• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbijetesa e emigrantëve/ Historia e Tomorrit: Si e kalova La Mansh-in me kamerdare!

by Java News
05/06/2023 22:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tomorr Qama tregoi historinë e jetës së tij në rubrikën jeta ime në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV. Qama rrëfeu ndodhitë e tij të jetës nga internimi në Skrapar e deri te mbërritja me kamerdare në brigjet e Anglisë.

“Unë kam lindur në Tiranë në vitin 1960 dhe gjyshi im ishte toger në kohën e Ahmet Zogut. Origjina e familjes Qama është nga Bogova, atje është prejardhja jonë. Në prill të ‘67-ës na kanë internuar në Skrapar, isha vetëm 7 vjeç. Në vitin 1991 unë shkova në Vlorë pasi aty kisha edhe familjen. Edhe në ato vitet e demokracisë fillova punë në polici, por edhe aty nuk eci dhe aq mirë. Unë kam punuar në Vlorë në polici kur ishte lufta e shqiptarëve me shqiptarët, në vitin ’97. Unë pashë shumë gjëra atë periudhë. Në vitin 1998 kam qenë edhe në luftimet në Kosovë, madje kam çuar edhe disa armë në Mitrovicë për të ndihmuar.

Tani unë jam në Irlandën e Veriut, në Belfast, njësoj si të jem në Kosovë për Shqipërinë. Unë jam invalid, për shkak të një atentati që në Shqipëri ia vendosën emrin aksident. Njërin krah e kam të thyer dhe tjetri e ka nervin të dëmtuar. Pranë kalimit të Casa Italia më përplasi kamioni në krahun e pasagjerit. Kreu i policisë së asaj kohe fajin ma la mua si pasagjer. Unë këtu kam ardhur për t’u kuruar dhe uroj të bëhem më mirë. Por ende nuk e di se çfarë të drejta do të më japë Britania e Madhe.

Si erdha në Irlandën e Veriut?

Kam ikur nga Durrësi në Itali, më tej në Francë dhe në Angli. Unë kam kaluar nga Kanali i La Manshit me 58 veta ku shumica ishin gra dhe fëmijë, në 22 shtator të vitit 2022, me një kamerdare. Gomonet kanë pompa për shkarkimin e ujit, ndërsa ajo që ishim ne ishte një kamerdare pa asnjë siguri dhe nëse nuk do të na shpëtonte policia angleze, 58 veta do të ishin në fund të detit.

Nata e kalimit ishte një tmerr. Disa djem më ndihmuan e mua të kaloj. Anglezët m’i morën të gjitha dokumentet. Por pavarësisht kalova në Irlandën e Veriut. Djali im punon në Irlandën e Jugut dhe ai më ndihmon për të jetuar. Si azil kërkues Anglia më nxori në gjyq në Belfast, ndërsa për djalin më kërkuan që ta merrnin në jetimore. Mua më merr malli për të gjitha trojet shqiptare se i kam kaluar të gjitha. Mbase një ditë do bëhet mirë për ne që e duam Shqiptarinë e prapë morëm arratinë.”,u shpreh ai./m.j

Next Post
Burgu i jep leje Saimir Tahirit për të marrë pjesë në varrimin e të atit

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori: Vendim luksi. U burgos për statistikë. Politika kërkonte një ministër në burg si rezultat të drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kujdes nga mesazhet në Whatsap…”, Policia e Shtetit, paralajmërim për fushatë mashtruese

“Kujdes nga mesazhet në Whatsap…”, Policia e Shtetit, paralajmërim për fushatë mashtruese

December 30, 2025
Kërkimi shkencor në hije, pse 0,3% e PBB-së nuk mjafton për zhvillimin afatgjatë

Kërkimi shkencor në hije, pse 0,3% e PBB-së nuk mjafton për zhvillimin afatgjatë

December 30, 2025
“I përdor paratë për lëmoshë…”/ Haxhiu krahason Ramën me Kurtin: Shqipëria ka zhvillim të madh dhe…

“I përdor paratë për lëmoshë…”/ Haxhiu krahason Ramën me Kurtin: Shqipëria ka zhvillim të madh dhe…

December 30, 2025
A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

December 30, 2025
Goditi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Gjermani 60-vjeçari shqiptar

December 30, 2025
12 vite pas aksidentit, jeta e heshtur e Michael Schumacher

12 vite pas aksidentit, jeta e heshtur e Michael Schumacher

December 30, 2025
A do i njohë PD zgjedhjet? Kaso: Duke parë duke bërë, duhet të presim të gjitha hallkat

“Opozita nuk prodhon asnjë ide”/ Mahmutaj: Nëse mbahen zgjedhje, Rama merr 10 deputetë më shumë

December 30, 2025
CIA kryen sulm me dron në një strukturë portuale në bregdetin e Venezuelës, i pari brenda vendit

CIA kryen sulm me dron në një strukturë portuale në bregdetin e Venezuelës, i pari brenda vendit

December 30, 2025
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Policia ‘blindon’ Tiranën për festimet e Vitit të Ri, shtohen kontrollet dhe patrullimet

December 30, 2025
Riparohet defekti i tubacionit, nis furnizimi i Vlorës me ujë pas pesë ditësh ndërprerje

Riparohet defekti i tubacionit, nis furnizimi i Vlorës me ujë pas pesë ditësh ndërprerje

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com