• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi solidaritetin e vërtetë, dhe profetët e rremë!

by Mero Baze
26/11/2019 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shqipëria po përballet me një krizë të vërtetë humanitare, pasi 21 vetë u vranë dhe mijëra të tjerë kanë mbetur pa strehë në mënyrë afatgjate, nga një valë tërmetesh që ka prekur bregdetin shqiptar.

Në këto kushte vendi ka nevojë për një plan real për strehimin e përkohshëm të viktimave dhe dhënien fund të “nekrofilisë” politike që tenton të bëjë politikë dhe me fatkeqësitë natyrore.

Sa i përket planit real të strehimit të viktimave, Kryeministri Edi Rama, u ka kërkuar pronarëve të hoteleve turistike në bregdetin e Durrësit, të lidhin një marrëveshje afatgjatë me qeverinë për të strehuar familjet e dëmtuara nga tërmeti, shtëpitë e të cilave do të duan kohën e tyre të rindërtohen.

Kjo është një zgjidhje e qëndrueshme e kësaj krize humanitare, e cila duhet shoqëruar dhe një infrastrukturë të re sociale për të integruar fëmijët në shkollat afër, dhe për të mundësuar vazhdimin e punës së prindërve të tyre.

Por, përveç hoteleve, qeveria mund të identifikojë dhe apartamentet e dyta bosh të mijëra qytetarëve të Tiranës në bregdet, dhe pse jo dhe vilat trekatëshe nga Lalzi në Qerret, për t’u vënë në dispozicion të njerëzve pa strehë kundrejt garancive të qeverisë për pagesat për pronarët, pasi banesat private e dëmtojnë më pak perspektivën e turizmit se sa bllokimi i hoteleve.

Për fat të mirë Shqipëria ka një mbiprodhim të apartamenteve të dyta nga Lalzi në Qerret dhe kjo mund të jetë një mundësi përr ta zbutur krizën humanitare, pasi qëndrimi në apartamente i bën më natyrale jetën e re të viktimave të tërmetit.

Kur them që qeveria duhet të krijojë një inventar të tyre kam paraysh që ajo duhet të sillet si partnere me këta pronarë, duke u ofruar atyre pagesën për apartamentet.

Pastaj nëse dikush prej atyre që mban fjalime për humanizëm dhe solidaritet i lind në zemër ta japë falas apartamentin apo vilën, ai do të jetë solidaritet i vërtetë dhe meriton të respektohet.

Por fati i Shqipërisë është që ka strehë të gatshme të përkohshme për të gjithë viktimat. Dhe kuptimi i gjendjes jashtëzakonshme, është pikërisht detyrimi që qeveria t’i vërë ato në dispozicion të viktimave.

Nuk besoj se opozita mund të kundërshtojë plane të tilla. Së paku deri tani është treguar e kujdesshme në fjalorin e saj politik.

I vetmi që po e trajton fatkeqësinë natyrore që ka zënë shqiptarët si një fat për profecitë e tij idiote, është Ilir Meta.  Ai mund të na e kishte kursyer kujtesën për një nga idiotësit e tij kur me një krekosje nekrofili para derës së spitalit të traumës, ku dukej se mendonte vërtet, që ne mund të kishim shpëtuar po të dëgjonim paralajmërimet e tij idiote për tërmete. Nuk e di tamam se si do shpëtonim, por një version është që këto katër muaj, qyshkur ai na ka paralajmëruar, ne të flinim jashtë.

Në një ditë, kur 21 shqiptarë është e sigurtë që kanë humbur jetën dhe të tjerë janë nën rrënoja, ky mund të jetë i vetmi njeri që i shkon mendja tek marrëzitë e veta, dhe kur ato, ne përpiqemi t’i harrojmë.

Dhe kjo shikohet gjatë gjithë ditës në gjestet e Presidentit, që nga krekosja që ai dhe Çim Peka dinë të parashikojnë tërmete dhe deri tek ngritja e flamurit gjysmështizë, ende pa u numuruar viktimat, a thua se dhe gara për për të mbajtur zi, është garë politike.

Problemi është se qeveria tashmë i ka detyrat konkrete. Ajo duhet të shpëtojë çdo viktimë ende të mbijetuar, dhe të strehojë në një periudhë afatgjatë mijëra njerëz mbetur pa strehë, duhet të menaxhojë me efiçencë ndihmën e huaj dhe duhet të krijojë klimë solidariteti për qytetarët që duan të kontribuojnë me strehim ose ndihma financiare. Ilir Metën dhe gjestet e tij duhet t’i injorojë. Mund ta marrë seriozisht vetëm po dhuroi shtëpinë e Lalzit për të pastrehët.

Next Post
Bilanci/Janë tashmë 23 të vdekur nga tërmeti!

Bilanci/Janë tashmë 23 të vdekur nga tërmeti!

Comments 1

  1. Toni says:
    7 years ago

    U plake e se le servillekun

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia: Marrëveshja e re e mbrojtjes nuk e shënjestron Iranin -

Raporti i frikshëm: Irani ekzekutoi 901 persona në shtatë muaj, mes viktimave edhe gra dhe të mitur!

August 19, 2026
“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

August 19, 2026
Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Lufta SHBA-Iran, nafta kap çmimin rekord, shkon në rreth 92 dollarë për fuçi! Skenarët e frikshëm të rikthimit te 100 USD

August 19, 2026
Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

August 19, 2026
Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

August 19, 2026
OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

August 19, 2026
VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

August 19, 2026
Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

August 19, 2026
FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com