• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mblidhet Këshilli Bashkiak/ Veliaj premton shtesa të mëdha në mensat sociale

by Java News
26/08/2019 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i ri Bashkiak nisi sot punën me miratimin e një sërë vendimesh me karakter social, që u vijnë në ndihmë familjeve në nevojë, si dhe personave me aftësi të kufizuara. Në ditën e lindjes së humanistes dhe Shenjtores shqiptare Nënë Tereza, Këshilli Bashkiak miratoi propozimin për rritjen e kuotës së trajtimit me ushqime për personat në nevojë që frekuentojnë mensat dhe strehat sociale.

Sipas këtij vendimi, niveli i kuotës financiare për shpenzime ditore të ushqimeve për personat që përfitojnë shërbime në qendrat sociale të përkujdesit shoqëror në varësi të Bashkisë Tiranë nga 160 do të jetë në vlerën e 230 lekë dhe për personat që përfitojnë shërbime në qendrën sociale “Strehëza Tiranë” nga 300 në vlerën e 360 lekë.

“Në Tiranë, vitet e fundit kemi hapur 7 qendra sociale dhe po marrim këtë vendim sepse duam të shtojmë kuotizacioin ditor që shpenzojmë për mensat sociale. Pra, duam të shtojmë më shumë fruta-perime, më shumë vakte, më shumë kapacitete. Do të thotë që praktikisht e rrisim me 50% kuotizacionin që i dedikojmë secilit person që ushqehet në qendrat sociale”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë fjalës së tij, ai dha lajmin e mirë se ky vit i ri arsimor do ta gjejë Tiranën me një shkollë të re dhe më të mirën në Shqipëri. Bëhet fjalë për shkollën “Servete Maçi” në Njësinë 9, ku 600 nxënës do të gjejnë një shkollë me kushte më të mira dhe arkitekturë të veçantë.

“Di t’ju them se është disa herë më e bukur dhe më e arrirë se shkolla “Kosova”. Ajo është një nga veprat më të arrira, është shkollë muzike, qytetase, pra jo vetëm e Njësisë 8 dhe 9, por për të gjithë ata që kanë zgjedhur shkollën e muzikës, të cilët do të na bëjnë të ndihemi krenarë. Ata që janë të vjetër në Këshillin bashkiak i kanë marrë vendimet për atë shkollë, dhe ata që janë të rinj dhe që përfaqësojnë komunitetin e Njësisë 8 dhe 9, apo nga e gjithë Tirana, ku ata që janë me prirje muzikore, sidomos 600 familje, do të çojnë fëmijët e tyre në shkollën e re ‘Servete Maçi’”, tha Veliaj.

Kjo është shkolla e pestë që Bashkia e Tiranës ka ndërtuar nga e para në këto 4 vite, pas “Betim Muço” në Kombinat, “Ardian Klosi” në Njësinë 4, “Shkolla Kosova” dhe “Hoxha Tahsin”. Por, jo vetëm nxënësit e kësaj shkolle do të gjejnë kushte më të mira mësimi, pasi Bashkia e Tiranës është duke rikonstruktuar dhe disa shkolla të tjera, ku janë përmirësuar kushtet në ambientet aktuale, si dhe janë shtuar ambiente të reja mësimi. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e shkollave “Ali Demi”, “Sabaudin Gabrani”, “Konferenca e Pezës”, “Gustav Mayer”, “Dhora Leka”, “Mihal Grameno”, si dhe disa shkolla të tjera në zonat rurale.

Veliaj theksoi se ajo që do t’i japë përgjithmonë zgjidhje problemit të mësimit me dy turne janë investimet që ka nisur Bashkia e Tiranës për të ndërtuar 17 shkollat e reja. “Kanë filluar themelet e shkollës “Nënë Tereza”, “Kristo Frashëri”, “Dritëro Agolli”, që do të fillojë tek Parku Olimpik dhe 17 shkollat e reja, që të mbyllet në këtë mandat përfundimisht çështja e arsimit me dy turne”, shtoi Veliaj.

Sa i përket infrastrukturës arsimore, kryebashkiaku bëri të ditur se sfidë e Bashkisë së Tiranës do jetë bërja e kopshteve publike në Tiranë më të lakmueshme për qytetarët se ato private. “Është hera e parë në historinë e këtij qyteti ku kemi deri në 10 kërkesa për një vend në çerdhe. Sfida që kemi për këtë mandat është që t’i bëjmë të lakmueshme kopshtet publike, siç kemi bërë çerdhet. Kur të shkojë kërkesa në kopshtet publike 10 me 1, realisht do të jetë një notë 10 për Bashkinë, por edhe një 10-fish nevojë për të pasur kopshte dhe çerdhe të reja”, tha Veliaj.

Gjatë kësaj mbledhje u miratuan edhe disa vendime të tjera të rëndësishme me karakter social dhe më konkretisht: vendimi “Për miratimin e pagesës për PAK dhe Invalidët e Punës, për periudhën 1-31 Gusht 2019”; vendimi “Për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6 për qind, nga fondi i kushtëzuar dhe nga buxheti i Bashkisë Tiranë, për periudhën 1-31 Korrik 2019” dhe vendimi “Për miratimin e kompensimit ushqimor për nxënësit/ fëmijët e familjeve në nevojë në shkollat ku implementohet projekti pilot “Bëjmë detyrat e shtëpisë” nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë”, për periudhën 1-31 Maj 2019”, referojne burime te BAshkise.

 

Next Post
Zvicër/Del emri i 17-vjeçarit shqiptar që u godit për vdekje nga treni

Zvicër/Del emri i 17-vjeçarit shqiptar që u godit për vdekje nga treni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

October 3, 2026
Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

October 3, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Opozita e Taiwanit…

October 3, 2026
Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

October 3, 2026
Kush duhet të turpërohet?

Kush duhet të turpërohet?

October 3, 2026
Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

October 3, 2026
Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

October 3, 2026
“Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe”/ Mesazhe provokuese në Beograd, kopjojnë sloganin e Trump

A do të sjellin gjë zgjedhjet për popullin serb?

October 3, 2026
Paketa e re për fëmijët pa kujdes prindëror, 200 familje kujdestare në gjithë vendin dhe pagesë mujore për të miturit

Paketa e re për fëmijët pa kujdes prindëror, 200 familje kujdestare në gjithë vendin dhe pagesë mujore për të miturit

October 3, 2026
Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com