• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mblidhet komisionit për shkarkimin e Metës, Braho: Ç’janë këta ekspertë, nga rruga vijnë?

by A R
11/05/2021 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta u mblodh sot. Kreu i komisionit, Alket Hyseni, tha se brenda kësaj jave priten të gjitha informacionet zyrtare nga institucionet.

Hyseni u shpreh se është caktuar data 18 maj për seancën dëgjimore me Presidentin Meta, por siç sqaroi ai, kjo datë është fleksibël dhe do të diskutohet me zyrën e Presidentit. Megjithatë ai shtoi se seanca duhet zhvilluar brenda javës së ardhshme.

Më tej, pjesë e diskutimeve ishte zgjedhja e ekspertëve për të ndjekur nga afër zhvillimet e komisionit dhe për të dhënë në fund vlerësimet e tyre. Anëtarët kërkuan që në komision të ishin dy ekspertë, ndërsa një pjesë vlerësuan emrin e Erind Mërkurit.

Por, ishte anëtari Spartak Braho, i cili tha se ekspertët duhet të jenë njerëz me tituj e të vlerësuar, pasi sipas tij, një ekspertizë e mirë të hedhë matanë, një ekspertizë e keqe të varros, ndërsa shtoi se “Na thoni kush janë këto ekspertë, çfarë janë, kanë tituj? Nga rruga janë?

Ndërkohë anëtari tjetër i këtij komisioni Myslim Murrizi tha se duhet të ishin të rezervuar sa i takon komenteve për pamjet filmike, që do të përdoren si prova ku tregohen shkeljet.

Sipas Murrizit, ai i beson ekspertizës së organeve ligjzbatuese, si SHISH, Prokuroria e Përgjithshme apo SPAK-ut.

Pjesë nga diskutimet në komision:

Hysi: Propozoj të kemi edhe ekspertë. Mendoj të diskutojmë për numrin e ekspertëve, të jenë një ose dy.

Hyseni: Janë dy ekspertë.

Braho: Na thoni kush janë këto ekspertë, çfarë janë, kanë tituj? Nga rruga janë?

Bushka: Nuk e çmoj të arsyeshme të kemi më shumë se një ekspert, por le të japin sugjerime të gjithë anëtarët.

Hyseni: Edhe unë e njoh ekspertin, i njoh punën, besoj se është i denjë për të qenë ekspert i këtij komisioni. Sekretaria të shpërndajë tani CV e ekspertit.

Murrizi: Ka konflikt interesi ky? Vjen, s’vjen? Ta dimë para se ta votojmë.

Braho: Të nderuar kolegë, procedura e ekspertimit të shkeljeve që pretendohet se ka kryer President është momenti më i rëndësishëm i këtij komisioni. Të mos nxitohemi. Pjesa dërrmuese e këtyre anëtarëve e dinë ç’do të thotë një ekspertizë e mirë apo e keqe. Një ekspertizë e mirë të hedh matanë, një ekspertizë e keqe të varros. Ky komision gjykon nëse ka shkelur apo jo Presidenti rëndë Kushtetutën, që do të thotë që ne të përballemi me interpretimin e Kushtetutës, të shumë akteve të tjera të Gjykatës Kushtetuese, me interpretimin e tërë vendimeve dhe fjalët e ekspertëve janë përfundimi i punës sonë. Ekspertët duhet të kenë nivel të lartë profesional, sepse po gjykojmë Presidentin.

Murrizi: Ndoshta nga stafi duhej të kontaktohej dhe me rektorin apo dekanin e Juridikut që ta pyesim nëse personi që u miratua në këtë detyrë si ekspert, pranon apo jo. S’duhet ta miratojmë, nëse ai nuk pranon. Se ai vjen këtu dhe thotë ‘nuk pranoj’. Duhet të kontaktohet me rektorin e u8niversitet, por dhe nga pjesa e juristëve të spikatur. Sa për kasetat filmike, unë do të isha i rezervuar në sensin pasi i besoj më shumë informacioneve zyrtare të institucioneve ligjzbatuese. Kam parasysh SHISH dhe Prokurorinë e Përgjithshme e SPAK. Daljet publike të presidentit, ato dalje live përballë gazetarëve, dy raste mesa kam parë, gjithsecili mund të thotë se e kam për gallatë. Por ka qenë emision i drejtpërdrejtë dhe s’ka ndërhyrje. S’besoj se merret për bazë në komisionin hetimor se çfarë shkruan një portal apo media se presidenti ka takuar 4 elementë kontingjentë në Tepelenë apo poshtë urës së Rrogozhinës. Informacionet e organeve ligjzbatuese, nëse ka Meta kontakte me elementë të botës së krimit, me elementë që janë të skeduar nga shërbimet përkatëse si elementë antishqiptarë, e ky informacion na vjen nga Shërbimi, dhe na vjen zyrtarisht nga Shërbimi, për mua ky është fakt dhe s’kam nevojë që të pyes tjetërkënd më, nëse ma dërgojnë institucionet ligjzbatuese të këtij vendi.

Braho: Unë do të gjykoja, bazuar në materialin që kemi, të tëra akuzat ndaj presidentit, pjesa dërrmuese e tyre janë të pasqyruara në materiale filmike, prononcimet e tij dhe të medias së shkruar, do të kërkoja që këto materiale të transkriptohen, ndryshe nuk shkon. Unë jam marrë me të tilla ekspertime. Po t’i kemi të transkriptuara është edhe më serioze për komisionin. Ne kemi ekspertë shumë të mirë. Nëse këtë logjikë e pranoni, unë mund të ofroj edhe ekspertin apo grup ekspertësh për këtë punë.

/a.r

Next Post
Zbulohet fosili i një dinozauri rreth 200 milionë vjeçar

Zbulohet fosili i një dinozauri rreth 200 milionë vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In