• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbledhja / Rama me ambasadorët: Harmonizim për sfidën kolosale të rindërtimit

by Java News
01/12/2019 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e së shtunës në Tiranë një takim me ambasadorët e huaj të akredituar në vendin tonë, për t’i falenderuar ata për ndihmën që kanë dhënë deri tani në përballimin e situatës së vështirë që krijoi tërmeti i 26 nëntorit.

 

“Ju falenderoj që i keni qëndruar pranë popullit shqiptar dhe që keni dëshmuar dhe treguar dhimbjen dhe vullnetin për të na ardhur në ndihmë. Do doja të falenderoja Luigin dhe Leylan që dërguan mesazhe dhe që shprehen në emër të të gjitha shteteve anëtarë të BE dhe të SHBA gatishmërinë për të ndihmuar”, – tha Rama.

 

“Faleminderit shumë dhe më lini të përgëzoj me gjithë fuqinë e zemrës punën e shkëlqyer që është bërë nga të gjitha ekipet”, – vijoi Rama gjatë fjalës së tij. Ndërsa u ndal të ndante emocionet, ndjenjat mjaft të veçanta që pati një reagim i menjëhershëm nga Italia, Greqia, Turqia, Franca, që siç tha Rama “qenë nga të parët fare që treguan dhimbjen e tyre dhe të tjerët njëri pas tjetrit”.

 

“Fjalët nuk e përshkruajnë dot atë se çfarë ka dashur të thonë për ne, është e shkëlqyer. E shkëlqyer, Vuçiç, Zaev nga fqinjët, njerëz që përqafojnë vende që nuk janë në mes të të pasurve apo të fortëve, për të mos folur për vëllezërit tanë në Kosovë. E shkëlqyer! Ndjesë nëse harroj dikë, por të gjithë kanë qenë të shkëlqyer”, – tha Kryeministri.

 

“Ambasadorë faleminderit që në të njëjtën ditë keni shprehur ngushëllimet dhe gatishmërinë. Kryeministri Orban, Presidenti i Rumanisë, ishte mbresëlënës. Ekipi i shpëtimit rumun, erdhi pa ia kërkuar, nga Zvicra thjesht erdhën, ishin aty për ne dhe bënë një punë të shkëlqyer. E jashtëzakonshme të shohësh njerëz që vijnë nga pjesë të ndryshme të Europës, pa qenë asnjë herë në Shqipëri, pa ditur gjuhën pa pasur përvoja për të vendosur jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar jetën e njerëzve të panjohur”, tha Rama.

 

Më tej, Kryeministri Rama theksoi se “ekipi grek bëri diçka që është frymëzuese. Isha aty dhe së fundi nxorën nga një tunel 6.5 metra nën rrënoja një djalë, ndodhi gjatë kohës që ekipet tona ishin të shteruar, kishin shpëtuare  kishin shpëtuar ku përgjegjësia dhe tensioni ishte e jashtëzakonshme.. Nuk u besoja veshëve se sa bukur i kishte shprehur emocionet e veta Papa Françesku. Ndjesë të gjithë atyre që harrova të përmend, princi i Kurorës nga Arabia Saudite, populli i Arabisë Saudite kanë dërguar mesazhe non stop. Izraeli ishte i jashtëzakonshëm, erdhën as pa ua kërkuar. Thashë sa bukur, nuk kanë as qeveri akoma dhe munden ta bëjnë. Është e jashtëzakonshme”.

 

Më tej, Rama u ndal te sfida e re që është inspektimi për të kuptuar se ku gjendemi sa u takon qëndrueshmërisë së ndërtesave.

 

“Ju e dini që është e pamundur nga ana njerëzore për ta bërë këtë gjë të vetëm dhe në mënyrë normale, nënkuptoj me mekanizma normalë. Kjo është arsyeja që ju kam shkruar letër të gjithë udhëheqësve tuaj një letër e ju kam kërkuar ndihmë”., tha ai.

 

Duke ngushëlluar ambasadorin e Britanisë së Madhe për ngjarjen e ndodhur në Londër ditën e djeshme, Rama tha se “përmenda Britaninë e Madhe, duke thënë që kemi nevojë për ndihmë, të Japonisë, të Suedisë, të Zelandës së Re, pa harruar vëllezërit tanë në Lindjen e Mesme që të na ndihmojnë. Njerëzit kanë frikë, janë të pasigurt. Kanë nevojë që të shohin që bota nuk do të na lërë vetëm. Njerëzit janë larguar nga Tirana dhe Durrësi. Nuk ndihen të sigurt. Në Kryeministri gjysma e njerëzve nuk flenë në Tiranë, vijnë në mëngjes, por pastaj shkojnë në Vlorë, Elbasan. Në shtëpinë e nënës sime ka shumë që nuk jetojnë aty. Njerëzit ndihen të pasigurt”.

Next Post
Bulqizë/ Janë 45 familje që braktisin banesat, të tjerat ende në një godinë me rrezik

Bulqizë/ Janë 45 familje që braktisin banesat, të tjerat ende në një godinë me rrezik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In