Konferenca e Kryetarëve është mbledhur sot për të futur në rend të ditës ndryshimet në Kushtetutë që do të reflektohen në Kodin Zgjedhor.
Sipas News24, Konferenca e Kryetarëve ka vendosur 1 tetorin, si datën kur Kuvendi do të shqyrtojë ndryshimet në kodin zgjedhor.
Deri më 30 shtator është afati i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të reflektuar këto ndryshime, teksa në Këshill Politik ende s’ka konsensus.
Mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë dorëzuar nga një draft, ndërsa përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka paralajmëruar se me apo pa opozitën jashtëparlamentare, brenda afatit ndryshimet kushtetuese do të reflektohen në Kodin Zgjedhor për mos lënë vakum.
g.kosovari