Kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi paraditen e sotme grupin parlamentar, mbledhja e parë pas protestës së 16 shkurtit.
Ai ka përsëritur propozimin e bërë këtë të diel për djegien e mandateve, duke thënë, “Ne jemi në borxh me qytetarët. Ata na dhanë besimin ne duhet të jemi me ta. Gjendja është emergjencë kombëtare”.
Po ashtu kreu i opozitës ka thënë se i takon demokratëve, që të udhëheqin popullin.
Ai u shpreh se prania në protestë është një referendum qytetar për zgjidhjen e ofruar nga opozita, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.
/a.rada