• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi mediat me pronarë “të varfër”

by Bajram Peçi
04/04/2020 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Bota shqiptare, siç ndodh të jetë kudo në botë në pandeminë e koronavirusit, është në kolaps total. Të gjithë duan ndihmë nga qeveria. Mbase shumica ka të drejtë, por thesi i grisur i saj, pak gjasa ka pas shkundjes të nxjerrë gjë! Shpresat janë vetëm te ndihmat dhe po erdhi gjëkafshë do ndihmohet patjetër biznesi i vogël i falimentuar, i futur në karantinë dhe nxitja e prodhimit të biznesit të madh. Mes këtyre “të falimentuarave” spikatin mediat dhe futbolli. Te kjo e fundit, që zhvillon kampionate me rreth gjysmën e lojtarëve me origjinë afrikane, vetiu të acarohen nervat, kur di dhe sheh që ka familje, me mijëra, që do u mungojë buka. Ndërsa te mediat, eh mediat…të ndërmendet menjëherë fakti se shumica e pronarëve të tyre i kanë fëmijët (jo nga mosha), duke u argëtuar ose “studiuar” në Londër e ishuj egzotikë. I lutem lexuesit të nderuar të hedhi vetë një vështrim te disa televizione dhe do t’ua gjejë emrat. Keqardhja vjen për gazetarët e terrenit, këta të mjerët, të cilët edhe kur ska patur krizë, pronarët e mediave i kanë paguar keq ose nuk i kanë paguar rregullisht. Të mos përfshijmë këtu çfarë u kanë punuar disa prej tyre, me sigurimet shoqërore! Tani, për t’i paguar gazetarët e për të mos i hequr nga puna, duan ndihmë financiare (!?).

Informimi është bërë prej kohësh pjesë e jetës së të tërëve. Janë gazetarët ata që e kryejnë këtë mision. Prej shekujsh, krahas librit ka qenë dhe shtypi, që ka rritur njeriun. Kësaj kulture ju shtua televizioni dhe interneti. Kultura e librit, e gazetave, e televizionit dhe internetit është tashmë e pranishme në shoqëri të njerëzve dhe ecën krah për krah me të.

Sistemi ynë i dashur kapitalist, vëndeve të varfëra si yni, nuk ua jep kënaqësinë që të praktikojnë mjete të natyrës socialiste e komuniste. Vënde të pasura mbase e kanë këtë mundësi dhe e bëjnë, sepse kanë teprica, por jo ne që jemi të mbytur në borxhe. Jeta e mediave në Shqipëri varet diku nga pronari, diku nga marketingu. Në botën kapitaliste edhe veprimtaria e tyre i nënshtrohet ligjit kërkesë-ofertë. Të del bilanci të ardhura-shpenzime negative, falimento!? Ske reklamë, falimento!?; të mungon suporti financiar nga pronarët, falimento!? Ti je privat, ske pse merr nga taksapaguesit shqiptarë të ardhura, që duhet të shkojnë në punë publike! Ndodhur nën pushtetin e fatkeqësisë natyrore, mirë është që mediat private t’i mbajnë sytë e duart larg nga pasuria publike.

Mediat, shtyp i shkruar dhe viziv, si të gjithë, ndodhen në momentin e tyre më të vështirë. Kriza ku kanë hyrë prej covid-19, është më e rënda në historinë e tyre. Por po të mendosh se faktorët që zhvilluan mediat për informimin (shtypin e shkruar dhe televizionet), ka patur si qëllim fitimin e përfitimin, le të rrjedhin gjërat sipas atyre motiveve: fitimin në lekë dhe përfitimin në pushtetin për t’i dhënë e diktuar lexuesit opinion-formimin, manipulimin, përpunimin e shpesh shantazhin. Prania e këtyre motiveve bëri që ato të lindënin si kërpudhat pas shiut!

