• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Mbledhja e të ardhurave, mungojnë 70 mln euro nga plani

by A R
25/02/2017 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pas gati dy muajsh nga fundi i vitit të kaluar, ministria e Financave ka bërë publike shifrat e realizimit të zërave kryesorë të buxhetit 2016. Ajo që të bie në my menjëherë, është fakti që ka patur një rritje të ndjeshme të të ardhurave buxhetore në krahasim me një vit më parë, por gjithsesi shifrat kanë mbetur nën planin e korrigjuar gjatë vitit. Ndërkohë, shpenzimet në total kanë qenë më të vogla se në vitin 2015, po ashtu si edhe investimet dhe rezultati final ka qenë një përgjysmim i deficitit financiar.

Nga taksat “e mëdha”, asnjera nuk ka arritur të realizojë shifrat e planit, madje as tatimi mbi të ardhurat personale, që vitet e fundit ka qenë në “pararojë”. Kështu, në total mungojnë nga planifikimi 9.5 miliardë lekë, ose 70 milionë euro të ardhura. Por 405 miliardë lekët e realizuara në 12 muajt e vitit të kaluar janë shumë më lart se rezultati i 2015-ës, që shënoi 379.2 miliardë.

TVSH-ja ka një rritje gati 6 miliardë lekë nga vjet, por ka qenë 6.5 miliardë lekë më e ulët se niveli i planifikuar. Po kështu akciza, me mosrealizim në masën 2.8 miliardë lekë.

Taksat nacionale kanë sjellë në arkën e shtetit një shifër prej 35.8 miliardësh, më të lartë se ajo e një viti më parë (33.7 miliardë), por 1.4 miliardë lekë më poshtë se plani. Ndërsa të ardhurat jotatimore kanë qenë qenë më të ulta se plani, por edhe se rezultati i një viti më parë.

Si rezultat i reformës në kontributet dhe luftës kundër informalitetit, në fondin e sigurimeve shoqërore dhe atë shëndetësore janë mbledhur përkatësisht 6.5 dhe 1.2 miliardë lekë më shumë të ardhura se një vit më parë.

Ndërkohë, nga ana financiare duket se reforma administrative ka nisur të japë frytet e veta. Pushteti vendor ka shënuar 3.3 miliardë lekë më shumë të ardhura se në 2015 dhe 500 milionë lekë më shumë se planifikimi.

Zëri i shpenzimeve buxhetore është realizuar më ulët se plani dhe se viti 2015. Janë shpenzuar 19 miliardë lekë ose 140 milionë euro më pak se plani, më se 6 miliardë më pak se një vit më parë. Sërish ka patur “rrudhje” të investimeve, me vetëm 57 miliardë lekë, nga 58.7 miliardë të planifikuara dhe 63.1 miliardë të shpenzuara për këtë qëllim një vit më parë.

Si rezultat, është arritur që të kapet një deficit buxhetor sa gjysma e atij të vitit 2015 (26.1 kundrejt 58.2 miliardë lekë përkatësisht). Por kjo nuk ka bërë të mundur një rënie të ndjeshme të borxhit publik, i cili, sipas statistikave zyrtare, në fund të vitit 2016 ishte sa 71.01 për qind i Prodhimit të Brendshëm Bruto./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Një person i tretë në darkën Rama-Meta, ja kush ishte ai

Një person i tretë në darkën Rama-Meta, ja kush ishte ai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In