• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mbingarkesa e spitaleve nga COVID-19, Europa Qendrore në alarm për mungesën e mjekëve

by Ardit Rada
31/10/2020 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushtarët në Poloni po bëjnë teste për koronavirusin. Trupat e Gardës Kombëtare Amerikane me trajnim mjekësor po drejtohen në Republikën Çeke për të punuar së bashku me mjekët atje. Një student i një universiteti çek po menaxhon mostrat e gjakut në laboratorë, ndërkohë që kryetari i bashkisë së Pragës po fillon turnin në një spital, shkruajnë Karel Janicek dhe Vanessa Gera për Associated Press. Me rritjen e rasteve në shumë vende të Europës Qendrore, zjarrfikësve, studentëve dhe mjekëve në pension u kërkohet të ndihmojnë në ngritjen e sistemeve të kujdesit shëndetësor.

“Kjo është me të vërtetë e tmerrshme”, thotë mjeku Piotr Suwalski, kreu i repartit të kirurgjisë kardiake në një spital polak, në një ditë kur rastet e përditshme me COVID-19 u rritën me 20% në të gjithë vendin. “Unë mendoj se nëse vazhdojmë me këtë ritëm në ditë, asnjë sistem shëndetësor nuk mund ta përballojë atë”, thekson ai. Edhe para pandemisë, shumë vende në rajon u përballën me një mungesë tragjike të personelit mjekësor për shkak të viteve të keqfinancimit në sektorët e tyre të shëndetit publik dhe një eksodi të mjekëve dhe infermierëve në Europën Perëndimore pasi vendet u bashkuan me Bashkimin Evropian në 2004. Tani, me shpërthimin e virusit, nëpër spitalet e tyre, shumë punonjës të shëndetësisë janë sëmurë, duke shtuar problemin. ”Mbi 13 200 personel mjekësor në të gjithë Republikën Çeke janë infektuar, përfshirë 6 000 infermierë dhe 2 600 mjekë”, sipas sindikatës së mjekëve.

Nuk janë vetëm klinikat që u duhen këtyre vendeve. Polonia dhe Republika Çeke po ndërtojnë spitale në terren, ndërsa shtretërit mbushen në pavijone dhe autoritetet thonë se kanë mbetur vetëm 12 ventilatorë në të gjitha spitalet që marrin pacientë me COVID-19 në rajonin përreth Varshavës. Kjo mund të tingëllojë e njohur, por jo për këto vende. Shumë vende në rajon vendosën kufizime të vështira në pranverë, përfshirë mbylljen e kufijve dhe mbylljen e shkollave, dyqaneve dhe restoranteve, dhe panë nivele shumë të ulëta të infeksionit edhe kur virusi vrau dhjetëra mijëra në Europën Perëndimore. Por, tani, shumë vende të Europës Qendrore po shohin një sulm të ngjashëm me atë të fqinjëve të tyre perëndimorë dhe të njëjtat paralajmërime të tmerrshme.

Ndërsa njoftoi kufizime të reja javën e kaluar, kryeministri çek Andrej Babis vendosi një datë se kur sistemi shëndetësor i vendit të tij do të shembet, nëse rregulloret e reja nuk do të vendoseshin për të ngadalësuar përhapjen e virusit: atë midis 7 dhe 11 nëntorit. Me një nga nivelet më të larta të infeksioneve në Evropë, spitalet e Republikës Çeke kërkojnë me dëshpërim vullnetarë. Qeveria po vendos mijëra studentë të mjekësisë në spitale dhe studentë të tjerë në vendet e testimit. Në Pragë, kryetari i bashkisë, Zdenek Hrib, i cili ka një diplomë në mjekësi, doli vullnetar për të ndihmuar në kryerjen e provimeve fillestare të pacientëve të mundshëm me koronavirus në një spital universitar. Së shpejti, 28 personel mjekësor nga rojat kombëtare të Nebraskës dhe Teksasit pritet të vijnë për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve në spitalin ushtarak të Pragës dhe një spital të ri në terren.

