• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbledhja në PS, VOA: Rama dhe Bushati përplasen për rastin “Pjetri”

by A R
29/08/2019 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste mbrëmjen e së mërkurës është shoqëruar me debate të forta mes kryetarit dhe kryeministrit Edi Rama dhe anëtarit të kryesisë dhe ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Shkak është bërë situata e krijuar në Shkodër veçanërisht pas zbulimit të fakteve se kandidati socialist i votuar për drejtimin e Bashkisë, Valdrin Pjetri, rezultoi të kishte fshehur problemet e së kaluarës së tij, kur në fillim të viteve 2000 ishte arrestuar dhe dënuar në Itali.

Zoti Bushati ka qenë që prej vitit 2016, drejtues politik i Partisë socialiste në Shkodër, por ai u zëvendësua, me një vendim të zotit Rama, pikërisht nga Pjetri, pak përpara se ky i fundit të detyrohej të jepte dorëheqjen, pas publikimit nga opozita të dokumentave që vërtetonin dënimin e tij në Itali. Rastin e tij, kryeministri e trajtoi si një përgjegjësi individuale, por në të kundërt, për ish ministrin Bushati “kemi mbërritur në pikën e derdhjes për një fenomen të cilin duhet ta trajtojmë në mënyrën me agresive të mundshme. Sepse 30 vjet pas shembjes së komunizmit besoj fuqimisht që PS dhe të gjithë faktorët e tjerë politike kanë mundësi t’i ofrojnë qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi njerëzit më të mirë”.

Kryesia e Partisë Socialiste, siç njoftoi Sekretari i saj i Përgjithshëm Taulant Balla, ka vendosur “riformatimin” e degës së saj në Shkodër, ose e thënë ndryshe shkrirjen e strukturave aktuale, ndërsa kryeministri Rama ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të institucioneve lokale atje, të paktën të atyre të gjinisë mashkullore. Zoti Balla njoftoi gjithashtu për synimin e PS, të paralajmëruar dhe nga zoti Rama, për të ashpërsuar ndëshkimet e parashikuara nga i ashtuquajturi Ligj për dekriminalizimin. Por për zotin Bushati “kjo nuk është një çështje që mund të trajtohet thjesht dhe vetëm në mënyrë ligjore e procedurale. As me zhvendosje vëmendje me shkarkime në masë të njerëzve që s’kanë asnjë lidhje dhe asnjë fajësi për situatën e krijuar”. Ish ministri i Jashtëm ishte i drejtëpërdrejtë kur u shpreh se “në rast se përgjegjësia për të kaluarën e secilit është një përgjegjësi individuale dhe ligjore, ne na takon që të njohim realitetin dhe përgjegjësinë politikë, të themi edhe na falni për rastin në fjalë”.

E duke folur për një fenomen, zoti Bushati i mëshoi fort idesë se “ne kemi përgjegjësinë e madhe për ta trajtuar këtë fenomen dhe për ta shfarosur atë. Gabimet që kemi bërë në të shkuarën kur njerëz me të kaluar të dyshimtë, i përjashtuam nga radhët tona, u përshëndetëm publikisht nga SHBA, fatkeqësisht u rikthyen në tryezat tona vendimmarrëse. Dhe sot na duhet të administrojmë pasojat e këtyre gabimeve”. E për këtë arsye, sipas ish ministrit të Jashtëm “si politikanë, kemi përgjegjësinë për të hapur një debat dhe për të trajtuar rrënjët e këtij fenomeni dhe jo thjesht për të menaxhuar pasojat. Rrënjët e këtij fenomeni mendoj se kanë lidhje me nevojën për një reformë politike brenda partive tona. Një reformë politike që të sjellë një kulturë të re politike, një sistem të ri llogaridhënës ku PS është dhe duhet të jetë partia e intelektit, progresit dhe pse jo partia e komuniteteve”, nënvizoi zoti Bushati. (VOA)

/a.r

Next Post
Firmosja e 2 PPP-ve të reja/ Denaj: Kemi ndërhyrë gjatë negocimit

Fiskalizimi, Denaj: Projektligji do të sigurojë të dhënat në kohë reale

Comments 1

  1. Dario says:
    7 years ago

    S’besoj?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In