• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mblidhet nesër konferenca e kryetarëve, Reforma futet në kalendarin e kuvendit

by A R
29/06/2016 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi ka vendosur të fusë në Kalendarin e punimeve të Kuvendit draftin e reformës në drejtësi, e cila mbështetet nga SHBA dhe BE, ndërsa opozita është kundër ndryshe nga mazhoranca që është pro.

Sipas portalit Skandal.al Kuvendi ka njoftuar për mbajtjen nesër para fillimit të seancës plenare, të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve e cila duhet të miratojë kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit.

Ndryshimet në Kushtetutë hyjnë automatikisht nga nesër në kalendarin e punimeve të Kuvendit, është plotësuar afati i parashikuar për këtë qëllim nga dita e depozitimit.

Kuvendi ka propozuar që diskutimi dhe votimi i ndryshimeve në Kushtetutë, të mbahen në daten 21 korrik. Por Skandal.al, siç kishte paralajmeruar, mësoi sot se Kuvendi nuk heq dorë nga vendimi për të nisur diskutimin nga e para, gjithnjë para se të shkohet në seancë plenare, të ndryshimeve në Kushtetutë.

Kuvendi ka parashikuar që, ndryshimet në Kushtetutë të shqyrtohen dhe miratohen nga e para, në një mbledhje të përbashket të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit.

Në fakt, më herët, Kuvendi kishte vendosur që të gjitha atributet edhe të kësaj mbledhjeje, t’ia kalonte Komisionit të Posaçëm që u ngrit me këtë vendim.

Skandal.al disponon vendimin me numer 96/2014 te Kuvendit, “Për krijimin e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në sistemin e drejtësisë”. Në këtë vendim, posaçërisht në piken dy të tij, Kuvendi ka vendosur që: Komisioni i Posaçëm ka për objekt të veprimtarisë së tij:

“Propozimin për miratimim të një pakete të plotë projektligjesh të nevojshme për reformimin e legjislacionit qe rregullon organizimin dhe funksionimin e institucioneve te sistemit te drejtesisë, përfshirë ato kushtetuese, e hartuar me kontributin dhe mbështetjen e institucioneve të sistemit të drejtësisë, ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, subjekteve të tjera të interesuara dhe opinionit publik.

Dhe të gjitha pikat pasuese në këtë vendim përcaktojnë konturet e punës së këtij komisioni deri në miratimin e plotë të ndryshimeve kushtetuese./a.m.

Next Post

1.4 mld dollarë për ideatorin e sulmeve në aeroportin e Stambollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

November 10, 2026
Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

November 10, 2026
ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

November 10, 2026
Nga sot 40% më pak autobusë në Tiranë, shkak çmimi i naftës

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In