• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mblidhet task forca për Turizmin, kalendar kontrollesh për plazhet

by Java News
14/06/2017 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Gentian Këri, u zhvillua takimi i radhës i Task Forcës për Turizmin. Në mbledhje u diskutua mbi marrjen e masave përgjatë sezonit turistik 2017.

Këri konfirmoi se grupi i punës në ditët e ardhshme do të kryejë dy kontrolle në stacionet e plazheve: kontrolli i parë nga data 27 Qershor  deri në 04 Korrik 2017 dhe kontrolli i dytë nga data 31 Korrik  deri në 04 Gusht 2017.

Më pas fjalën e mori drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku, i cili tha se janë hapur 2 Info Pointe të reja në qytetin e Vlorës, ndërkohë që vijon bashkëpunimi me njësitë vendore, shoqata, institucione qëndrore dhe lokale për bashkëorganizime të eventeve të ndryshme me qëllim promovimin e turizmit.

Përfaqësuesja nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, Gentiana Troplini, tha se AKB është gjithë kohën në terren për monitorimin e problematikave dhe zhvillimeve që konstatohen çdo ditë. Konstatimet përcillen më pas drejt institucioneve kompetente për të ndërhyrë në terren.

“Bashkive Bregdetare iu është kërkuar të plotësojnë detyrimet e tyre për mbarëvajtjen e sezonit turistik që burojnë nga Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 369, datë 18.5.2016 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”. Specialistët e degëve rajonale të AKB-së, mbajnë gjithashtu kontakt të vazhdueshëm me strukturat përkatëse pranë bashkive, që janë ngarkuar për ndjekjen e sezonit turistik veror 2017”- tha Troplini.

Edhe nga Policia e Shtetit është ngritur dhe funksionon grupi i punës për hartimin e Programit të Punës të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, nr. 2469, datë 04.04.2017, “Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike dhe plazhe, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe menaxhimin e hyrje/daljeve në kufi, gjatë sezonit turistik verore 2017”. Përfaqësuesi i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, tha se janë përcaktuar detyrat për të gjitha strukturat policore, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si dhe është shtuar numri i sporteleve dhe personelit policor në PKK (hyrje-dalje), me qëllim krijimin e lehtësirave për grupet e turistëve që frekuentojnë vendin tonë.

Dervishaj tha se janë ngritur dhe 4 stacione provizore për sigurinë publike konkretisht në zonat: Theth, Valbonë, Gjiri i Lalëzit dhe Ksamil.

Ndërkaq, Kujtim Bebja nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve, tha se ka filluar inspektimi i të gjithave  njësive të qeverisjes vendore për vend-depozitimet e mbetjeve urbane dhe pastrimin e territorit në të gjithë vijën bregdetare. “Gjatë këtyre muajve do të inspektohen subjektet akomoduese, subjektet turistike dhe ato të shërbimit të ushqimit të përgatitur (restorante, piceri, fast-food etj.), si dhe në të gjitha subjektet përgjatë gjithë vijës bregdetare”​, theksoi Bebja.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Kulturës, Kozeta Angjeliu, tha se janë marrë masat për zgjatjen e orareve të vizitave në muze dhe parqe kombëtare. Orari i vizitave nisin nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të darkës, duke përfshirë fundjavat dhe ditët e festave.

Dollani tha më tej se është publikuar në faqen e Ministrisë së Kulturës kalendari, i cili azhornohet vazhdimisht bazuar në informacionet që dërgohen nga bashkitë për aktivitete të ndryshme që do të zhvillohen gjatë sezonit turistik.

Përfaqësuesi nga Ministria e Shëndetësisë, Erol Çomo, informoi mbi riaktivizimin e numrave të emergjencës në vendet turistike për çdo problem shëndetësor që pushuesit do të hasin gjatë sezonit, ndërsa ngriti shqetësimin e mbipopullimit të pishinave me pushues.

Zv.Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Elisabeta Katiaj gjatë diskutimeve në tryezë pohoi se janë ngritur strukturat e hetimit të ndara në rajone, konkretisht rajoni verior, qendror dhe jugor. Nga 1 korriku-, tha ajo, do të fillojë zbatimi i planit të masave zyrtare ku drejtoritë rajonale do të jenë në terren për verifikime konkrete.

Në përfundim të takimit Këri falënderoi pjesëmarrësit për raportimin e deritanishëm të institucioneve të përfshira në këtë grup, dhe kërkoi përmbushjen e të gjitha masave që duhet të marrë secili institucion apo agjenci në nivel qendror dhe lokal.

ma.me

Next Post
Mashtrimi prej 150 mijë eurosh, prokuroria kërkon 7 vite burg për Altin Rrakllin

Mashtrimi prej 150 mijë eurosh, prokuroria kërkon 7 vite burg për Altin Rrakllin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grida Duma përplaset me Alfred Lelën, e përzë nga studio e emisionit: Atë gishtin… (VIDEO)

Grida Duma përplaset me Alfred Lelën, e përzë nga studio e emisionit: Atë gishtin… (VIDEO)

April 16, 2026
“Sekreti i fitores në Hungari është lideri”, Preç Zogaj: Në Shqipëri është bllokuar alternativa nga PD

“Sekreti i fitores në Hungari është lideri”, Preç Zogaj: Në Shqipëri është bllokuar alternativa nga PD

April 16, 2026
A mund të bjerë Rama si Orban? Dashamir Shehi: Nëse shpresa do të jetë vetëm PD me Berishën, kjo ka marrë fund

A mund të bjerë Rama si Orban? Dashamir Shehi: Nëse shpresa do të jetë vetëm PD me Berishën, kjo ka marrë fund

April 16, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore për 20 vjet

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore për 20 vjet

April 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Forma që po na mbyt!

April 16, 2026
“Sfida e Berishës me gjyqësorin, e zgjatur”/ Avokati Hoxha: Do deklarohet fajtor për pjesën dërrmuese të akuzave

“Sfida e Berishës me gjyqësorin, e zgjatur”/ Avokati Hoxha: Do deklarohet fajtor për pjesën dërrmuese të akuzave

April 16, 2026
Presidenti i Kosovës/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

Presidenti i Kosovës/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

April 16, 2026
Dëshmia e Ramës për çështjen “Partizani”, Baton Haxhiu: Kurth i Berishës! Dëshiron ta hapë rrugën e…

Dëshmia e Ramës për çështjen “Partizani”, Baton Haxhiu: Kurth i Berishës! Dëshiron ta hapë rrugën e…

April 16, 2026
“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

April 16, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In