• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mblidhet në Tiranë Asambleja e NATO-s, ja axhenda 3-ditore

by A R
28/05/2016 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sesioni i Pranverës i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i organizuar nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë, nis të shtunën punimet në Tiranë, në ambjentet e rikonstrukturara të Pallatit të Kongreseve. Ky takim, që mbahet për herë të parë në Shqipëri, bën bashkë rreth 260 parlamentarë nga 28 vendet anëtare të NATO-s, nga Amerika e Veriut dhe Evropa, si dhe delegatë nga vendet partnere dhe vëzhgues, që do të diskutojnë çështjet e sigurisë ndërkombëtare aktuale.

Dita e shtunë dhe e dielë, 28-29 maj, do t’i kushtohet mbledhjeve të pesë Komiteteve të Asamblesë: Politike, të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Shkencës dhe Teknologjisë, Dimensionit Civil të Sigurisë dhe Ekonomisë. Secili Komision do të adresohet nga njerëz të qeverisë, akademisë, OJQ-së dhe NATO-s. Ndërsa diten e hënë, 30 maj, do të zhvillohet séanca plenare e Asamblesë.

Sesioni i Pranverës i Asamblesë së Aleancës do të rishikojë mënyrën se si NATO i përgjigjet nivelit të sfidave me të cilat përballen aleatet dhe prej nga burojnë ato, veç të tjerash, ceshtja e Rusise, terrorizmi, konflikti i vazhdueshëm në Irak dhe Siri, migrimi masiv dhe përhapja e raketave dhe armëve të shkatërrimit në masë.

Pjesë të axhendës së takimit në Tiranë, ligjvënësit do të kenë dhe çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe do të urojnë ftesën e drejtuar Malit të Zi për t’u bërë anëtari i 29 i NATO-s. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi, Milo Djukanovic, do të mbajnë fjalën e tyre vetëm pak ditë pasi ministrat e Jashtëm të Alancës të nënshkruajnë protokollin e pranimit me Malin e Zi gjatë takimit të tyre në Bruksel.

Ligjvënësit gjithashtu do të rishikojnë arritjet e Misionit Mbështetës të NATO-s në Afganistan, për të cilin Ministrat e Jashtëm vendosëm ta zgjasin atë edhe gjatë vitit 2016, si dhe të ndajnë mendiment e tyre rreth sfidave me të cilat po përballet Ukraina. (javanews.al /r.a)

Next Post

Historia e 20-vjeçares me 3 fëmijë, që nuk i bëjnë derman kontraceptivët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In