Kroacia u ka kërkuar ish-mjekëve të dalë në pension për të ndihmuar në spitale, ndërsa Sllovenia ka vënë në gatishmëri mjekët në pension dhe studentët aktualë të mjekësisë në rast se përkeqësohet situata e saj. Polonia, ndërkohë, po mobilizon ushtarët për të kryer testimin COVID-19, kështu që profesionistët mund të përqendrohen në ndihmën e pacientëve, pasi stadiumi i Varshavës dhe hapësira të tjera po shndërrohen në spitale fushore. Tri herë këtë javë, vendi raportoi rritje të reja rekord në infeksionet ditore dhe të enjten gjithashtu njoftoi një numër rekord të v d ek jeve ditore, 301.

”Në Poloni, vdekjet midis njerëzve me kancer dhe sëmundje të tjera po rriten gjithashtu sepse mjekët dhe infermierët thjesht nuk mund të mbajnë kujdesin e tyre”, tha Suwalski, shefi i repartit të kirurgjisë kardiake në Spitalin e Ministrisë së Brendshme në Varshavë. “Numri i v ik ti ma ve të kësaj pandemie nuk janë vetëm pacientët që vdesin direkt nga COVID-19. Ka gjithashtu pacientë që vdesin për shkak të ndryshimit të kushteve, dhe madje, edhe të kolapsit të sistemit mjekësor”, theksoi ai. Problemi ndihet veçanërisht në spitalet e qyteteve të vogla që nuk kanë burimet e qendrave mjekësore universitare, siç është ai në Kyjovit, një qytet juglindor i Republikës Çeke, me 11 000 banorë.

Drejtori i spitalit atje, Lubomir Wenzl, bëri thirrje për vullnetarë dhe mori aq shumë oferta sa që spitali mund të zgjidhte atë që i duhej. Kryesisht, spitali zgjodhi njerëz që kanë disa trajnime mjekësore. “Unë kam duar dhe këmbë të shëndetshme dhe kjo është diçka që një zjarrfikës mund ta bëjë”, thotë Antonin Kuchar, nënkryetar i bashkisë dhe zjarrfikës vullnetar, i cili ka ndihmuar në lëvizjen e pacientëve rreth spitalit. Vojtech Coufal, një student i inxhinierisë mekanike në një universitet në Brno, gjithashtu iu përgjigj thirrjes. 20-vjeçari ka trajnim të ndihmës së parë dhe merr mostrat e gjakut rreth kampusit të spitalit.

”Ndërsa ndihma e vullnetarëve është jetike, rolet e tyre padyshim që janë të kufizuara”, thotë Jiri Vyhnal, shefi i njësisë së kujdesit intensiv në Kyjov që trajton pacientët COVID-19 në gjendje të rëndë. “Është e pamundur të zëvendësosh ata mjekë nga dikush tjetër, sepse të duhet një kohë e gjatë për të fituar përvojë për t’u bërë një specialist i mirë i kujdesit intensiv”, thekson Vyhnal. Ndërsa numri i pacientëve me koronavirus rritet, spitali ka mbyllur disa reparte: otorinolaringologjinë, neurologjinë, rehabilitimin dhe ortopedinë. “Ne kemi qenë të detyruar të ndërpresim operacionet e planifikuara, por duhet të vazhdojmë me ato urgjente”, tha Wenzl, drejtor i spitalit. ”Ndërkohë, reparti i kujdesit intensiv ka 11 pacientë dhe mund të pranojë deri në 18 të tillë”, sipas Vyhnal.

Ai tha se ai dhe stafi i tij janë të gatshëm të punojnë në ditët e tyre të pushimit “për të parandaluar një skenar italian”, duke iu referuar mënyrës se si spitalet u stërmbushën me pacientë. “Ne do të bëjmë gjithçka”, thotë ai. “Por, sigurisht që kemi frikë, kush nuk do të kishte?”.

Next Post
KQZ miraton projekt-vendimin për implementimin e teknologjisë, Celibashi: Ja si do të funksionojë

KQZ miraton projekt-vendimin për implementimin e teknologjisë, Celibashi: Ja si do të funksionojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com