• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbledhja e qeverive, Rama: Jo vonesa për gjuhën shqipe; Zaev: Bashkë drejt BE

by A R
15/12/2017 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbahet sot në Pogradec mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Në takimin e dy kabineteve, dy kryeministrat Rama e Zaev kanë mbajtur fjalime të hapura për mediat.

Kryeministri Edi Rama theksoi se mbetet me rëndësi implementimi i dygjuhësisë nga Maqedonia, përmes shtrirjes së gjuhës shqipe në të gjithë vendin.

“Shpresoj që ligji për shtrirjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të miratohet dhe zbatohet sa më shpejt. Alfabeti i manastiritt duhet të transformohet si një qendër kulturore dhe artistike. Simbolika flet shumë për të gjithë sëbashku. Ne kemi punuar dhe do të punojmë për mirëqenien dhe për sigurinë e plotë të potencialit të minoritetit maqedonas në Shqipëri. Miratimi i ligjit të ri, qeveria ka përmbushur një hap madhor në drejtim të respektimit të pakicave në të gjithë territorin. Ne nesër do të vizitojmë bashkinë e Pustenit, një bashki që në numër të vogël por që për ne ka një kuptim të veçantë si një territor ku duhet të mbizotërojë shembulli i respektit dhe garantimi i barazisë së plotë si qytetarë të Republikës së Shqipërisë”, tha Rama.

Ndërkohë kreu i qeverisë i premtoi Zaevit mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

“Shqipëria do vijojë të mbështetëse me të gjitha focat anëtarësimin e Maqeodnisë në NATO-s si një investim i fuyqishëm për forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Një NATO pa Maqedoninë është e cunguar”, tha Rama. Rama falenderoi Zaev edhe për solidarizmin dhe ndihmën e ofruar pas përmbytjeve të fundit në disa zonave të vendit.

Rama theksoi gjatë fjalës forcimin e bashkëpunimit mes vendeve me karakter ekonomik. Po ashtu, ai u fokusua te puna e përbashkët për integrimin e vendeve.

Rama theksoi se do të reduktohen masat në pikat doganore me Maqedoninë, ndërsa shtoi se një vëmendje të veçantë do të kenë dhe rrugët që lidhin dy vendeve.

“Do ndërmarrim përsipër harmonizimin me Maqedoninë për Rrugën e Arbrit. Segmenti Bulqizë-Bllatë ka përfunduar. Kjo rrugë do sjellë përfitime të mëdha për ekonominë e dy vendeve. Do mundësojë eksesin e Maqedonisë në portet tona. Jemi besimplotë se kuptimi i rëndësisë strategjike të këtij aksi është i plotë dhe nga ana juaj dhe në këndvështrimin e mesazhit për forcimin e themeleve të bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe maqedonasve është themelor. Por kjo nuk mund të konceptohet pa modernizimin e rrugëve. Do punojmë që së bashku të mundësojmë lëvizjen e lirë të mallrave, duke krijuar mekanizmat e duhur për reduktimin e masave. Synojmë përkrahje për nxitjen e eksportit. Këto masa janë pjesë e qasjes sonë në zhvillimin ekonomik për krijimin e zonës rajonale-ekonomike. Objekti i kësaj mbledhjeje është forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar. Ne ndajmë pasuri ujore të jashtëzakonshme. Ne kemi privilegjin e madh të gjendemi në brigjet e Prespës e Ohrit ndaj dhe është koha të vlerësojmë qasjen e përbashkët dhe t’i vlerësojmë këto pasuri. Rivlerësimi i kuadrit ligjor është aspekt tjetër. Duhet të nisë një analizë dhe të merren masa për këtë kuadër. Ne nuk lejojmë që marrëdhëniet mes dy vendeve të mbeten ende të pazbatuara. Është koha t’i riaktivizojmë ato. Komiteti Ekonomik do të mblidhet në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm”, tha Rama.

Zaev: Bashkë për sigurinë e rajonit dhe iontegrimin në BE

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, theksoi gjatë fjalës së tij se duhen ndërtuar marrëdhënie më të afërta mes dy vendeve, si një mundësi e mirë kjo jo vetëm për t’iu bashkuar familjes evropiane, por edhe për të krijuar paqe dhe stabilitet në rajon. Zaev vuri theksin te thellimi i bashkëpunimit në fushat më të rëndësishme, si në infrastrukturë dhe siguri.

“Marrëdhëniet fqinjësore kanë domethënien e paqes e stabilitetit në rajon, por edhe ndihmojnë për anëtarësimin në BE. Qëllimet e dëshiruara mund t’i arrijmë vetëm me fqinjësi të përbashkët. Duhet të ndërtojmë marrëdhënie më të afërta. BE dhe NATO nuk janë vetëm interesa politike. Jemi të përkushtuar për një shoqëri qytetare me mundësi të barabarta për të gjithë. Jemi të përqendruar të bëjmë maksimumin. Të kalojmë pengesat dhe identifikojmë mundësitë e përbashkëta që do të mundësojnë ndërveprimin mes dy vendeve. Të përshpejtojmë projektet në infrastrukturë dhe siguri. Do t’i përkushtohemi të gjitha mundësive që do paraqesin lehtësi mes qytetarëve”, deklaroi Zaev.

/a.m.

Next Post
Basha i paraprin seancës: Nuk ka asnjë mundësi për shkarkimin e kreut të KQZ-së

Basha: Kryeprokurori i Përkohshëm shënon fundin e Reformës në Drejtësi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

April 11, 2026
Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

April 11, 2026
SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

April 11, 2026
Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

April 11, 2026
Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

April 11, 2026
Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

April 11, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In