Këtë të martë është mbledhur këshilli i rregullores dhemandateve për të diskutuar në lidhje me mandatin e deputetit socialist Koço Kokëdhima. Shqyrtimi vjen disa ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e socialsitit. N emër të PD-së, deputeti Eduard Halimi i kërkoi këshillit që ta çojë mandatin e Kokëdhimës në Gjykatën Kushtetuese.
Kuvendi rrëzoi kërkesën e demokratëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit socialist me kushtetutën në prill të vitit të kaluar me 68 vota. Më pas ka qenë sërish PD e cila e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila pas disa muajsh rrëzoi vendimin e parlamentit, duke e cilësuar si antikushtetuese.
PD e ka akuzuar deputetin Koço Kokëdhima për shkelje të kushtetutës, pasi sipas tyre në kohën kur socialisti ka qenë deputet ka përfituar fonde publike në interes të bizneseve të tij, gjë e cila është në kundërshtim me ligjin themeltar të shtetit.