• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbledhja e Këshillit Kombëtar: PD bëhet me 4 nënkryetarë, Basha me dy gra përkrah!

by
30/08/2021 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë miratuar me votë unanime të gjithë nënkryetarët si dhe kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Mësohet se janë miratuar me votë edhe propozimet për sekretariatet e kësaj partie.

Kështu Partia Demokratike bëhet me katër nënkryetarë, ku dy prej tyre janë gra. Ashtu siç ka deklaruar në fjalën e tij hapëse në Këshillin Kombëtar të PD, duket se Basha u ka dhënë më shumë pushtet grave në Partinë Demokratike, të cilat do të drejtojnë poste kyçe dhe sekretariate të rëndësishme.

Për herë të parë, Partia Demokratike do të ketë dy gra nënkryetare, Jorida Tabaku, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë dhe Grida Duma, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile.

Ndërkohë ish drejtori i Fushatës tashmë deputet i Tiranës, juristi Alfred Rushaj, do të jetë nënkryetar i PD dhe kryetar i Grupit Parlamentar ndërsa drejtuesi politik i Qarkut të Fierit dhe një politikan me përvojë Enkelejd Alibeaj, kandidatura e PD për nënkryetar të Kuvendit, dhe njëkohësisht nënkryetar i PD.

Rikonfirmohet në detyrë Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, me një kontribut të rëndësishëm edhe në fushatën zgjedhore të 25 prillit si Drejtues Politik në një qark të vështirë si ai i Elbasanit.

Edi Paloka, do të jetë për Kryetar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Burimet brenda Selisë Blu bëjnë me dije se Edmond Spaho, ish-nënkryetari i PD do mbajë vetëm detyrën e deputetit.

Deputetja e zgjedhur, shkrimtarja e botuesja Flutura Açka është nominuar për një post të rëndësishëm, atë të Kryetares së Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës.

Jemin Gjana, është nominuar si Kryetar i Komisionit Zgjedhor.

Për dy çështje parësore për Partinë Demokratike, ato të pronave dhe të përndjekurve, Lulzim Basha ka vendosur të ketë sekretariate të dedikuara, të cilat po kështu ju janë besuar grave.

Për Sekretare për Pronarët dhe çështjet e pronave, Basha ka nominuar Ledina Mandian, e cila vjen nga një përvojë e pasur juridike me një fokus të veçantë në këtë fushë. Ndërsa Jonila Godole, një prurje e re në Partinë Demokratike, do të jetë Sekretare për të Përndjekurit Politikë, fushë në të cilën ka një kontribut të madh prej shumë vitesh.

Ekonomia, klima e investimeve dhe marrëdhënia me biznesin mbetet prioriteti kryesor i Partisë Demokratike. Për të qenë sa më pranë biznesit dhe shqetësimeve të tij, Basha ka krijuar Sekretariatin për Klimën e Biznesit për të cilin është propozuar emri i Drejtuesit Politik të Qakut Kukës, dhe sipërmarrësit Flamur Hoxha.

Garantimi i votës së emigrantëve do të jetë prioritet i PD. Prandaj në funksion të thithjes së ekspertizës, përvojës, mendimit, krijimit të mundësive për të kontribuar për një Shqipëri më të mirë, emigrantët dhe diaspora do të kenë një sekretariat të dedikuar. Ky sekretariat që mishëron prioritetin e Bashës për emigrantët dhe diasporën dhe që krijohet për herë të parë është propozuar të drejtohet nga Belind Kelliçi.

Oriela Nebiaj, që kontributin e saj të parë në PD e ka dhënë si zëdhënëse, për të vijuar si kandidate për kryesimin e FRPD-së dhe së fundmi me rikthimin si kandidate për deputete në Tiranë, do të jetë Sekretare për Organizatat Partnere.

Për Sekretariatin e Burimeve Njerëzore dhe atë të Marrëdhënieve me Publikun janë nominuar dy zonja, Arta Sakja, me një kontribut të gjatë në Partinë Demokratike dhe deputetja e Shkodrës Greta Bardeli.

Për postin e Sekretarit Organizativ, është propozuar z. Ervin Minarolli, ndërkohë që
Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, emri i propozuar është Ivi Kaso.

Për herë të parë krijohet Sekretariati i Koordinimit Elektoral si dhe Sekretariati i Organizimit Dixhital. Për këto dy poste janë nominuar Taulant Zeneli dhe Endri Hasa.

Studiuesja dhe pedagogia Enriketa Papa – Pandelejmoni është emëruar nga kreu i PD për pozicionin e kryetares së Fondacionit për Liri dhe Demokraci.

