• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbledhja e dy qeverive në 14 qershor, Shqipëria dhe Kosova ‘takohen’ në Gjakovë. Zbulohet axhenda!

by A R
09/04/2023 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës pritet të mbahet javën e dytë të qershorit. Sipas burimeve, organizatorët po shqyrtojnë mundësinë që mbledhja të zhvillohet më datë 14 qershor, datë e cila është dakordësuar parimisht nga të dyja palët, ndërsa radhën për ta mikpritur këtë event të rëndësishëm politikë e ka Gjakova, qyteti historik i Kosovës.

Report Tv ka zbardhur detaje nga agjenda e përbashkët e kësaj date. Si fillim, secili Ministër, duke nisur nga ata të fushave me përgjegjësi më të rëndësishme do të paraqesin përpara dy kabineteve një analizë të thelluar të të gjitha marrëveshjeve të dakordësuara deri më tani.

Nëpërmjet elementëve ilustrues, ministrat do të realizojnë edhe një pasqyrim të ecurisë së punës në bashkëpunim me homologun e tij, saj nga kabineti tjetër qeveritar.

Për secilin sektor përkatës do të merren masat për të zhvilluar më tej investimet sipas marrëveshje së arrirë.

– Të dy kryeministrat do të bëjnë publike objektivat e radhës për të rritur bashkëpunimin dhe mbështetjen mes dy vendeve.

– Në përfundim të mbledhjes, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Albin Kurti do të kenë një konferencë të përbashkët për mediat, duke ruajtur të njëjtën traditë mbyllëse të aktivitetit.

Të njëjtat burime thanë së në këtë datë po shqyrtohet mundësia (megjithëse ende nuk ka një vendim përfundimtar) që pjesë e mbledhjes të jenë jo vetëm kabinetet qeveritare por edhe të dyja kuvendet respektive së bashku me të gjithë ligjvënësit e tyre.

Mbledhja e 8-të e përbashkët qeveritare Shqipëri-Kosovë përfundoi me firmosjen e 19 marrëveshjeve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti hapi mbledhjen duke thënë po tingëllojnë më efektive se kurrë më parë.

Në muajin nëntor të 2021-shit, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan 13 marrëveshje të reja në mbledhjen e përbashkët e dy qeverive në qytetin e Elbasanit.

/a.r

Next Post
Meta i uron ditëlindjen Kryemadhit me foton e veçantë: Do mbetesh gjithmonë gjimnazistja ëndërrimtare

Meta i uron ditëlindjen Kryemadhit me foton e veçantë: Do mbetesh gjithmonë gjimnazistja ëndërrimtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In