• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Mbledhjet Vjetore të FMN dhe Bankës Botërore, Guvernatori Sejko zhvillon takime me zyrtarë në Uashington

by E S
19/10/2025 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në datat 16 – 18 tetor 2025, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), të zhvilluara në Uashington DC, SHBA.

Këto mbledhje përfaqësojnë një forum të nivelit të lartë, ku vendimmarrësit e FMN-së dhe BB-së, guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare në këto institucione financiare ndërkombëtare, mblidhen së bashku për të diskutuar rreth zhvillimeve më të fundit të ekonomisë botërore.

Banka e Shqipërisë u përfaqësua në këto takime me një delegacion të kryesuar nga Guvernatori, z. Gent Sejko, Zëvendësguvernatorja e Parë, zj. Luljeta Minxhozi, si dhe drejtues të tjerë.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Guvernatori Sejko zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme me personalitete të njohura të fushës financiare ndërkombëtare, ndër të cilët veçojmë: Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN, z. Riccardo Ercoli; Drejtorin e Departamentit Evropian në FMN, z. Alfred Kammer; Këshilltaren Rajonale pranë Departamentit Monetar dhe Tregjeve Kapitale, zj. Mary Goodman; Shefen e Misionit të FMN-së, zj. Anke Weber, Zëvendëspresidenten për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore në BB, zj. Antonella Bassani; Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në BB, z. Matteo Bugamelli; Drejtoren Rajonale për Ballkanin Perëndimor në BB, zj. Xiaoqing Yu; Drejtuesin e Ekipit të Këshillimit dhe Partneriteteve pranë Departamentit të Menaxhimit të Aseteve dhe Shërbimeve Këshilluese në BB, z. Marco Ruiz.

Gjatë këtyre takimeve, Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së me zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, si dhe perspektivën e tyre për të ardhmen; politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë dhe masat e marra për ruajtjen dhe forcimin e shëndetit të sektorit bankar dhe stabilitetit financiar të vendit.

Pavarësisht sfidave, ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri dhe rritje në dy vitet e fundit, me një normë mesatare rritjeje të PBB-së prej rreth 3.5% në vit. Inflacioni ka qëndruar i ulët dhe i qëndrueshëm pranë objektivit prej 3%, ndërsa tregu i punës ka shënuar një papunësi në nivele historikisht të ulëta dhe rritje të pagave.

Guvernatori vuri në dukje se politikat makroekonomike kanë qenë të kujdesshme dhe të koordinuara: politika fiskale ka vijuar të jetë e konsoliduar, duke zvogëluar borxhin publik; ajo monetare ka qenë lehtësuese, me qëllim mbajtjen e pritshmërive të inflacionit të ankoruara; si dhe politika makroprudenciale ka synuar parandalimin e rreziqeve në sektorin bankar dhe tregun e pasurive të patundshme.

Ai shtoi se investimet dhe konsumi privat mbetën motorët kryesorë të rritjes, në veçanti sektori i shërbimeve dhe turizmi kontribuuan pozitivisht.

Në lidhje me perspektivën afatmesme, Guvernatori Sejko theksoi se rritja ekonomike pritet të ruajë një ritëm të qëndrueshëm, ndërsa inflacioni të arrijë nivelin objektiv në vitin 2026. Ai shtoi se rreziqet kryesore vijnë nga faktorët e jashtëm, përfshirë ngadalësimin ekonomik në partnerët tregtarë dhe tensionet gjeopolitike, ndërsa anët pozitive janë perspektiva e integrimit në BE dhe plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor. Politika monetare do të mbetet e fokusuar në stabilitetin e çmimeve, ndërsa politika fiskale do të vazhdojë konsolidimin. Në fokus kryesor mbetet stabiliteti monetar dhe financiar, të cilët janë baza për rritje të qëndrueshme ekonomike.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte inovacioni në sektorin financiar, për të cilën Guvernatori u shpreh se Banka e Shqipërisë ka qenë e angazhuar intensivisht në përmirësimin e sistemeve të pagesave, ku fryti kryesor ishte integrimi i Shqipërisë në sistemin e pagesave të BE-së. Nën drejtimin e Bankës së Shqipërisë, Shqipëria u anëtarësua në SEPA në vitin 2024 përmes harmonizimit rregullator dhe përditësimit të infrastrukturës, si dhe nga 7 tetori 2025 nisën pagesat e para në tregun unik të pagesave me 40+ vende.

Së fundmi, Guvernatori theksoi se bashkëpunimi me institucionet evropiane dhe ndërkombëtare ka qenë thelbësor për menaxhimin e rreziqeve dhe mbështetjen e stabilitetit financiar të vendit. Në këtë kontekst, roli i FMN-së dhe BB-së ka qenë i rëndësishëm për të forcuar kapacitetet dhe për të ndihmuar në zbatimin e politikave të duhura.
Përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së përgëzuan BSH-në për anëtarësimin në SEPA, një arritje e rëndësishme e Bankës së Shqipërisë për modernizimin e sistemit financiar të vendit dhe një hap konkret drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu ata u shprehën pozitivisht lidhur me progresin e bërë nga Shqipëria në drejtim të zhvillimit ekonomik, si dhe kontributin e Bankës së Shqipërisë në këtë zhvillim. Sipas tyre, bankat qendrore janë shtylla stabiliteti në kohë pasigurie, duke mbrojtur ekonominë dhe duke ndihmuar në ndërtimin e rezistencës për të ardhmen.

