• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Mbijetesa 50 vjeçare e lekut shqiptar, reforma monetare që ende nuk ka mbaruar 

by Aalison Pearse Stevens
03/09/2016 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma e ndryshimit të monedhës,lekut shqiptar, nisi 51 vjet më parë,pra një gjysmë shekulli,reformë e cila akoma nuk ka përfunduar. Me 1 janar 1965 sipas reformës monetare të vendosur më 1964, u zëvendësua leku i përdorur deri atëherë, me atë të ri. Me lekun e ri reduktohej një me dhjetë. Pra 500 lekë i kohës , tashmë zëvendësohej me 50 lekë. Prerja me e madhe ishte 100 lekë, që i korrespondonte 1000 lekëshit të atëhershëm.

Mendohej se forma e re e monedhës do hynte në qarkullim shpejt, por ende më shumë se gjysmë shekulli, shqiptarët dhe organizmat shtetërorë, flasin më shumë me lekë të vjetër se me lekë të rinj. Edhe pas reformës financiare të vitit 1991,me ndryshimin e sistemit politik, kur prerjet e monedhave kanë shkuar në vite deri në 5000 lekë, pothuajse shumica vijojnë të flasin me të “vjetër” dhe “të rinj”,bile mediat elektronike flasin edhe kundër normave drejtshkrimore,duke thënë “lekë të reja” në vend fjalës “të rinj”.

Turistët e huaj befasohen,po ashtu edhe shqiptarët e Kosovës.Shpesh gjatë luftës janë përdorur lekët ashtu siç flitej,me të vjetra,duke shtuar çmimet dhjetë fishin.
Emigrantët që kanë vite jashtë Shqipërisë, e kanë të vështirë tashmë të orientohen kur bëjnë këmbimin e lekut shqiptar. Dyqanet vendosin etiketa me të reja, e në rrugë e mjedise gjithçka shkruhet me të vjetra. Kjo është historia e pabesueshme e monedhës në Shqipëri. Një histori me lekë të vjetër dhe lekë të rinj që bën konfuz këdo, me përjashtim të vetë shqiptarëve.

Po kur ka nisur kjo histori dhe si shpjegohet që ndryshe nga vende të tjera të botës që kanë pasur histori të ngjashme, Shqipëria vijon me këtë dyzim? Shqipëria nuk ka një histori pozitive me monedhën. Deri në fillim të viteve ’20 të shekullit të kaluar, në qarkullim ishte monedha turke. Po në këtë kohë përdoreshin njëkohësisht pothuajse të gjitha monedhat e vendeve të fuqishme evropiane, nga sterlina e franga e deri tek korona e lireta. Ne vitin 1926 u emetua leku, monedha vendase, e cila më pas emërtoi edhe kartëmonedhën. Emri i lekut u muar nga emri Aleksandër ,në nderim të Aleksandrit të Madh që mendohej se ishte shqiptar. Për historinë e lekut shqiptar,na ka lënë material me vlerë ekonomisti dhe shkrimtari Mitrush Kuteli.

ma.me

2 l1l2l3l4l5l6

Next Post
Clinton akuzon Putinin se po ndërhyn në zgjedhjet në SHBA

Clinton akuzon Putinin se po ndërhyn në zgjedhjet në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

November 8, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

November 8, 2026
“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In