• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi procesin për kualifikimin dhe zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese

by Gurali Brahimllari
04/09/2025 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga av. Gurali Brahimllari 

Këto ditë në media është publikuar pjesë e vendimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi lidhur me plotësimin e vakancës së shpallur, kohë më parë nga Gjykata e Lartë, pas deklarimit prej saj të përfunduar të mandatit të znj. Olta Zaçaj, Kryetare aktuale e Gjykatës Kushtetuese.

Nga informacionet e publikuara del se në garë kanë marrë pjesë 13 kandidatë, prej të cilëve pas procedurës së ndjekur nga KED, vetëm 6 prej tyre janë kualifikuar për të vazhduar garën. Kandidatët që u përzgjodhën dhe pritet t’i nënshtrohen votimit nga Anëtarët e Gjykatës së Lartë janë:

-Florjan Ballhysa, Genta Tafa, Alma Faskaj ish funksionare të Institucioneve të Vetingut;

-Asim Vokshi, në funksion Anëtar i Gjykatës së Lartë si edhe

-Alban Toro dhe Naureda Llagami, ish funksionarë të KLGJ-së,

Në opinionin publik është duke u debatuar mbi konfliktin e interesit të kandidatëve të sipërpërmendur, të cilat janë përzgjedhur nga KED, për tu votuar e zgjedhur si Anëtarë të  Gjykatës Kushtetuese. Diskutimi duket se është fokusuar më shumë në faktin se një prej kandidatëve, z. Asim Vokshi është aktualisht Anëtar i Gjykatës së Lartë.

Duke kujtuar lexuesin se në Dhjetor 2018 kam qenë zgjedhur me short si pjesë e KED-së (anëtar zëvendësues), vlerësova të shpreh publikisht mendimin tim në lidhje me këtë çështje:

– Ligji nuk e ndalon një Anëtar të Gjykatës së Lartë, në detyrë, që të konkurrojë e zgjidhet si Anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

– Renditjen e kandidatëve sipas pikëzimit për çdo kriter të përcaktuar në ligj e kryen organi kushtetues, sikurse është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, anëtarët e të cilit zgjidhen me short.

– KED ka verifikuar edhe konfliktin e interesit për z. Asim Vokshi dhe e ka lejuar konkurrimin e tij.

– Askush nuk duhet të dyshojë mbi vullnetin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë të cilët LIGJI i thërret të votojnë për plotësimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese (sigurisht që z.Vokshi nuk mund të votojë). Prandaj Z. Asim Vokshi duhet të jetë pjesë e kandidatëve që do të duhet të votohen nga Gjykata e Lartë për Anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

– Pengesë, sipas meje, kanë patur dhe kanë VETINGARËT, për të cilët ligji ndalon promovimin në organet e drejtësisë pas përfundimit të mandatit.

– Neni 29 pika 6 e Ligjit nr. 84/2016 lejon vetëm emërimin e tyre “në funksionin ose detyrën publike që kishte para zgjedhjes, ose në një vend të përafërt në administratën publike.

– Gjykata Kushtetuese nuk është pjesë e Administratës Publike por Institucion Kushtetues, ish-anëtarët e së cilës iu nënshtruan VETINGUT dhe u shkarkuan nga këta kandidatë, që sot aplikojnë për t’ju zënë vendin.

– Ish funksionarët e VETINGUT janë në konflikt interesi sepse kanë kryer rivlerësimin kalimtar të Anëtarëve të Gjykatës së Lartë që thirren për votim. Prandaj KED duhet të bëjë transparencën për shkeljen e ligjit lidhur me vendimin për kualifikimin e kandidatëve që kanë qenë në këto funksione për tu zgjedhur Anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithsesi z. Asim Vokshi në vlerësimin tim, është kandidatura më dinjtoze për të qenë Anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

 

Next Post
1700 pacientë në vit i nënshtrohen operacionit/ Rriten rastet e ndërhyrjeve neurologjike

1700 pacientë në vit i nënshtrohen operacionit/ Rriten rastet e ndërhyrjeve neurologjike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 5 Tetor 2026

October 4, 2026
24 orë pas lançimit, “Flamingo Mirror” sulmohet 122 herë, Rama: Është vetëm fillimi i përballjejes mes fakteve dhe llumit anti-shtet

24 orë pas lançimit, “Flamingo Mirror” sulmohet 122 herë, Rama: Është vetëm fillimi i përballjejes mes fakteve dhe llumit anti-shtet

October 4, 2026
Zjarri përfshin ullishten, 76-vjeçari humb jetën teksa tenton ta shuajë

Zjarri përfshin ullishten, 76-vjeçari humb jetën teksa tenton ta shuajë

October 4, 2026
Aksident tragjik në Greqi: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën pas përplasjes së motorit me monopatinën

Aksident tragjik në Greqi: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën pas përplasjes së motorit me monopatinën

October 4, 2026
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, ambulanca mbërrin në vendngjarje

Urgjencat përballë rreziqeve, Zaimi: Kapacitetet duhen deri dyfishuar, gatishmëri edhe për epidemi të reja

October 4, 2026
Qeveria kundërshtoi projektin e parë në Zvërnec: Ndërtime deri në 8 kate në zonën e mbrojtur

Qeveria kundërshtoi projektin e parë në Zvërnec: Ndërtime deri në 8 kate në zonën e mbrojtur

October 4, 2026
Qarkullonte me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari

Qarkullonte me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari

October 4, 2026
Merr jetë “Pasqyrë Albania”/ Leka: Nisma e Ramës për të respektuar protestën, por Pasqyra të jetë cilësore, jo si valë deti. Protestuesit, “punë me pagesë”

Merr jetë “Pasqyrë Albania”/ Leka: Nisma e Ramës për të respektuar protestën, por Pasqyra të jetë cilësore, jo si valë deti. Protestuesit, “punë me pagesë”

October 4, 2026
Deputeti i PD nxjerr nga shalqiri, “surprizën”: Dhurata e qeverisë për gjithë shqiptarët

“Të kalojmë në veprime të forta”, Korreshi: Duhet ngujim në Parlament apo grevë urie

October 4, 2026
Pse Trump duket identik në fotot me Kurtin, Ramën e Vuçiçin: Çfarë fshihet pas pozës protokollare?

Pse Trump duket identik në fotot me Kurtin, Ramën e Vuçiçin: Çfarë fshihet pas pozës protokollare?

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com