Një vlerësim i veçantë u shpreh edhe për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, i cili ofron mundësi të shumta për nxitjen e investimeve të huaja direkte në vend, si dhe u theksua nevoja për përparimin e reformave strukturore në këtë drejtim.

Përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të deritanishëm me Bankën e Shqipërisë dhe vazhdimin e tij nëpërmjet asistencës teknike. Në fokus ishin edhe përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për përmirësimet dhe risitë e vazhdueshme në sistemet e pagesave, dhe implementimin e projektit për pagesat e menjëhershme nëpërmjet TIPS clone.

Përfaqësuesit e FMN-së vlerësuan pozitivisht regjimin e lirë të kursit të këmbimit në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një mekanizëm që ka ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe në përthithjen e goditjeve të jashtme, me një rol të rëndësishëm në përballimin e presioneve inflacioniste dhe në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Kursi i këmbimit duhet të lejohet të përshtatet më fleksibël ndaj zhvillimeve të tregut, ndërsa ndërhyrjet e bankës qendrore duhet të mbeten një mjet në funksion të përmbushjes së mandatit primar, atij të stabilitetit të çmimeve, dhe për të zbutur luhatjet që burojnë nga faktorë spekulativë.

Guvernatori Sejko dhe përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së dakortësuan lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit midis institucioneve dhe vijimit të ofrimit të asistencës teknike në të ardhmen në fusha si mbikëqyrja bankare, sistemet e pagesave, aspektet ligjore etj.

Gjatë qëndrimit në Uashington, delegacioni pati rastin të zhvillojë dhe takime me homologë nga vende të ndryshme, ku u diskutua mbi zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, me qëllim thithjen e asistencës teknike për çështje specifike.

Në kuadër të këtyre mbledhjeve, Guvernatori Sejko dhe përfaqësuesit e BSH-së morën pjesë në seancën plenare të Komitetit Ndërkombëtar Monetar e Financiar të FMN-së, si dhe në seancën plenare të Mbledhjeve Vjetore të FMN-BB.

Guvernatori Sejko ishte gjithashtu i ftuar në një mëngjes pune me ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore, të organizuar nga Drejtori i Departamentit Evropian pranë FMN-së, z. Alfred Kammer, gjatë të cilit ai prezantoi zhvillimet makroekonomike në Shqipëri, sektorët kryesorë të zhvillimit, si dhe potencialin që vendi paraqet për investitorët e huaj.

Next Post
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit në Gaza

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit në Gaza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Nikulajt, Shqipëria betejë ligjore në Gjykatën Supreme të Londrës për ekstradimin e Edmond Haxhisë dhe 4 britanikëve

Vrasja e Nikulajt, Shqipëria betejë ligjore në Gjykatën Supreme të Londrës për ekstradimin e Edmond Haxhisë dhe 4 britanikëve

May 9, 2026
Franca asiston Shqipërinë për rikuperimin dhe administrimin e aseteve të krimit të organizuar

Franca asiston Shqipërinë për rikuperimin dhe administrimin e aseteve të krimit të organizuar

May 9, 2026
Për ty Flamur…

Për ty Flamur…

May 9, 2026
Agron Shehaj, ose xhuxhmaxhuxhi politik që shpërndan urrejtje përditë

Agron Shehaj, ose xhuxhmaxhuxhi politik që shpërndan urrejtje përditë

May 9, 2026
“Robt duhet të puthin Salën, Agronin, ose edhe vetë Ols Dadon, por jo të tjerët se është turp”, ironia e Manjanit për sulmet ndaj Ndrenikës

“Robt duhet të puthin Salën, Agronin, ose edhe vetë Ols Dadon, por jo të tjerët se është turp”, ironia e Manjanit për sulmet ndaj Ndrenikës

May 9, 2026
“Pse reagojnë kështu?! S’i kuptoj! E kam bir për shpirt”, aktori Robert Ndrenika flet për sulmet pasi takoi Veliajn në gjyq

“Pse reagojnë kështu?! S’i kuptoj! E kam bir për shpirt”, aktori Robert Ndrenika flet për sulmet pasi takoi Veliajn në gjyq

May 9, 2026
Seanca në ‘Administrative’/ Veliaj denoncon: Harmoni shqetësuese mes qëndrimeve të KLP dhe Ols Dados!

Seanca në ‘Administrative’/ Veliaj denoncon: Harmoni shqetësuese mes qëndrimeve të KLP dhe Ols Dados!

May 9, 2026
Alarm i ri për një tjetër anije turistike! Mbi 100 pacientë infektohen me norovirus në Karaibe

Alarm i ri për një tjetër anije turistike! Mbi 100 pacientë infektohen me norovirus në Karaibe

May 9, 2026
Siguria në rrugë, intensifikohet bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe ARRSH-së

Siguria në rrugë, intensifikohet bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe ARRSH-së

May 9, 2026
Data që duhet të bëjë me turp feudalët shqiptarë të kohëve të reja

Data që duhet të bëjë me turp feudalët shqiptarë të kohëve të reja

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In