Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e partisë dhe po diskutojnë mbi mënyrën se si do të dalin në zgjedhjet vendore 2023.Report Tv ka mësuar se Kryesia ka propozuar dy kandidatura për garën elektorale të 14 majit për Bashkinë e Tiranës. Dy emrat e propozuar janë Jonila Godole dhe Roland Bejko.Ndërkohë ditën e nesërme do të mblidhet edhe Kolegji i Kryetarëve, të cilët do të propozojnë po ashtu kandidatura.