• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbillen 100 pemët e para në aksin Kombinat-Vaqarr, tre lagje të reja në Tiranë

by Java News
11/01/2020 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

100 pemët e para të mbjella sot në aksin Kombinat-Vaqarr shënojnë edhe fillimin e transformimit të të gjithë zonës, si hyrja e katërt e Kryeqytetit. Në Vaqarr ka nisur puna edhe për krijimin e lagjes së re për sistemimin e banorëve të zonës, të cilëve iu dëmtua shtëpia nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të kaluar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua aksionit për shtimin e gjelbërimit në të dy anët e këtij segmenti të rëndësishëm.

“Sot po mbjellim 100 pemët e para në konturin e rrugës, do të vijojmë kështu nga Kombinati deri në Vaqarr, ndërkohë u kërkoj të gjithë qytetarëve bashkëpunim sepse jemi duke bërë një rehabilitim total të rrugës. Siç e dini, në Vaqarr po krijojmë lagjen e re ku do të vendosen të prekurit nga tërmeti, nga e gjithë zona e Tiranës rurale, pra Vaqarri, Ndroqi, Peza. Kemi përcaktuar 3-4 vende të tilla, kështu që mezi pres që jo vetëm të bëjmë një lagje të re në zonën e Vaqarrit, por ajo të trajtohet si një vazhdim i rrugës së Kombinatit”, theksoi Veliaj.

Sipas tij, vetëm duke e urbanizuar dhe duke e trajtuar si një lagje urbane të Tiranës, në këtë zonë mund të rritet edhe vlera e pronës, edhe cilësia e jetës së qytetarëve.

“Duke hequr të gjitha varrezat e makinave, lavazheve, gomisteritë që janë buzë rrugës në Kombinat, në Vaqarr, dhe duke e trajtuar realisht si një lagje urbane të Tiranës, mund të shtojmë vlerën e pronës dhe cilësinë e jetës. Ndërkohë, me Tiranën që kemi trashëguar, sapo lije Kombinatin fillonte një zaptim total i çdo hapësire përgjatë rrugës dhe një vlerë e degraduar e pronës dhe cilësisë së jetesës dhe mjedisit”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se e gjithë rruga, nga Kombinati deri në Vaqarr, do të bëhet e re, par t’i dhënë një tjetër pamje. “Nëse në këto 30 vite është zaptuar, është përdorur pa pagesë, është dëmtuar pjesa e karrexhatës së rrugës, duke treguar një pakujdesi totale dhe mungesë respekti ndaj mjedisit, duhet të pranojmë se ajo kohë ka mbaruar. Do të duhet që të bashkëpunohet me autoritetet e Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake për lirimin e territorit, me ARRSH, që do bëjë komplet një rrugë të re nga Kombinati deri në Vaqarr dhe sigurisht me ndërmarrjet tona të pastrimit dhe gjelbërimit”, nënvizoi ai.

Veliaj siguroi se brenda pranverës do të jetë sistemuar lagjja e re e Vaqarrit, për të nisur më pas menjëherë punë edhe për dy lagjet e tjera, atë në Ndroq dhe në Pezë.

“Mezi pres që brenda pranverës, jo vetëm të kemi sistemuar lagjen e re në Vaqarr, por t’i kemi dhënë realisht një vlerë solide pronës dhe cilësisë së jetës në të dy anët e rrugës Kombinat-Vaqarr. Pastaj, hapi i dytë do jetë me lagjet e reja në Pezë dhe në Ndroq, për t’u siguruar që të treja lagjet, që me porosi të kryeministrit janë përcaktuar për banorët e prekur nga tërmeti, të marrin konturin e tyre dhe të grupohen aty ku janë edhe shërbimet, duke lënë fshatra të vjetër dhe periferikë, për t’u bashkuar në disa zona ku mund të ofrojmë edhe shërbime më cilësore, si për shëndetin edhe arsim”, theksoi ai.

