• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Mbi zgjedhjet e pjesëshme opozitare të Lulzim Bashës!

by Mero Baze
05/08/2019 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

 

Dy parti opozitare kanë vendosur të regjistrohen për zgjedhje më 13 tetor, në përpjekje për të konsideruar si të vlefshëm dekretin e Presidentit Meta, duke e bërë tërësisht jo serioz dhe aksionin opozitar.

 

Pas 30 Qershorit, kur Partia Demokratike humbi gjithçka dhe praktikisht është një parti jashtë sistemit, retorika kryesore e Lulzim Bashës ishte 13 tetori dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e dekretuara nga Ilir Meta.

 

E gjitha kjo fillimisht iu bë për të inkurajuar kryetarët e bashkive në detyrë, që të mos rikandidonin për 30 Qershor dhe më pas, për t’i gënjyer ata deri më sot, kur duhet të lëshojnë zyrat e fundit.

 

Tani Lulzim Basha e ka bërë tërësisht jo serioze situatën opozitare, pasi ndryshe nga të tjerët, ky nuk bën as sikur do të hyjë në zgjedhje.

 

Jo se Monika Kryemadhi dhe Fatmir Mediu do bëjnë vërtet zgjedhje të pjesëshme opozitare, por të paktën bëjnë sikur respektojnë ata që kanë gënjyer me vetëdije, kur u kanë mbushur mendjen kryetarëve në detyrë të mos rikandidonin.

 

Madje Xhelal Mziu akoma betohet se do të qëndrojë në zyrë deri më 13 tetor edhe pse partia nuk do të regjistrohet.

 

Lulzim Basha është sot i pamëshirshëm dhe me ata që ka gënjyer deri më sot. Ata para të cilëve është betuar se nuk do të ketë 30 Qershor, ata para të cilëve është betuar se nuk i nxjerr njeri nga zyra, ata para të cilëve është betuar se do ketë zgjedhje më 13 tetor, sot ndjehen njerëzit më të tallur prej tij.

 

Dhe jo vetëm ata. Të tallur ndjehen dhe aleatët e vegjël të PD, ata që Lulzim Basha nuk është se i ka të nevojshëm për vota, por i donte si zëra kundër kritikëve të brendshëm në PD. Edhe ata ndjehen si njerëz të lënë rrugëve.

 

LSI po ashtu. Mes dilemës për të respektuar dekretet e Metës dhe aleancën me Bashën, sot LSI ngushëllohet me faktin se PD do t’i vëzhgojë zgjedhjet e 13 tetorit dhe do thotë që ishin të rregullta.

 

Por ajo që është mbi të gjitha e pamëshirshme nga Lulzim Basha, ka të bëjë me faktin se ai e ka futur opozitën në një rrugë pa krye, nga e cila opozita jo vetëm që nuk tërhiqet dot, por as Bashës nuk ka çfarë i bën.

 

Sot gjithë opozita është në funksion vetëm të dëshirës së Lulzim Bashës për t’u bërë kryeministër. Të gjithë të tjerët që aspirojnë të bëhen kryetarë bashkish, këshilltarë, apo zyrtarë të shtetit, janë të dënuar të përjashtohen nga çdo lloj gare që i jep pushtet PD, nëse më parë, nuk sigurohen që Lulzim Basha bëhet kryeministër. Dhe ai nuk ka ndërmend të hyjë në ndonjë palë zgjedhje për këtë çështje. Atij i është mbushur mendja që gjërat fitohen në tavolinë dhe në pazar dhe jo në fushë betejë. Ndaj deri atëhere, ju të tjerët “ngrohuni në diell”. Ose bëni sikur luani zgjedhjesh. (Tema)

Next Post
Sfida/Si “liliputët” e Balltikut po i rezistojnë “gjigandit” Putin

Putin i prerë: Do të ndërtojmë raketa bërthamore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

March 21, 2026
Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

March 21, 2026
OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

March 21, 2026
Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

March 21, 2026
I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

March 21, 2026
Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

March 21, 2026
Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

March 21, 2026
“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

March 21, 2026
Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In