Do të jetë Ditë Zie Kombëtare dhe dy minuta heshtje në të gjithë Britaninë, megjithatë punëdhënësit nuk detyrohen që ta shpallin ditën një ditë pushimi.

Funerali do të kryhet në Westminster Abbey, i ndjekur nga një shërbimi në Kapelën e Shën Gjergjit, Kështjella Windsor, ku Mbretëresha Elizabeth II do të varroset në Kupolën Përkujtimore të Mbretit George IV./m.j

Next Post
FOTO: Veliaj me Presidentin italian, Mattarella, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

FOTO: Veliaj me Presidentin italian, Mattarella, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masakroi nënën e tij me thikë, i riu shqiptar përfundon në psikiatri

Masakroi nënën e tij me thikë, i riu shqiptar përfundon në psikiatri

November 6, 2026
Dhunuan dhe terrorizuan protestuesit, fillon “hakmarrja” ndaj besnikëve të Vuçiçit

Dhunuan dhe terrorizuan protestuesit, fillon “hakmarrja” ndaj besnikëve të Vuçiçit

November 6, 2026
“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

November 6, 2026
Raporti i KE-së / Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë mbrojtje nga politika dhe rishikimin e pagave

Raporti i KE-së / Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë mbrojtje nga politika dhe rishikimin e pagave

November 6, 2026
Komisioni Evropian, akuza TikTok-ut: Nuk po mbron shëndetin mendor të përdoruesve

Komisioni Evropian, akuza TikTok-ut: Nuk po mbron shëndetin mendor të përdoruesve

November 6, 2026
A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist? Reagon ish-kryeministri, debat në Hungari

A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist? Reagon ish-kryeministri, debat në Hungari

November 6, 2026
VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

November 6, 2026
Zbardhen akuzat/ I dënuar me dy burgime të përjetshme, Nikolin Palin e kërkonte edhe Shqipëria

Zbardhen akuzat/ I dënuar me dy burgime të përjetshme, Nikolin Palin e kërkonte edhe Shqipëria

November 6, 2026
Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

November 6, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Shkon në 95 numri i të ndëshkuarve, 12 protestues të tjerë gjobiten me nga 5 mijë lekë të reja

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In