• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe (pa)ligjshmërinë e pergjimeve të SKYECC

by Gurali Brahimllari
13/02/2025 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga av. Gurali Brahimllari

Mbremjen e djeshme, Gjykata Kushtetuese njoftoi në rrugë elektronike arsyetimin e vendimit të shpallur në dt 30/12/2024, mbi ankimini ndividual kushtetues të të pandehurit Pëllumb Gjoka, të cili edhe e publikoi më pas në faqjen e saj zyrtare.

Edhe pse verdikti për rrëzimin e këtij Ankimi, kishte zbehur tërësisht  pritshmërite  për një qëndrim objektiv, nga leximi i shpejtë i arsyetimit të këtij vendimi krijohet perceptimi për një qasje më të baraspeshuar të problematikave të shumta që janë evidentuar mbi mënyrën e përftimit dhe të qarkullimit në procesin penal të komunikimeve të platformës së koduar SkyECC.

Gjykata Kushtetuese  ka zgjedhur të  theksojë në këtë vendim,  dallimin midis “provave” që shërbëjnë për të krijuar “dyshimin e arsyeshëm” për caktimin e një mase sigurimi personal, me cilësinë  e “provave”  që formësohen gjatë gjykimit të çështjes në themel duke kërkuar nga Gjykatat e juridiksionit të zakonshëm  që të vënë në diskutim dhe të  vlerësojnë përdorimin e rezultateve  të përgjimeve të kryera nga autoritet Franceze, , me orinetimin se të dhënat, informacionet apo faktet objekt prove në këtë fazë të procedimit penal nuk kërkohet që të jenë në të njëjtin nivel provueshmërie me ato mbi të cilat bazohet vendimi i themelit që ka të bëjë me (pa)fajësinë e të pandehurit dhe gjatë të cilit do të formësohen edhe provat që kanë të bëjnë me të provuarit e akuzës penale…. “. Në këtë drejtim, Gjykata vlerëson të theksojë dallimin që ekziston midis konceptit të provave të cilat shërbejnë për vërtetimin e fajësisë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm dhe atyre të dhënave, informacioneve apo fakteve, objekt prove, të cilat shërbejnë për krijimin e dyshimit të arsyeshëm se personi nën hetim mund të ketë kryer veprën penale. Gjykata thekson se provat formësohen në procesin penal të themelit në përputhje me parimin e kontradiktoritetit dhe barazisë së armëve dhe garancitë e tjera të një procesi të drejtë, që qëndrojnë në themel të procesit gjyqësor penal”

Me këtë këndvështrim, Gjykata Kushtetutese,  ndonëse është shmangur nga dhënia e një përgjigje shteruese për problematikat themelore të ankimit kushtetues, konstatojmë  se, në ndryshim nga sa është “ushqyer” opinioni publik,  nuk i ka konsideruar të ligjshme përgjimet e realizuara në France ne peridhën 24/06/2019 – 09/03/2021 dhe as të përdorëshme rezultatin e tyre për ngritjen e akuzave dhe deklarimin fajtor të të dyshuarve.

Përkundrazi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka kërkuara, thuajse në mënyrë ultimative, nga gjykatat e juridiksionit të zakonshëm, që gjatë shqyrtimit, në themel, të  çështjes  të vënë në diskutim dhe të japin zgjidhje pretendimeve të mbrojtes mbi  ligjshëmrinë  dhe përdorshmërinë e komunikimeve të kryera në  aplikacionin SkyECC në lidhje me mënyrën dhe formën e marrjes së komunikimeve (transkriptet e ardhrua në një CD) dhe  pajtueshmërisë së tyre me parashikimet e dispozitave të KPrPenale.

Po kështu Gjykata Kushtetuese kërkon nga Gjykatat që po gjykojnë çështjen në themel, të mbajnë qëndrim në lidhje me “aspektet që kanë të bëjnë me përgjimin masiv apo të padrejtuar” si edhe për vërtetimin e “lidhjes së kërkuesit me abonentin e kodit pin që i është atribuar atij.”

Edhe pse ankuesi Pëllumb Gjoka dhe mbrojtja e tij e përshendesin këtë qasje të Gjykatës Kushtetuese,  janë të vendosur për të dërguar këtë çështje në Gjykatën e Strasburgut, për shkak se kanë bindjen se transkriptet e ardhura nga autoritet franceze përbëjnë rezultate të përgjimit  masiv e të padrejtuar, i cili nuk mund të kryhet në vendin tone sepse nuk parashikohet  nga dispozitat ligjore që disiplinojnë PËERGJIMIN ë Republikën e Shqipërisë (madje as përgjimin që kryehet në kuadër të strukturave të inteligjencës sekrete). Prandja rezultatet e këtij lloj përgjimi(masiv e të padrejtuar) nuk mund të përdoren në këtë proces penal.

Për më tepër ne vlerësojmë se Gjykata Kushtetutese kishte detyrën funksionale për të dhënë  përgjigje shteruese për këto problematika dhe të mos ia delegonte zgjidhjen e tyre gjykatave të juridiksionit të zakonshëm,  me arsyetimin se:

“96. Gjykata, pa paragjykuar (pa)fajësinë e kërkuesit për kryerjen e veprave penale për të cilat është caktuar masa e sigurimit “Arresti në burg”, ashtu edhe vendimmarrjen në përfundim të procesit penal ndaj tij, vlerëson të theksojë se në gjykimin në themel, në të cilin merren dhe formësohen provat, kërkuesi ka mundësinë dhe të drejtën që të kundërshtojë, në drejtim të ligjshmërisë dhe përdorshmërisë së tyre, edhe komunikimet e kryera në aplikacionin Sky ECC të marra përmes letërporosisë nga autoritetet franceze, si në këndvështrim të mënyrës dhe formës së marrjes së tyre, ashtu edhe pajtueshmërisë së tyre me parashikimet e dispozitave të KPP-së, referuar si aspekteve që kanë të bëjnë me përgjimin masiv apo të padrejtuar, ashtu edhe lidhjes së kërkuesit me abonentin e kodit pin që i është atribuar atij.

