• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi shfaqjen e fantazmës së Sali Berishës në Presidencë

by Mero Baze
20/11/2019 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Vizita e Sali Berishës në Presidencë ishte e panevojshme për Ilir Metën. Ai ka më shumë se një vit që e ka atë këshilltar të krizës që ka prodhuar dhe bashkëluftëtar të betejës kundër reformës në drejtësi. Ai është ideatori dhe mbështetësi i djegies së mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve, mbështetës i dhunës në rrugë dhe teorisë së revolucionit që do të tojë me dhunë. Ai është mbështetës i përpjekjes për puç kushtetues të Ilir Metës dhe inkurajuesi i fundit i klithmave për vetëijim të tij.

Ka një jetë të tërë që fuqinë politike e mbështet tek përgjakja dhe viktimat. Ndaj Ilir Meta mund ta kursente lodhjen e tij zike deri në Presidencë, se është dhe moshë e thyer, vetëm që të na tregojë se u këshillua me një ish- president. Për herë të fundit, kur ai ka dalë nga dera e asaj godine, Shqipëria ishte e zhytur në gjak dhe me tre mijë të vrarë, dhe pas 22 vjetësh, ende nuk e ka marrë veten.

Nga ana tjetër, ky takim është i panevojshëm dhe për Partinë Demokratike, pasi i krijon një hutim dhe çoroditje, se kë ka kalë beteje Sali Berisha në këtë histori. Kryetari formal i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po i qëndron larg kësaj historie. Ai po merret kryesisht me të ardhmen e bujqësisë dhe blegtorisë në vend dhe mundësinë e bujqësisë digitale, kur të vijnë në pushtet.

Niveli i angazhimit të tij politik, qetësia me të cilën organizon takime nëpër fshatra dhe njëlloj ngopje me gjumë që i vërehet në fytyrë, është në kontrast të thellë me nervat e shkatërruara të Ilir Metës dhe Sali Berishës, me retorikën e tyre staliniste kundër faktorit perëndimor në Shqipëri dhe thirrjet për rrëmbim armësh, nën fantazmën e fundit të Allendes. Kjo në një farë mënyre e çorodit Partinë Demokratike, pasi tani është më e paqartë se kurrë, se nga duhet shkuar, nga pushka ku e thërret Berisha e Meta, apo kazma e lopata, ku e thërret Basha.

Për ata që duan luftë, Berisha duket se u ka gjetur një kryetar të ri opozitarëve, dhe ai është Ilir Meta, por nuk ka njoftim që Basha ka ikur. Ai vazhdon të jetë kryetar dhe po merret me reformën zgjedhore dhe reformën në bujqësi. Pastaj do të hyjë në zgjedhje.

Së fundmi, shfaqja e fantazmës së Berishës në Presidencë e bën dhe më të vendosur faktorin perëndimor t’i rezistojë retorikës agresive të tyre. Nën thirrjet e sotme për të mbrojtur Presidencën me trupat e tyre dhe me gjak po qe nevoja, Berisha nuk është se mund të prishë ndonjë punë më shumë se sa ka prishur, me SHBA dhe vendet e tjera perëndimore, ndërsa Ilir Meta thjesht do t’i përgjigjet ndonjë telefonate të vështirë, për t’i treguar se Perëndimi nuk ka axhendën e tij. Fantazma e Sali Berishës nuk tremb dot më askënd në Presidencë.

Ajo mund t’i kujtojë shumëkujt luftën, por ngjall neveri ndaj luftënxitësit, mund të kujtojë të vrarët e tij, por zgjon urrejtje ndaj tij, mund të kujtojë që dikur një president dogji Shqipërinë për të shpëtuar vetë, por nuk na bind dot, se tani do djegë Ilir Metën për të shëptuar vetë përsëri. Bashkë do ikin. /Tema/

Next Post
Merkel përsërit në Zagreb apelin për Shqipërinë dhe MV: Të hapen negociatat sa më shpejt me BE-në

Merkel përsërit në Zagreb apelin për Shqipërinë dhe MV: Të hapen negociatat sa më shpejt me BE-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In