Ndërkaq, pjesa e dytë e projektit ka të bëjë me gjithë rrugën nga Fabrika e Miellit deri në Kombinat. Kreu i bashkisë shtoi se edhe ky segment i kthyer në varrezë makinash do të pastrohet dhe do të lejohen vetëm hyrjet e autorizuara.

“Bashkia ka përfunduar investimin kryesor të aksit, siç është rruga “Dritan Hoxha”, po ashtu është bërë edhe rruga e Kombinatit, pra rruga e “Kavajës”, megjithatë edhe aty kemi nevojë që çfarë janë lavazhe, gomisteri, pika grumbullimi inertesh, varreza makinash, të respektojnë ligjet e këtij vendi. Një varrezë makinash duhet të jetë 1 km nga aksi i rrugës dhe jo në buzë të rrugës. Rrugët nuk janë për varreza makinash, por për njerëzit. Ndaj, edhe në segmentin Fabrika e Miellit – Kombinat do të bëjmë një pastrim, do të ketë një rrethim me kangjella, do të ketë vetëm hyrje të autorizuara”, tha ai, teksa kërkoi bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve që kanë bizneset në këtë zonë të punojnë me autoritetet shtetërore.

Next Post
Në altar e shoqëroi vëllai/ Dalin pamjet nga dasma e shqiptares që u vra tragjikisht nga i ati në Australi

Në altar e shoqëroi vëllai/ Dalin pamjet nga dasma e shqiptares që u vra tragjikisht nga i ati në Australi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apple dorëzohet, pranon problemin e iPhone XS

Përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër, “Apple” gjobitet me 5.7 miliardë dollarë!

September 28, 2026
Liga e Kombeve/ Maran i kujdesshëm para San Marinos: Të tregojmë respekt për ta! Duhet të bëjmë ndeshje serioze

Liga e Kombeve/ Maran i kujdesshëm para San Marinos: Të tregojmë respekt për ta! Duhet të bëjmë ndeshje serioze

September 28, 2026
“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

“Auditim në SHISH pas arrestit të Hysenit”- Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë, çfarë thanë kreu i SPAK dhe kryeministri Rama: Nuk u cenua siguria kombëtare

September 28, 2026
Edhe Greqia ndjek modelin italian, qendër riatdhesimi për emigrantët në një vend afrikan!

Edhe Greqia ndjek modelin italian, qendër riatdhesimi për emigrantët në një vend afrikan!

September 28, 2026
Anija “Starship” e StarX hyn në orbitë për herë të parë! Pavarësisht defektit të motorit e përfundon misionin me shpërthim në Paqësor (VIDEO)

Anija “Starship” e StarX hyn në orbitë për herë të parë! Pavarësisht defektit të motorit e përfundon misionin me shpërthim në Paqësor (VIDEO)

September 28, 2026
“After School”, Kushi nga Pogradeci: Një nismë pozitive, siguria e fëmijëve në shkollë është fokusi kryesor

“After School”, Kushi nga Pogradeci: Një nismë pozitive, siguria e fëmijëve në shkollë është fokusi kryesor

September 28, 2026
Negociatat SHBA-Iran, Trump shfaqet i hapur për lehtësimin e sanksioneve në këmbim të progresit bërthamor

Negociatat SHBA-Iran, Trump shfaqet i hapur për lehtësimin e sanksioneve në këmbim të progresit bërthamor

September 28, 2026
Nations League/ Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë! Maran: Ndeshje të tilla ndihmojnë për mentalitetin e skuadrës

Nations League/ Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë! Maran: Ndeshje të tilla ndihmojnë për mentalitetin e skuadrës

September 28, 2026
Komandanti i NATO-s: Rusia po rrit presionin mbi qeveritë evropiane për të ndalur mbështetjen ndaj Kievit

Komandanti i NATO-s: Rusia po rrit presionin mbi qeveritë evropiane për të ndalur mbështetjen ndaj Kievit

September 28, 2026
Starti horror s’e demoralizon, Klop: Preferoj një nisje të keqe, por me një fund pozitiv!

Starti horror s’e demoralizon, Klop: Preferoj një nisje të keqe, por me një fund pozitiv!

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com