• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Mali i Zi, Rama: Të heqim barrierat doganore, zhvillojmë turizmin!

by A R
03/07/2018 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy qeveritë e Shqipërisë dhe Malit të Zi po zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në Shkodër

Rama deklaroi seanëtarësimi i Malit të Zi në NATO, solli stabilitet për rajonin

“Kemi një dialog si s’ka më të mirë politik. Na vjen mirë që na u dha mundësia ta shprehim me veprim të gjithë dashurinë dhe respektin për ju duke u mbështetur pa rezerva antarësimin e Malit të Zi në NATO. Edhe sot më skeptikët mund ta shohin se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka kontribuar më së miri”, tha Rama

Hapja e pikave të reja kalimtare që janë jo vetëm një sukses i këtij takimi, por edhe një bazë më të gjerë për vlera ekonomike dhe turistike”.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Mali i Zi është shembull për turizmin. Kryeministri Rama tha se mes dy qeverive ka një dialog shumë të mirë dhe është krijuar një urë e pazëvendësueshme e cila është një pasuri e madhe. i shtoi se Mali I Zi dhe Shqipëria duhet të heqin barrierat doganore për të lehtësuar në maksimum shkembimet tregtare mes dy vendeve.

“Do të forcojmë projektët mes dy vende. Shqipëria dhe Mali i Zi rrethohen nga bukuri të jashtëzakonshmë kulturore. Promovimi i përbashkët i tyrë dhe politikat e harmonizuara, do mundësojnë rritjen e kapaciteteve të turizmit. Jemi dy vende të bekuara me bukuri natyrore. Kemi gjetur gjuhën për të inkurajuar shkëmbimet kulturore. Të nxisim shkëmbimet tregtare, pasi nuk janë në nivelin e duhur”, tha Rama

Rama deklaroi se “fqinjësia e mirë me Malin e Zi është shembulli më i shkëlqyer i marrëdhënieve vëllazërore mes fqinjëve dhe ne jemi të lumtur që ndajmë kufirin me ju ashtu sikundër ndjekim me shumë dëshirë dhe respekt të gjithë progresin dhe përpjekjet tuaja të jashtëzakonshme, që e kanë transformuar rrënjësisht Malin e Zi duke e kthyer në një model referimi për të gjithë, në të gjitha aspektet”.

Edhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç nënvizoi nga ana e tij se duhet avancuar në bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

“Lidhjet mes dy popujve tanë janë të forta, ato do të vazhdojnë të fuqizohën edhe më tej. Në Shkodër ndihem si në shtëpinë time. Mali i ZI do mbështesë Shqipërinë në të gjitha përpjekjet integruese. Duhet të shikojmë përpara për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë“, deklaroi Markovic

“Duhet të zhvillojmë më tej bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik mes vendeve tona. Duhet te shfrytëzojmë kapacitetet e porteve tona për të rritur bashkëpunmin mes nesh.”

Kryeministri malazes deklaroi se shqiptaret janë faktor stabiliteti.

“Shqiptarët në Mal të Zi janë qytetarë që kontribuojnë në zhvillimin e vendit, janë pjesëmarrës aktivë dhe promovues të realizimit të prioriteteve strategjikë të shtetit. Janë faktorë i stabiliteti të ndërtimit të një të ardhme më të mirë të vendit. Në të njëjtën mënyrë siç janë malazezët në Shqipëri, qytetarë që kontribuojnë në zhvillimin e saj dhe jetës politike dhe shoqërore duke ruajtur identitetin dhe traditën e vetë. Natyrisht, gjithmonë mund të kemi prirje për më mirë dhe përpjekjet e qeverive tona duhet të jenë ende të drejtuar nga realizimi i të drejtave të pakicave në përputhje me standardet ndërkombëtare”

Javanews.al/a.ç

***

Dy qeveritë e Shqipërisë dhe Malit të Zi zhvillojnë sot një mbledhje të përbashkët në Shkodër.

Kjo mbledhje e parë mes qeverive të dy vendeve do të mbahet pranë fototekës “Marubi”.

Ndërkohë, forcat e Gardës dhe policisë kanë blinduar qytetin e Shkodrës për të siguruar rendin.

Raportohet se takimi mes dy kabineteve nis me ekzekutimin e himneve kombëtare përkatëse ndërkohë rruga nga ministrat dhe kryeministrat do të përshkohet në këmbë nga pedonalj “Kolë Idromeno deri te Muzeu “Marubi”.

Fjalimet e kryeministrave do të jenë të hapura për mediat më pas pritet që takimi të vijojë me dyer të mbyllura. Në fund, dy kryeministrat Rama dhe Markoviç do të dalin në konferencë për mediat./a.m.

Next Post
Akuzat për përdhunim, Weinstein rrezikon burgun e përjetshëm

Akuzat për përdhunim, Weinstein rrezikon burgun e përjetshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In