Komisioni Hetimor parlamentar ka nisur sot diskutimet rreth opinionit të Komisionit të Venecias rreth veprimtarisë së Presidentit Ilir Meta, lidhur me 30 Qershorin.
Kreu i Komisionit, Ulsi Manja, tha gjithashtu se do të diskutohet edhe materiali i mbërritur nga presidenca rreth akteve të dhunës më 8 Qershor që Meta pretendon se i frenoi duke shtyrë zgjedhjet lokale.
“Në këtë fazë të punës qe jemi do të vijojmë edhe me miratimin e raportit të punës së Komisionit” – tha Ulsi Manja.