• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mblidhet sot Kuvendi, OSBE: Fund bojkotit, opozita të votojë reformën zgjedhore

by Java News
18/10/2018 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu si çdo të enjte do të mblidhet sot në orën 10:00 Kuvendi i  Shqipërisë. Edhe në seancën e sotme pritet të mungojë opozita, e cila që në fillim të këtij sesioni i ka bojkotuar punimet në Kuvend.

Ndërkohë që ende nuk kanë bërë të ditur ndonjë axhendë për ditën e sotme.

Ndërkaq, në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar edhe rendi i ditës.

Një ndër pikat që do diskutohet sot është projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2017” si dhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9902, datë 17.4.2008, “Përmbrojtjen e konsumatorëve”.

Ndërkohë vijojnë të jenë të mbartura nga seancat e kaluara, ligji për magjistratët dhe ndryshimet në Kodin Rrugor.

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt ka komentuar dje aktualitetin politik në Shqipëri, ndërsa i ka dërguar një mesash të drejt për drejtë opozitës shqiptare.

Gjatë një prononcimi për mediat, Borchardt i bëri thirrje Partisë Demokratike dhe partive të tjera të opozitës që të kthehen urgjentisht në Kuvend dhe të votojnë reformën zgjedhore.

“Shoh që debati po bëhet gjithnjë e më i gjallë. Njëra nga palët ka paraqitur një draft dhe unë i nxis të gjitha partitë politike që tani të intensifikojnë diskutimet dhe të gjejnë një kompromis, në mënyrë që gjithsecili të japë këndvështrimin e tij politik për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Sikurse thashë, u kam bërë thirrje të gjitha forcave politike të gjejnë një kompromis për reformën zgjedhore. Kështu që për të votuar reformën zgjedhore, patjetër që duhen të Kthehen në Kuvend”, deklaroi ai.

Më tej, ambasadori zbuloi disa nga sfidat kryesore që OSBE/ODHIR ka propozuar për draftin e ri. Borchardt theksoi se janë plot 30 rekomandime, siç është depolitizimi i administratës zgjedhore.

“Ekziston një listë e gjatë prej rreth 30 rekomandimesh, të cilat fillojnë nga depolitizimi i administratës zgjedhore, vazhdojnë me çështjen e famshme, ose, më mirë, të famshme për keq, të kronikave që përgatiten nga partitë dhe transmetohen sikur të ishin produkt i gazetarëve, si dhe disa rekomandime teknike.

Mes tyre është edhe rekomandimi për ta hequr shpifjen nga Kodi Penal dhe për ta trajtuar vetëm me mjetet e parashikuara në Kodin Civil, të cilat ekzistojnë në Shqipëri. Ka edhe shumë rekomandime të tjera”, u shpreh ai.

Duke komentuar idenë e projektit pilot për votimin dhe numërimin elektronik, ambasadori tha se është dakord nëse palët politike gjejnë konsensusin. “Për votimin dhe numërimin elektronik, nëse partitë bien dakord, vendimi duhet marrë shumë shpejt.

Kjo pasi këtu përfshihet procesi i prokurimit-makineritë janë të shtrenjta dhe ky proces merr kohë; makineritë duhet të përshtaten me nevojat e Shqipërisë; duhen instaluar dhe kalibruar si duhet. Po ashtu, duhet trajnuar administrata zgjedhore se si t’i përdorë, si dhe duhet bërë edukimi i zgjedhësve. Pra, është koha për ta marrë këtë vendim”, nënvizoi ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt.

a.ç

Next Post
Aktori i njohur 81-vjeçar dënohet me burg, përdhunoi e drogoi një femër

Dorëhiqet ministri, e fundosin akuzat për ngacmime seksuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nafta u rrit në prag të fundjavës”, Braçe: Po i jepet goditje sezonit turistik

“Nafta u rrit në prag të fundjavës”, Braçe: Po i jepet goditje sezonit turistik

July 31, 2026
Ministri Nufi: 40 mjetet e para taktike shqiptare forcojnë kapacitetet e ushtrisë

Ministri Nufi: 40 mjetet e para taktike shqiptare forcojnë kapacitetet e ushtrisë

July 31, 2026
Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër

Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër

July 31, 2026
Kriza e migracionit në Ceuta, Sánchez: Shkelje e integritetit territorial të Spanjës

Kriza e migracionit në Ceuta, Sánchez: Shkelje e integritetit territorial të Spanjës

July 31, 2026
Shqipëria dërgon deri në 40 ushtarë në Gaza, zbardhet misioni dhe detyrat e Forcave të Armatosura

Shqipëria dërgon deri në 40 ushtarë në Gaza, zbardhet misioni dhe detyrat e Forcave të Armatosura

July 31, 2026
Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

July 31, 2026
Shefi i zjarrfikësve zbulon detajet: Ende vatra aktive në Shkozet, një efektiv i shtruar në spital

Shefi i zjarrfikësve zbulon detajet: Ende vatra aktive në Shkozet, një efektiv i shtruar në spital

July 31, 2026
PS mbron hartën me 46 bashki, Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

PS mbron hartën me 46 bashki, Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

July 31, 2026
“2027 me bashki të reja”, Mazniku shpjegon pse PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive

“2027 me bashki të reja”, Mazniku shpjegon pse PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive

July 31, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Fjala sot quhet krim

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com