Ndërkohë është zbardhur edhe ndarja e përgjegjësive ne Grupin e ri Parlamentar. Grupi që do të drejtohet nga nënkryetari i Partisë Alfred Rushaj do të ketë dy Nënkryetarë: Ervin Salianjin dhe Luçiano Boçin. Detyra e Zëdhënësit të Grupit i është besuar Orjola Pampurit, ndërkohë që ajo e Sekretarit të Grupit Parlamnetar, deputetit të ri të Vlorës Arbi Agalliu.

Deputetët janë ndarë në 8 komisone ku drejtimi nga ana e PD i është besuar:

Komisioni për Integrimin Europian: Jorida Tabaku
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: Agron Gjekmarkaj
Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë: Albana Vokshi
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut: Oerd Bylykbashi
Komisioni për Ekonominë dhe Financat: Sorina Koti
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin: Helidon Bushati
Komisioni për Sigurinë Kombëtare: Flamur Noka
Komisioni për Politikën e Jashtme: Tomorr Alizoti

/b.h

Next Post
“Mbajeni kokën lart”/ Basha: Shqiptarët na besuan, ne duhet të sjellim ndryshimin që na mohua dhunshëm me 25 prill

"Mbajeni kokën lart"/ Basha: Shqiptarët na besuan, ne duhet të sjellim ndryshimin që na mohua dhunshëm me 25 prill

Comments 1

  1. Dashi says:
    5 years ago

    Jorida ka lezet grua nene zonje profesioniste qytetare po kjo kryekurva GD esht cudia me e madhe se s esht asgje perkundrazi esht antivler.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi të njohurit e tu”, ja si u mashtrua pronari i “Exchange” me Inteligjencë Artificiale dhe iu morën 100 mijë euro! Tre autorët u shtirën sikur…

“Jemi të njohurit e tu”, ja si u mashtrua pronari i “Exchange” me Inteligjencë Artificiale dhe iu morën 100 mijë euro! Tre autorët u shtirën sikur…

August 24, 2026
“Keni armiq që”- Ish-kongresmeni amerikan jep mesazh të fortë në Prishtinë: Do të jeni në telashe të mëdha nëse nuk zgjidhni Presidentin!

“Keni armiq që”- Ish-kongresmeni amerikan jep mesazh të fortë në Prishtinë: Do të jeni në telashe të mëdha nëse nuk zgjidhni Presidentin!

August 24, 2026
Kina bën thirrje për më shumë përpjekje të APEC-ut për të hequr barrierat tregtare

Kina bën thirrje për më shumë përpjekje të APEC-ut për të hequr barrierat tregtare

August 24, 2026
“Kisha frikë nga ai, prej muajsh ishte zhdukur nga shtëpia”- Detaje të reja nga vrasja në Greqi, çfarë rrëfyen gruaja e shqiptarit dhe motra e viktimës

“Kisha frikë nga ai, prej muajsh ishte zhdukur nga shtëpia”- Detaje të reja nga vrasja në Greqi, çfarë rrëfyen gruaja e shqiptarit dhe motra e viktimës

August 24, 2026
“Shqipëria është e pastër”, ISHP: Nuk ka asnjë rast me virusin e Nilit Perëndimor

Rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Shqipëri, reagon Ministria e Shëndetësisë: ISHP po monitoron situatën, edhe më parë…

August 24, 2026
Bek

Bek

August 24, 2026
Pas takimit me ministrat në Pogradec, Rama pret edhe të moshuarit në vilën qeveritare: Vetëm ai mund t’i zgjidhë problemet tona!

Pas takimit me ministrat në Pogradec, Rama pret edhe të moshuarit në vilën qeveritare: Vetëm ai mund t’i zgjidhë problemet tona!

August 24, 2026
VIDEO/ Ekuadori arreston ‘Caballo’, financierin dhe anëtarin e organizatës kriminale të shqiptarit Dritan Gjika! Ja roli i tij në rrjet

VIDEO/ Ekuadori arreston ‘Caballo’, financierin dhe anëtarin e organizatës kriminale të shqiptarit Dritan Gjika! Ja roli i tij në rrjet

August 24, 2026
Biznesi i pazakontë, Hummels, Muller dhe Sommer bëhen pronarë, blejnë një klub në Portugali

Biznesi i pazakontë, Hummels, Muller dhe Sommer bëhen pronarë, blejnë një klub në Portugali

August 24, 2026
“Gjithë ditën kam pritur që të vish!”- Selvie Jao mesazh prekës në ditëlindjen e pare pa Shpat Kasapin: Edhe kur jeta na sfidonte…

“Gjithë ditën kam pritur që të vish!”- Selvie Jao mesazh prekës në ditëlindjen e pare pa Shpat Kasapin: Edhe kur jeta na sfidonte…

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com