• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbjellje pemësh te ish-Tregu Elektrik, Veliaj: Njerëzit janë të ndarë në ata që bëjnë punë dhe ata që komentojnë punët; Në Tiranë ndërtojmë Akademinë e Turizmit

by Java News
13/04/2024 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kryeqytet, vijon fushata e mbjelljes së pemëve, të cilës kësaj here i janë bashkuar biznese të ndryshme që operojnë në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se prilli është muaji i fundit kur mund të mbillen pemë, pasi mbyllet stina e shirave, dhe i ftoi qytetarët e Tiranës që të bëhen pjesë e kësaj fushate.

“Jam shumë mirënjohës që kompanitë serioze të Tiranës i janë bashkuar fushatës së mbjelljes së pemëve. Janë kompani që i paguajnë të gjitha taksat, që i kanë shlyer detyrimet dhe mbjellja e pemëve është diçka shtesë, për të lënë një gjurmë në komunitet. Është kollaj të shash e të kritikosh, të bëhesh ekspert nga divani, të rrish me toksina tërë ditën në Facebook, por është shumë e vështirë që të marrësh lopatën dhe të mbjellësh një pemë, sepse besoj që kategoritë e njerëzve janë ndarë në atë që bëjnë punë dhe ata që komentojnë. Ne jemi kategoria e njerëzve që bëjnë punë, disa në bashki, disa në ndërmarrje, disa në biznes privat. Ata që kritikojnë dhe vetëm komentojnë njerëzit që bëjnë punë, nuk kanë lënë ndonjë gjurmë dhe historia i harron shumë shpejt. Ndaj, edhe shpresa ime është të shtohet raca e mirë, e çunave dhe gocave që bëjnë gjëra, që lënë një gjurmë, që lënë një shenjë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se vetëm javën e fundit në Tiranë ka pasur mbi 6 mijë pemë të mbjella. Sipas tij, Tirana po përgatitet edhe për sezonin turistik. Ai dha lajmin e mirë se shumë shpejt në kryeqytet do të ndërtohet Akademia e Turizmit për gjithë Ballkanin, që do jetë një akademi ekselence, ku do të mësojnë sesi menaxhohet turizmi i nivelit të lartë.

“Ne do ta kapim tragetin tonë prej 100 mijë pemë këtë sezon në Tiranë. Për sa kohë kemi turistë që vijnë edhe për të kaluar Vitin e Ri, italianë, grekë, turq, apo edhe të rajonit, dhe për sa kohë që nga festat religjioze siç mund të jenë Bajrami, Novruzi, Pashka, e Krishtlindja, stina e verës, pothuajse çdo ditë ka aktivitete në Tiranë. Kemi marrë edhe një vendim, një propozim shumë të ngjashëm me Kolegjin e Europës, që në Tiranë të ndërtohet Akademia e Turizmit për gjithë Ballkanin. Një akademi ekselence ku të mësojnë sesi menaxhohet turizmi i nivelit të lartë, hotelet me 5 yje dhe këto janë të gjitha biznese të lidhura, dikush i ndërton, dikush sjell elektro-shtëpiake, dikush sistemin e shitjeve, dikush tjetër është në sistemin e AirBnB, dikush tjetër në turizëm, pra i kemi fatet e lidhura me njëri-tjetrin, kështu që, suksesi i secilit prej nesh, është suksesi i gjithë qytetit tonë”, bëri me dije Veliaj.

Në fund kreu i Bashkisë foli për rikualifikimin e bllokut te ish-Tregu Elektrik, nga ku po mbillnin pemë, kur tha se është shembulli më i mirë se si dora e njerëzve që punojnë mund të transformojnë realitete.

“Kam edhe një lajm të mirë për komunitetin: kemi fazën e dytë të projektit “Taulantia”; kjo ka qenë vetëm faza e parë ku u pastrua gjithë tregu elektrik nga kontejnerët dhe minjtë, edhe iu kthye qytetarëve në një park. Faza e dytë do jetë gjithë pjesa e rrugëve, duke filluar nga xhamia e “Urës së Tabakëve”, rruga “Shyqyri Ishmi” dhe e gjithë pjesa e rrugëve rreth kontureve të ‘Ali Demit’, kështu që është loti i dytë, për të cilin hapim shumë shpejt garën. Me shpresë, ashtu siç është bërë qendra, zemra e lagjes, edhe cepat e vegjël kapilarë do shohin një rezultat të jashtëzakonshëm”, përfundoi Veliaj./m.j

Next Post
Basha nuk i ‘ndahet’ Berishës: Mbështesim SPAK në goditjen e korrupsionit, para drejtësisë zyrtarët e korruptuar

Basha: Padi penale kundër Nikollës në SPAK, nëse pranon Berishën si pjesë e grupit të PD. Shpërdorim detyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

October 27, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

October 27, 2026
Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

October 27, 2026
Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

October 27, 2026
Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

October 27, 2026
Pas më shumë se tre vitesh, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike me Putin

Pas më shumë se tre vitesh, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike me Putin

October 27, 2026
U ekzekutua nga kunati pak orë pasi kërkoi ndihmë në Polici, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe dhunën ndaj grave

Vrasja e Arlinda Zekajt, mes debateve të forta, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën

October 27, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Detaje nga krimi në Shkodër: Taulant Hoti u qëllua me armë zjarri teksa po pinte kafe, pamje nga vendngjarja

October 27, 2026
Stuhia në Turqi, 4 të vdekur në Antalia! Era e fortë mori para dy kontejnerët ku ishin strehuar punëtorët

Stuhia në Turqi, 4 të vdekur në Antalia! Era e fortë mori para dy kontejnerët ku ishin strehuar punëtorët

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In