• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbledhja për imunitetin e Ballukut, i pranishëm në Këshillin e Mandateve edhe Klodian Braho

by A R
19/12/2025 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të zhvillojë mbledhjen, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit për zv/kryeministren e njëherësh deputeten Belinda Balluku.

Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:30, ndërsa anëtarët e Këshillit do të diskutojnë kërkesën pa pasur në dispozicion të gjitha provat e Prokurorisë së Posaçme, pasi materialet konsiderohen sekret hetimor.

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetin është edhe kreu i ri i SPAK Klodian Braho dhe dy prokurorët e Strukturës së Posaçme, Dorina Bejko dhe Dritan Prençi, raporton për Klan News, gazetarja Glidona Daci. Ndërkaq, zv/kryeministrja Balluku është parë duke hyrë në Kryeministri, pasi paralelisht do të zhvillohet mbledhja e qeverisë.

Debati mes PS e PD ditët e fundit është përqendruar te një USB që përmban dokumentacionin e SPAK, e cila është depozituar në kasafortën e protokollit të Kuvendit. Partia Demokratike dhe kryetari i Kuvendit Niko Peleshi kanë pasur qëndrime të kundërta mbi mënyrën sesi duhet trajtuar ky material. Gjatë mbledhjes së Këshillit, pritet të diskutohet edhe për këtë.

Në relacionin zyrtar dërguar Kuvendit, SPAK rendit arsyet që, sipas tij, e bëjnë të nevojshëm heqjen e imunitetit të Ballukut. Prokuroria pretendon se ajo ka ndërhyrë në manipulimin e 12 procedurave tenderuese. Sipas SPAK, ekziston rreziku që, për shkak të pozitës dhe profilit të saj, Balluku të kryejë veprime penale të tjera.

Gjatë seancës, zëvendëskryeministrja ka të drejtë të paraqitet personalisht ose të përfaqësohet nga avokat mbrojtës, për të dhënë shpjegimet e saj.

Rregullorja e Kuvendit nuk përcakton një afat të saktë për përfundimin e shqyrtimit nga Këshilli, por pas mbledhjes së fundit, ka maksimumi dy javë për hartimin e raportit përfundimtar. Ky raport duhet më pas të votohet në seancën plenare më të afërt. Ligji parashikon gjithashtu një afat tre mujor, brenda të cilit, nëse nuk merret vendim, kërkesa e prokurorisë bie automatikisht.

Një ditë më parë, Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e ndalimit të daljes jashtë vendit për Ballukun. Ndërkohë, nuk u shqyrtua ankesa për pezullimin e saj nga detyra, për t’i lënë kohë Gjykatës Kushtetuese të shprehet mbi ankimin e kryeministrit Edi Rama, i cili ka kërkuar zgjidhjen e konfliktit të kompetencave me GJKKO-në. Kushtetuesja vendosi rikthimin e Ballukut në detyrë, deri në vendimmarrjen përfundimtare mbi kërkesën e qeverisë.

Hetimet ndaj Ballukut lidhen me disa procedura infrastrukturore. Ajo është e pandehur për shkelje në tenderi për Tunelin e Llogarasë dhe është nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe.  Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit është organi parlamentar që shqyrton kërkesat e prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetëve dhe anëtarëve të qeverisë me mandat parlamentar. Procedura përfshin dëgjesa, raportim dhe më pas votim në seancë plenare.

Next Post
Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të PD, Bardhi: Ata që firmosën, të tregojnë fakte!

Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të PD, Bardhi: Ata që firmosën, të tregojnë fakte!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In