• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mblidhet Këshilli i Investimeve, Denaj kërkon angazhimin e Bashkive për reformën e Kadastrës Fiskale: Të bëhet verifikim i drejtë i pasurive

by Java News
27/01/2020 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Investimeve zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, me temë diskutimi “Ndërveprimi biznes-bashki mbi transparencën, shërbimet dhe zhvillimin ekonomik të qyteteve”.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, dhe përfaqësues nga njësi vendore në vend dhe komuniteti i biznesit.

Në hapje të Mbledhjes së Këshillit të Investimeve, ministrja Denaj e vlerësoi takimin si një mundësi shumë të mirë për të reflektuar mbi situatën aktuale, shqyrtimin e mundësive të përmirësimit të klimës së biznesit dhe për të propozuar masa të nevojshme, në përputhje me politikat afatmesme qendrore dhe vendore.

Ministrja theksoi nevojën e rritjes së komunikimit dhe bashkëpunimit mes bashkive dhe biznesit, në funksion të rritjes së transparencës dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Gjatë fjalës së saj, Denaj vuri në dukje progresin e shënuar nga zbatimi i reformës administrative-territoriale të nisur në vitin 2014, një ndër objektivat e së cilës është forcimi i financave të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe rritja e autonomisë fiskale.

Në kuadër të reformës së decentralizimit fiskal janë ndërmarrë një sërë masash, si miratimi i ligjit të ri mbi financat e vetëqeverisjes vendore, i cili forcoi rregullat e buxhetimit dhe disiplinës fiskale në nivel vendor.

Rezultatet pozitive të reformës lidhen me mbledhjen e të ardhurave, ku të ardhurat nga burimet e veta vendore përfaqësuan rreth 29.1% të burimeve financiare totale, gjatë vitit të kaluar. Ndërkohë, transferta e pakushtëzuar e shpërndarë në vitin 2019 është 42% më e lartë se në vitin 2015 para miratimit të ligjit dhe rreth 38% më e lartë se niveli historik i saj.

Në vijim, ministrja Denaj kërkoi angazhimin e shtuar të bashkive sa i përket reformës së Kadastrës Fiskale.

“Nëpërmjet këtij takimi, gjej me vend të ribëj një ftesë për të gjithë kryebashkiakët, që të përqëndrojnë kapacitetet e tyre njërëzore në drejtim të verifikimit të pasurive dhe bashkëpunimit me Kadastrën Fiskale, mbi bazën e së cilës zbatohet një sistem i drejtë i taksimit mbi pronën”, u shpreh znj. Denaj.

Diskutimet e pjesëmarrësve në këtë takim u përqendruan në çështje të lidhura me mirëadministrimin fiskal në nivel vendor, taksat dhe tarifat vendore, shërbimet e marra dhe rolin e Bashkive në zhvillimin ekonomik lokal.

Në mbështetje të temës së trajtuar në këtë mbledhje, Këshilli i Investimeve ka realizuar në vitin 2019 një anketim në të gjithë Shqipërinë për bashkëveprimin e sipërmarrësve me pushtetin vendor. Sipas madhësisë, 64% e të anketuarve ishin biznese me xhiro me 8 milion lekë, 25% biznese me xhiro 5-8 milion lekë dhe pjesa tjetër ishin biznese me xhiro deri në 5 milion lekë.

Anketimi dhe analiza e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve ka vënë në dukje nevojën për një bashkëveprim të shtuar mes aktorëve dhe ka identifikuar instrumentet kryesore të pushtetit vendor për nxitjen e biznesit dhe ndërveprimit.

Rezultatet e anketës kanë identifikuar:

– nevojën në rritje për marrjen e shërbimeve online nga pushteti vendor,
– bizneset janë përgjithësisht të informuar mbi legjislacionin fiskal vendor (86% deklarojnë se janë plotësisht/pjesërisht të informuar);
– bizneset janë të informuar mbi procedurat tatimore vendore (71% deklarojnë se procedurat tatimore vendore janë të qartë ose shumë të qartë).
– bizneset kanë shprehur gjithashtu pritshmëritë për një rritje të cilësisë së shërbimeve nga Bashkitë dhe pritshmëritë për një përmirësim të raportit kosto/vlerë për shërbimet e marra nga pushteti vendor.
analiza ka nxjerrë në pah nevojën për zbatim më të shpejtë të reformës së kadastrës fiskale nga pushteti vendor.
– bizneset kanë vlerësuar si mundësi për zhvillim asetet vendore dhe Zonat e Zhvillimit Teknologjik dhe Ekonomik, por kanë kërkuar një angazhim më të fortë dhe rol të intensifikuar të pushtetit vendor.

