Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar lidhur me lajmin e mediave për anulimin e mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës ditën e nesërme.
Qeveria e Kosovës e mohon një lajm të tillë.
“Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë. Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sotëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova, nga Shqipëria, që është edhe uvertyrë për mbledhjen e nesërme.
Për anulimin po dëgjojmë tani nga ju”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës.
Në media është raportuar se delegacioni shqiptar nuk do të udhëtojë drejt Gjakovës, ku është planifikuar mbajtja e përbashkët mes dy qeverive.