• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

“Mbrëmë Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert”, Rama u përgjigjet kritikëve: Gaboni kur mendoni se fondet…

by E S
12/07/2026 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për koncertin e yllit botëror Kanye West në Tiranë, duke argumentuar rëndësinë e tij të jashtëzakonshme ekonomike dhe promovuese për Shqipërinë.

Rama i cilësoi reagimet negative si një “furi dhune dhe marrëzie”, duke theksuar se pas tyre fshihet një keqkuptim themelor mbi mënyrën se si funksionon dhe rritet ekonomia e një vendi. Sipas tij, kritikët gabojnë kur mendojnë se fondet e alokuara për evente të këtij kalibri u hiqen shtresave në nevojë.

Përkundrazi, ai përdori metaforën e bukës për të shpjeguar se zhvillimi synon rritjen e kapitalit total, në mënyrë që në fund të përfitojnë të gjithë.

“Mbrëmë Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert, Shqipëria organizoi një ngjarje, që falë kanaleve sociale, dhe famës globale të protagonistit, u bë në çdo cep të botës një lajm. Por në Shqipëri këtë herë edhe më shumë se zakonisht, ngjarja u bë një motiv i ri dasie shumë të egër, ku një furi dhune dhe marrëzie u lëshua kundër një koncerti. Kam dëgjuar të njëjtin refren: Populli s’ka bukë, s’na duhen fasadat. Pensionistët po vdesin, s’do hanë pllakat, varfëria është në kulm, s’duam koncerte. Pas klithmës së kundërshtisë fillojnë llogaritë absurde, me kaq lekë, do merrte kaq ky, kaq ai. Përtej hipokrizisë së tyre marramendëse, ku është një keqkuptim themelor mbi mënyrën se si zhvillohet një vend dhe se si rritet një ekonomi. Zhvillimi s’është një bukë me madhësi fikse ku çdo euro që ndahet për një koncert, për një pensionist, i hiqet një pensionisti, një të sëmuri, apo nxënësi. Zhvillimi është aftësia për ta bërë bukën më të madhe, që në ndarjen e saj më pas, të ketë më shumë për të gjithë”, tha Rama.

Next Post
Argjentinasit provokojnë anglezët, këndojnë për ishujt Falkland

Argjentinasit provokojnë anglezët, këndojnë për ishujt Falkland

Comments 1

  1. Bruno says:
    3 months ago

    Ufo eshte ky,apo cfare eshte konkretisht,nuke ngajason fare me njeriun.po ta shohesh naten,terre ky te frikson.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com