• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Fiskalizimi, Denaj: Projektligji do të sigurojë të dhënat në kohë reale

by A R
29/08/2019 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave dhe Ekonomisë organizoi dje tryezën e radhës me grupet e interesit për konsultimin e projektligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”.

Nën drejtimin e ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, konsultimi publik u zhvillua me përfaqësues të Shoqatës Shqiptare të Bankave. Ministrja Denaj tha se sektori bankar përbën një komponent të rëndësishëm të “Fiskalizimit” dhe marrja e komenteve e sugjerimeve nga ky sektor është me rëndësi të veçantë për procesin e konsultimit publik dhe për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

“Ne synojmë të kemi një dialog për këtë projektligj vërtet të rëndësishëm. Objektivi i këtij projektligji është të sigurojë të dhëna në kohë reale, një administrim të mirë të këtyre të dhënave në të ardhmen dhe nuk do të përfshijë vetëm marrëdhëniet mes biznesit dhe konsumatorit, por edhe marrëdhëniet mes bizneseve, si dhe biznesit me qeverinë, që do të finalizohen në vitin 2021. Sektori bankar përbën një komponent shumë të rëndësishëm të këtij procesi dhe ne duam vërtet ta nisim mbarë duke marrë komentet tuaja që në fillim për këtë projektligj, si dhe për akte të tjera të mëvonshme”, u shpreh Denaj.

Konsultimi publik i projektligjit është hapur në datën 31 korrik 2019 dhe është zhvilluar deri më tani me disa grupe interesi në tryeza diskutimi të drejtpërdrejta. Duke e konsideruar tepër të rëndësishëm procesin e konsultimit publik, ministrja Denaj bëri me dije se ai mund të vijojë edhe në javën e parë të shtatorit, me marrjen e komenteve dhe sugjerimeve nga grupet e ndryshme të interesit.

“Jemi ende duke zhvilluar takime deri në fund të javës dhe nëse do të jetë e nevojshme do të vazhdojmë më tej, deri në fillim të shtatorit, pasi mendojmë se është e nevojshme që konsultimi publik të përfshijë të gjithë grupet e interesit dhe kohën më aktive të gjithë personave në punë. Meqenëse gushti njihet si një periudhë, e cila ka flukse më të limituara, mundet që edhe java e parë e shtatorit, deri në datën 9 shtator, të vlejë për komente për të gjitha palët e interesuara, pasi ky projektligj i takon të gjithë bizneseve dhe të gjitha organeve shtetërore dhe administratës, asaj Tatimore në veçanti, për të përmirësuar mënyrën se si regjistrimi dhe baza e të dhënave ndodh dhe procesohet në kohë reale”, sqaroi ministrja.

/a.r

Next Post
Meta i rikthehet pushimeve: Do ngjis Korabin me Bes Kallakun

Meta i rikthehet pushimeve: Do ngjis Korabin me Bes Kallakun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In