• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbipopullimi në burgje, ‘Helsinki’: Fenomen shqetësues

by A R
30/05/2016 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti Shqiptar i Helsinkit me anë të një deklarate për shtyp ka reaguar ndaj mbipopullimit në burgje, duke u shprehur se ky është një fenomen shqetësues. Sipas KShH, askush nuk ka të drejtë të mos zbatojë vendimet e gjykatës me mjekim të detyruar.

KShH i referohet Raportit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të muajit Prill të këtij viti, i cili nga pikëpamja statistikore evidenton se, nga 5769 personat që mbahen në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale (dënimit), 2622 janë të dënuar me burgim (159 prej tyre me burgim të përjetshëm) 2979 të paraburgosur dhe 168 shtetas me mjekim të detyruar. Mbipopullimi në institucionet penitenciare është 314 persona mbi kapacitetin e lejuar.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, herë pas here ka monitoruar gjendjen e respektimit të të drejtave të personave të privuar nga liria në institucionet penitenciare, si dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore ndaj personave me masë mjekësore “Mjekim i Detyruar” në institucione mjekësore të specializuara, për shkak të gjendjes së tyre mendore.

Problemi i mbipopullimit dhe fakti se personat me vendime gjyqësore mbahen në kushte të papërshtatshme dhe nuk dërgohen në institucione mjekësore të specializuara ka qenë dhe mbetet shqetësim serioz. Është kjo arsyeja që KShH, por dhe Institucioni i Avokatit të Popullit kanë bërë rekomandime të vazhdueshme drejtuar organeve kompetente, duke reaguar edhe publikisht.

Mbipopullimi në institucionet penitenciare dhe mënyra se si ekzekutohen vendimet gjyqësore të personave me masë mjekësore përbëjnë shkelje të të drejtave të shtetasve, të sanksionuara në legjislacionin tonë dhe atë ndërkombëtar. Shkelje të tilla janë me pasoja për shëndetin dhe jetën e njeriut, madje duhet përmendur se ato, në këtë apo atë rast, mund të cilësohen edhe trajtim çnjerëzor dhe degradues që përfshihen në elementin e torturës.

Si rrjedhim, KShH thekson se, shkelje të tilla janë penalisht të ndëshkueshme. (javanews.al /r.a)

Next Post

Talenti Rashford zgjat kontratën me United deri në 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In