Janë gjykatat e juridiksionit të zakonshëm që kanë kompetencën të vlerësojnë, gjatë procesit të formësimit të provave në procesin penal, edhe ato pretendime që kanë të bëjnë me aspekte të (pa)vlefshmërisë dhe (pa)përdoshmërisë së provave, në përputhje me parimet dhe garancitë e së drejtës për proces të drejtë ashtu edhe me parimet e sanksionuara në nenin 32, pika 2, të Kushtetutës, që ndalon deklarimin fajtor mbi bazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë të paligjshme, si dhe nenin 30 të Kushtetutës për prezumimin e pafajësisë. 

Me këtë arsyetim del se Gjykata Kushtetuese edhe pse nuk ka mbajtur vetë qëndrim përfundimtar, ka evidentuar, qartësisht, problematikat thelbësore që lidhen me paligjëshmëriën e mënyrës së formimit të traskripteve, faktin se ato janë rezultate të përgjimeve masive dhe të padrejtuara, dyshimin për identifikimin e ankuesit si përdorues i platformës SkyECC, nevojën e vlerësimit të tyre sipas parimit të përcaktuar nga nëni 32/2 i Kushtetutës mbi efektet e të dhënave të mbledhrua në mënyrë të paligjëshme, por i ka parë këto të lidhura me fazën e gjykimit të çështjes në themel,

Prandaj besojmë se Gjykatat e juridiksionit të zakonshëm do të keni kurajon profesionale për të përmbushur këto “detyra” konkrete të lëna nga Gjykata Kushtetuese, e cila me këtë arsyetim duket se ka zgjedhur  të justifikojë mbajtjen në paraburgim të ankuesit Gjoka në mungesë të dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova, përderisa transkriptet e komunikimeve të SKYECC, sipas vendimit të GJED (Lukxenburg) janë rezultate të përgjimeve të telekomunikacionit dhe përdorimi i tyre në procesin penale është i paligjshëm përderia kushtezohet nga pajtueshmëria e legjislacionit të vendit të orgjinës me raport me legjislacionin që disiplinon PËRGJIMIN në  Republikën e Shqipërisë.           

Next Post
Mbështetësit e Veliajt para SPAK dhe GJKKO, policia sqaron pse nuk u proceduan

Mbështetësit e Veliajt para SPAK dhe GJKKO, policia sqaron pse nuk u proceduan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!”/ Berisha: Kurrë nuk mendoj të përgatis liderin pasardhës, është detyrë e…

“Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!”/ Berisha: Kurrë nuk mendoj të përgatis liderin pasardhës, është detyrë e…

December 20, 2025
Tregtim i paligjshëm i lëndëve piroteknike për festat e fundvitit/ Nën hetim dy pronarë marketesh në Kolonjë

Tregtim i paligjshëm i lëndëve piroteknike për festat e fundvitit/ Nën hetim dy pronarë marketesh në Kolonjë

December 20, 2025
3 orë protestë e përplasje para Kryeministrisë, shoqërohen në polici 4 aktivistë të “Shqipëria Bëhet”

3 orë protestë e përplasje para Kryeministrisë, shoqërohen në polici 4 aktivistë të “Shqipëria Bëhet”

December 20, 2025
Mjegulla e dendur mbulon Peshkopinë/ Ndeshja Korabi-Burreli anulohet për shkak të kushteve të motit

Mjegulla e dendur mbulon Peshkopinë/ Ndeshja Korabi-Burreli anulohet për shkak të kushteve të motit

December 20, 2025
Mjegulla ‘pushton’ aksin Tuneli i Kalimashit-Morinë, policia apel drejtuesve të mos ecin me shpejtësi

Mjegulla ‘pushton’ aksin Tuneli i Kalimashit-Morinë, policia apel drejtuesve të mos ecin me shpejtësi

December 20, 2025
“Më futi në telashe me shefin sepse vajzat ishin…”, zbulohen fantazitë e errëta të Jeffrey Epstein

“Më futi në telashe me shefin sepse vajzat ishin…”, zbulohen fantazitë e errëta të Jeffrey Epstein

December 20, 2025
E denoncoi gruaja se ngacmoi seksualisht dy vajzat e tij të mitura, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim

E denoncoi gruaja se ngacmoi seksualisht dy vajzat e tij të mitura, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim

December 20, 2025
Mbështetje financiare për klubet, Komiteti Ekzekutiv miraton fondin 3 milionë euro

Mbështetje financiare për klubet, Komiteti Ekzekutiv miraton fondin 3 milionë euro

December 20, 2025
Britania shkurton ndjeshëm fondet kundër ndikimit rus dhe dezinformimit në Ballkanin Perëndimor

Britania shkurton ndjeshëm fondet kundër ndikimit rus dhe dezinformimit në Ballkanin Perëndimor

December 20, 2025
Jeta e re në Tiranë e Françeska Muratit, a është ndarë ajo nga bashkëshorti?!

Jeta e re në Tiranë e Françeska Muratit, a është ndarë ajo nga bashkëshorti?!

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In