Është mbledhur paraditen e së martës Task Forca e posaçme për drogën, ku është raportuar mbi situatën pas operacioneve të fundit. Në fjalën e tij, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka deklaruar se pavarësisht aksioneve, qarqet me risk më të lartë mbeten Shkodra, Durrësi dhe Vlora.
Ndërkohë, në kuadër të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve janë goditur 14 grupe kriminale dhe janë finalizuar me sukses 23 operacione, të kryera në bashkëpunim me policitë e vendeve të tjera. I pranishëm në këtë mbledhje ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të task forcës.
LIDHJET ME DROGËN, 51 POLICË TË SHKARKUAR, 14 TË ARRESTUAR
51 efektivë policie janë larguar nga detyra dhe 14 prej tyre janë arrestuar për lidhjet me trafikantët e drogës. Gjatë mbledhjes së Task- Forcës antrikanabis në kryeministri, Cako ka dhënëedhe shifrat e aksioneve dhe drogës së sekuestruar.