Sa i përket shqetësimeve të biznesit, Ministrja tha se në fokus të tyre janë: pritshmëritë për shërbime cilësore në raport me kontributin e sipërmarjeve në buxhetet vendore dhe pritshmëritë që Bashkitë të kenë një rol më proaktiv në zbatimin e projekteve konkrete të zhvillimit ekonomik.

Denaj përmendi faktin se në disa bashki, MFE ka shpallur projekte të zhvillimit të zonave ekonomike, për të cilat janë krijuar paketa për tërheqjen e investitorëve dhe që janë mundësi shumë të mirë për bizneset.

“Përtej kontekstit fiskal, shumë i rëndësishëm mbetet dhe zhvillimi ekonomik. Është shumë e rëndësishme të shikojmë se si zhvillimi ekonomik jo vetëm është në fokus të qeverisë qendrore, por edhe asaj vendore dhe ku ekzistenca e disa masave në pushtetin vendor do të kthejë në mënyrë të menjëhershme vëmendjen e bizneseve drejt TEDA-ve, zhvillimeve të cilat së fundmi janë kthyer si një paketë për tërheqjen e investitorëve të huaj, jo vetëm në rajonin e Tiranës por edhe në rajonet e tjera”, tha ministrja Denaj.

Next Post
Burrit i bie të fikët në sallën e lindjes, nëna e re bën “selfie” duke qeshur

Burrit i bie të fikët në sallën e lindjes, nëna e re bën “selfie” duke qeshur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kujdes me punën/ Java më e nxehtë astrologjike

Horoskopi për 12 shenjat e zodiakut, ja ç’thonë yjet sipas Jorgo Pullës

April 14, 2026
Fushata antikorrupsion në Pekin, shkarkohet zëvendësministri i jashtëm kinez

Fushata antikorrupsion në Pekin, shkarkohet zëvendësministri i jashtëm kinez

April 14, 2026
Merrte asistencë si i papunë, 35-vjeçari shqiptar kapet me kokainë dhe 40 mijë euro cash në Itali, skema e trafikut nga interneti

Akuzohen se shisnin kokainë, vihen në pranga tre persona, dy në kërkim

April 14, 2026
Një 55-vjeçar gjendet i pajetë në rrugë, dyshimet e para të Policisë

Një 55-vjeçar gjendet i pajetë në rrugë, dyshimet e para të Policisë

April 14, 2026
Vance ndërhyn në përplasjet e Trump me Papën: Vatikani të merret me moralin, jo me politikat tona

Vance ndërhyn në përplasjet e Trump me Papën: Vatikani të merret me moralin, jo me politikat tona

April 14, 2026
“Opozita po justifikohet pas humbjes!”/ Nazarko: Zgjedhjet e kësaj here, nuk ndryshojnë nga të kaluarat!

Eric Wendt, ambasador në Shqipëri? Nazarko: SHBA po mbyll boshllëqet në Ballkan

April 14, 2026
“Formula e Venezuelës” kundër Iranit, SHBA-të drejt sulmeve të kufizuara dhe bllokadës detare

“Formula e Venezuelës” kundër Iranit, SHBA-të drejt sulmeve të kufizuara dhe bllokadës detare

April 14, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Kthimi nga investimi i rezervës valutore u përmirësua në 2025

April 14, 2026
Hyn në fuqi bllokada amerikane në Hormuz, cisterna kineze sfidon ultimatumin e Trump

Hyn në fuqi bllokada amerikane në Hormuz, cisterna kineze sfidon ultimatumin e Trump

April 14, 2026
Dita e dytë e Samitit / Në fokus vota e diasporës dhe përfaqësimi politik. 9 panele diskutimi dhe Këndi i Librit

Dita e dytë e Samitit / Në fokus vota e diasporës dhe përfaqësimi politik. 9 panele diskutimi dhe Këndi i Librit

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In