• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbledhja e kryesisë/ Agron Gjekmarkaj: Nuk jam stërvitur për karate e boks, PD nuk ua ka borxh dhunën. Sado i krishterë…!

by Java News
11/01/2022 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka komentuar protestën e dhunshme të zhvilluar më 8 dhjetor në selinë blu.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë ditën e djeshme, ai është shprehur se PD nuk ia kishte borxh dhunën e ushtruar, teksa ngriti shqetësimin për riformatimin e partisë.

Në fjalën e tij, Gjekmarkaj thotë se ata që drejtuan turmën, nuk i llogaritën as për miq e as për kolegë ata brenda dhe se nuk mund të bashkëjetojë dot me ta në një parti.

Fjala e plotë e Agron Gjekmarkajt:

Dëgjova me vëmendje parafolësit ! Po e filloj aty ku e la Xhelali, tek dalja në terren ! Ne kemi dalë në takime me njerëzit nuk jemi mbyllur, por i pari që e ka këtë detyrim më shumë se kushdo është Lulzim Basha. Nuk e kam thënë ndonjëherë beteja dukej sikur është bërë në një enë. Sali Berishës i lejuat përparësinë e sulmit.

Ju jeni Kryetari i partisë dhe ju u bie detyrimi t’i sqaroni njerëzit i pari, vimë edhe ne në krahun tuaj. Mbase nuk është e lehtë, do ketë edhe duf, edhe sharre, edhe provokime, por duhet t’i përballojmë. Qytetarët duhet t’ju dëgjojnë dhe jam i bindur që komunikimi sjell pozitivitet.

Nuk jam dakort me fortifikime të PD , për ta parë atë si kështjellë. PD është një institucion. Atë duhet ta mbrojë ligji pa asnjë kompleks. Nëse duhej demostruar qëndresë deritani është demostruar. Për mua është kriminale të përballen njerëzit tani e tutje. Unë nuk mendoj se jam ndonjë trim i madh, por as për frikacak se njoh veten, por nuk jam stërvitur për karate e boks.

Dita e 8 Janarit ka qenë tragjike. Në pak minuta gjithçka mund të eskalonte në ferr. Ata njerëz që drejtuan turmën kundër nesh nuk na llogaritën në as për deputet, as për koleg, as për miq e as për njerëz. Nuk patën emocione për këtë. Ishin të qartë pa llogaritur që na kanë “shkarkuar” me 11 Dhjetor.

Na sulmuan me egërsi, me mjete dhune faqe gjithë botës. Ndonjë e dija per mik, dhe unë kurrë nuk do shkoja ta sulmoja dhe t’i vija në rrezik jetën e integritetin personal e publik. Sado i krishterë që ndihem kulturalisht e kam të veshtirë bashkëjetoj me persona të tillë. Ndaj mbështes çdo vendim që kjo kryesi merr sonte për të ndëshkuar dhunën e datës 8 Dhjetor duke shpresuar që dikush do distancohet prej saj.

PD nuk jua kishte borxh atë dhunë, ne jo e Shqipëria jo e jo. Prania në politikë këto muaj të trishtë më ka mësuar ndonjë gjë. Përveç punicionit ( ndëshkimit) të detyruar duhet një ofertë politike, një zgjidhje! Do ju thoja Zoti Basha ikni nëse kjo do ishte zgjidhja, nuk e them këtë sepse ikja jua lë fushën bosh për një kundërshtar që i ka shpallur luftë perëndimit dhe luftë fizike ne të gjithëve. Por kjo Parti ka nevojë të bëhet dhe kjo nuk bëhet me njerëz që ju bëjnë komoditet ju, ka nevojë që secili këtu të vihet në diskutim, të gjitha këto organe, duhet të rikthehen te njerzit te PD, personalitetet, themeluesit.

Kemi folur gjithmonë për bashkim e ai s’ka ndodhur. Bashkim nuk do të thotë të mbash fjalime. Bashkim e hapje nuk do të thotë që të vijnë te kafja e PD e të pijnë kafe me ne. Bashkim do të thotë të ketë Kuvend, riformatim të Këshillit Kombëtar, të kryesisë së PD që ata të jenë krah jush në vendimarrje.

Nuk është konformizmi sado i pëlqyesh që ju rikonfirmon si Kryetar legjitim apo si Kryeministër nesër, por debati , tensioni i vazhdueshëm, personalitetet e forta. Njerzit duan ofertë politike, projekt vizion si del nga kjo gjendje PD dhe Shqipëria. Duke përfunduar i bashkohem frymës së kësaj mbledhjeje pa ekuivok meqenëse abstenimi për ndonjë mik nuk është obsion./m.j

Next Post
Ja si e përballon refuzimin bazuar në shenjën tënde të horoskopit

Ja si e përballon refuzimin bazuar në shenjën tënde të horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In