• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, debat i ashpër Nishani-Tahiri: Po flet si opozita!

by S M
12/11/2016 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Ekskluzive Javanews/ Mbledhja e mbrëmshme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pati dje vetëm një deklaratë me zë dhë figurë, atë të zv.kryeministrit Peleshi. Presidenca nga ana e saj doli me një komunikatë të shkruar, ku vihej në dukje se “Presidenti Nishani mirëpriti kontributet konstruktive të përcjella në këtë takim, duke vlerësuar se task-forca e ngritur nga ekzekutivi me qëllim arritjen e një bashkëpunimi ndër-institucional më të suksesshëm operacional vërteton përmasën e këtij fenomeni në vend, ashtu si edhe nevojën për ta luftuar atë më me vendosmëri dhe efikasitet”.

Në këtë frazë ndjehen tonet kritike të kreut të shtetit për situatën e kultivimit të drogës, por Javanews ka mësuar se situata brenda mbledhjes disaorëshe ka qenë shumë më dramatike dhe e ndezur sesa ajo që thanë palët në fund të takimit.

Burime të sigurta brenda takimit thonë se mes kreut të shtetit dhe anëtarëve të qeverisë të pranishëm, debati ka qenë shumë i ashpër. Madje në një moment, thuhet nga burimet, ministrat socialistë kanë dashur të ngrihen nga tryeza, duke e braktisur mbledhjen. Gjithçka thuhet se ka nisur kur ministri Tahiri ka kritikuar presidentin, duke i thënë se e ka vendosur veten në të njëjtën gjatësi vale me opozitën, sa i përket debatit për kanabisit. Reagimi i Nishanit mësohet të ketë qenë agresiv, me akuza direkte ndaj Tahirit, se deklaratat e opozitës vërtetojnë perceptimin se ministri i brendshëm mbron bandat, shkruan Javanews.

Ky shkëmbim akuzash ka krijuar një gjendje gati surreale në takim, me ministrat socialistë që reaguan ndaj kreut të shtetit dhe ky i fundit që vijonte të akuzonte për situatën e drogës në Shqipëri. Ndër të tjera, mësohet se ministri Tahiri i ka kërkuar presidentit të vërtetojë se nga cilat burime i merr faktet mbi të cilat akuzon, meqë ai nuk bazohet as në qëndrimet zyrtare, as në raportet ndërkombëtare.

Tahiri e ka ftuar Nishanin që këto informacione t’ja bëjë të ditura si ministrisë së brendshme, ashtu edhe SHISH, Prokurorisë e institucioneve të tjera të specializuara. Ministri i brendshëm ka sfiduar kreun e shtetit duke i kujtuar se ka deklaruar se është përgjuar, pa dhënë asnjë informacion shtesë se cilët e kanë përgjuar. Sipas Tahirit, edhe akuzat për drogën i ngjajnë aferës së përgjimit të Presidencës.

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

FOTOLAJM/ Rama niset drejt SHBA por...diçka nuk shkon mirë

Comments 1

  1. ETHEM says:
    9 years ago

    KAPTER NISGANIT NUK DUHET TI THUHET ME PRESOIDENT.AI DEFAKTO PO ZBATON URDHERAT E SALIUT PER TU BERE KR.I PD NE 2017,PASI LULI U DISKREDITUA ME REFIRMEN NE DREJTESI E SHPIFJET E PERDITESHME TE NJELLOJTA RAMA E DISKREDITOI KUR NUK MORI PJESE.NISHANI DUHEJ HEQER QE NE 2013 POR NUK DONTE LIKE FLIRIRI

    Reply

Leave a Reply to ETHEM Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

February 25, 2026
“Kush e emëron drejtorin?”, Çuçi debat me Lamallarin për agjencinë e re: Absolutisht këto që thoni ju s’janë të vërteta

“Kush e emëron drejtorin?”, Çuçi debat me Lamallarin për agjencinë e re: Absolutisht këto që thoni ju s’janë të vërteta

February 25, 2026
Edhe në Portugali çahen rrugët, ironia e Ramës: Atje opozita është në gjumë

Edhe në Portugali çahen rrugët, ironia e Ramës: Atje opozita është në gjumë

February 25, 2026
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore, por mohon përfshirjen në krimet e Jeffrey Epstein: Ishte gabim i madh, më vjen keq

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore, por mohon përfshirjen në krimet e Jeffrey Epstein: Ishte gabim i madh, më vjen keq

February 25, 2026
Filmonte vajzat e ekipit në dhomat e zhveshjes, arrestohet zyrtari i klubit të njohur austriak

Filmonte vajzat e ekipit në dhomat e zhveshjes, arrestohet zyrtari i klubit të njohur austriak

February 25, 2026
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

Dekretohet ligji për konfliktin e interesit, gjoba deri në 500 mijë lekë për zyrtarët, kufizime edhe për krerët e drejtësisë

February 25, 2026
Rreziku procedurial i “informimit” të SHBA në çështjen Veliaj

Rreziku procedurial i “informimit” të SHBA në çështjen Veliaj

February 25, 2026
Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

February 25, 2026
Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

February 25, 2026
Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In