• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi PD e mbetur dhe mbeturinat e saj

by Mero Baze
26/07/2025 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një përpjekje për të hapur një debat rreth rihapjes së PD, rikthimit të garës për lider të ri apo pranim të mendimit ndryshe.
I gjithë debati zhvillohet mbi premisa tërësisht të gabuara, madje të shpikura.
Po ta shikosh debatin, duket sikur PD është një parti normale, që ka një ofertë serioze në treg dhe tani problemi është si të zgjedhim liderin, si të zgjedhim personazhet dhe si të rrisim konkurrencën.
Këto janë rrethana të shpikura dhe nëse debatin e mbështet mbi rrethana të shpikura, atëherë një problem që është dramatik e bën qesharak.

E vërteta e PD nuk është që nuk do të hapet, që nuk do lider të ri apo që nuk është produktive. E vërteta e PD është që nuk ka më interes për të. Dhe kjo është një dramë e madhe.

Sali Berisha e ka bërë të parëndësishme PD-në, pasi e ka bërë të palëkundshme, të pamotivueshme si parti dhe mbi të gjitha të papërspektivë.
Duke deklaruar se është i dërguar i zotit për të mos ikur kurrë nga PD dhe duke parë që ai nuk është i interesuar të fitojë zgjedhjet por të ketë një aktivizëm për hallet e veta, PD nuk është më një ofertë për shoqërinë shqiptare. Ai është një projekt familjar i destinuar të zvogëlohet dhe të degradojë në një çetë bajraktarësh.

Këto thirrjet që nga Alimehmeti e deri tek Nard Ndoka që Berisha të jetë lider dhe të shikojmë problemet e tjera e bëjnë qesharak këtë debat.

Fakti që PD është e parëndësishme, e palëkundshme dhe mbi të gjitha e papërspektivë lidhet pikërisht me atë që Sali Berisha është në krye të saj dhe as ka ndërmend të bëjë garë, as ka ndërmend të njohë humbje, as ka ndërmend të ripërtërijë partinë për fitore.

Kur flitet sikur PD ka nevojë të hapet, sikur PD ka nevojë të ketë garë apo sikur PD ka nevojë të ketë debat, duket sikur duan t’i gjejnë faraonit të PD ushtarë të rinj për t’i murosur bashkë me të varr, dhe jo sikur duan të gjejnë lider të ri, e të bëjnë parti të re.

Oferta për t’iu bashkuar këtij debati apo këtij realiteti të shpikur në PD është ofertë e skaduar qysh në fillim.
PD e mbetur, është duke u bërë thirrje mbeturinave të saj të mobilizohen dhe një herë më so e shpëtojnë Berishën. Berisha nuk ka nevojë për ta, lodhen kot. Humbja, që është gjëja më e rëndë për një lider, është një problem i zgjidhur për Berishën: për të fajësuar kundërshtarin. Ripërtëritja e partisë që është një detyrim, po ashtu është një problem i zgjidhur se e ka caktuar veten të dërguar të zotit.

Pastaj këto zërat qesharak që Berisha duhet të rithemelojë PD-në, pasi ajo katër vjet më parë ishte rikthim, janë akoma më qesharakë. Berisha nuk është rikthyer kurrë në PD. Berisha aty ka qenë 35 vjet në krye të saj, herë me të deleguar e herë vetë. Sa herë të deleguarit i dilnin nga reshti, i zbonte. Selamin e zboi me dhunë, për një muaj se ishte në pushtet. Lulin e zboi për disa muaj me hunj se nuk ishte në pushtet. Por nuk është rikthyer, se aty ka qenë. Një lider rikthehet kur mund një kundërshtar që e ka dëbuar nga PD.

Berisha vetëm ka dëbuar dhe s’ka zbuar askush nga PD që të rikthehet. Thjesht tani ka vendosur të mos delegojë më askënd derisa të vdesë. Atëherë prisni, se është çështje biologjike, nuk është çështje politike. Kur ta zgjidhë Zoti, fillojeni këtë debatin. Tani është debat si t’ia bëni pleqërisë të këndshme Berishës duke ia ripërtërirë ushtarët. Lëreni, se s’ka moshë të mësohet me të rinj. Mirë i ka ata rrotull. Ja kanë marrë dorën dhe uturakut dhe kateterit.

Next Post
Helikopterët mbi flakë, 40 të evakuuar. Zjarret rrezikojnë banesat në Borsh, Piqeras dhe Sasaj

Helikopterët mbi flakë, 40 të evakuuar. Zjarret rrezikojnë banesat në Borsh, Piqeras dhe Sasaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Momente paniku, merr flakë efektivi pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, kolegët vrapojnë për ta shpëtuar!

Momente paniku, merr flakë efektivi pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, kolegët vrapojnë për ta shpëtuar!

October 24, 2026
Dalin pamjet/ “Depoja e molotovëve: Selia e PD”

Dalin pamjet/ “Depoja e molotovëve: Selia e PD”

October 24, 2026
Breshëri molotovësh drejt policisë! Stresi në krye të protestuesve, këtë herë pa maskë

Breshëri molotovësh drejt policisë! Stresi në krye të protestuesve, këtë herë pa maskë

October 24, 2026
Pas sulmeve me molotovë dhe gurë, protestuesit e maskuar futen sërish në selinë e PD-së për t’iu shmangur policisë

Pas sulmeve me molotovë dhe gurë, protestuesit e maskuar futen sërish në selinë e PD-së për t’iu shmangur policisë

October 24, 2026
Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Teatrit të Kukullave

Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Teatrit të Kukullave

October 24, 2026
Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar deputetë, policë, gazetarë dhe protestues

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar deputetë, policë, gazetarë dhe protestues

October 24, 2026
Kaos pranë Piramidës, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të policisë

Kaos pranë Piramidës, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të policisë

October 24, 2026
“O Saaaaali nuk gjunjëzohet Shqipëria!’, Balla nxjerr videon nga protesta e dhunshme

“O Saaaaali nuk gjunjëzohet Shqipëria!’, Balla nxjerr videon nga protesta e dhunshme

October 24, 2026
Hidhen lëndë piroteknike përballë Kishës Katolike, i vihet flaka edhe koshave

Hidhen lëndë piroteknike përballë Kishës Katolike, i vihet flaka edhe koshave

October 24, 2026
Një grup protestuesish rikthehen pranë Bulevardit, policia hedh gaz lotsjellës

Një grup protestuesish rikthehen pranë Bulevardit, policia hedh gaz lotsjellës

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In