Kur përmbysëm sistemin një partiak, shprehëm synimin që Shqipërinë ta bëjmë si Zvicra, me të cilin na afronte madhësia tokësore dhe natyra

malore. Mirëpo në Zvicër, TV publike dhe private nuk i kalojnë numërat dhjetë, ndërsa këta “varfanjakët” tanë afrojnë për publikun rreth 30 platforma të tilla (pa logaritur mbi dhjetë të TVSH-së e disa TV kombëtare, që kanë mbi 4-5 të tilla), duke krijuar inflacion të çmendur mediash të pa nevojshme e aspak të domosdoshme për publikun. Pronarë televizionesh pa identitet, pa asnjë të dhënë mbi burimet fillestare të investimit, sipërmarrës të biznesit të madh, dikush si ndërtues rrugësh, dikush me pijet, dikush me banka private, por shumica me firma që ndërtonin pallate, gëlojnë me ekrane dhe helmojnë botën mediatike shqiptare. Vetëm stacione, që mbështeten 24 orë te kronikat e zeza, janë mbi dhjetë. Dhe po të mendosh se ska gjasa që një vend si yni, pa prodhim mallrash, të mund t’i mbuloj me të të ardhurat nga reklama!

Legjislacioni shqiptar i financave i detyron të mbyllen ato me bilanc negativ. Kushdo e bën vetë hesapin. Po u mbyllën një pjesë prej tyre, i bëjnë një shërbim shumë të madh edhe shoqërisë shqiptare! Ata që do vazhdojnë ta përdorin ekranin e kanalit të tyre televiziv në shërbim të partisë dhe si armë mediatike ndaj kundërshtarit, gjithashtu i bëjnë vetë hesapet. Kush do e mban edhe në këto kushte. Viktimat e mediave kanë qenë jo të pakta dhe ua kalojnë këtyre të covid-19-tës.

Nga koha e gazetaprodhuesit legjendar Hearst, periudhë kur fitimi dhe e ardhura mbështetej te shitja, deri në epokën Murdock, kohë kur struktura e të ardhurës gazeta dhe TV ndryshoi, duke anuar dukshëm në anën e të ardhurave nga reklama, gjithkush i di vetë, i mban apo nuk i mban hapur këto duzina mediash. Në një farë mënyre, ato media që lidhen për ditë me reklamën e publikojnë ato qeveritaret, e kuptojnë se qeveria, do-s’do, ushtron direkt e indirekt kontroll ndaj tyre, siç pronarët e mediave ushtrojnë të drejtën e politikës editoriale. Pra, kjo është luftë për egzistencë. Është në natyrën e kapitalizmit dhe ngjet idem si në natyrë, më i forti jeton!

Next Post
Si të veproni kur dilni dhe futeni në shtëpi, ISSH: Veprimet e thjeshta që mbajnë larg COVID-19

Në “Luftën e Tretë” përplasje gjermano-amerikane po bëhet për maska

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

September 24, 2026
Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

Vlora Hyseni? Gogu: Përgjegjësia politike është marrë, në krye të SHISH ka një drejtues të ri

September 24, 2026
Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

September 24, 2026
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Më 30 shtator publikojmë paketën e re

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Më 30 shtator publikojmë paketën e re

September 24, 2026
Njëzet e tetë vjet më pas, pikërisht në të njëjtën ditë…

Njëzet e tetë vjet më pas, pikërisht në të njëjtën ditë…

September 24, 2026
“I neveritshëm, s’je më babai im”, Francesco Totti rrëfen reagimin e vajzës së tij pas divorcit

“I neveritshëm, s’je më babai im”, Francesco Totti rrëfen reagimin e vajzës së tij pas divorcit

September 24, 2026
Belind Këlliçi paralajmëron ndryshime në qeveri

Këlliçi: Jemi kundër bojkotit, nuk është zgjidhja jonë. Ja agjenda e opozitës

September 24, 2026
Masa të shtuara sigurie para Kuvendit, vendosen gardhe metalike dhe bllokohen disa rrugë

Masa të shtuara sigurie para Kuvendit, vendosen gardhe metalike dhe bllokohen disa rrugë

September 24, 2026
Presidenti kinez Xi Jinping mbërrin në Uashington, nis vizitën shtetërore në ShBA

Presidenti kinez Xi Jinping mbërrin në Uashington, nis vizitën shtetërore në ShBA

September 24, 2026
FOTO/ Kërkohej nga Italia për tentativë vrasjeje dhe plagosje, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari, Interpoli nis procedurat e ekstradimit

Vrau me thikë 49-vjeçarin në Tiranë, autori thyen heshtjen: U konfliktuam me fjalë, shkova në banesë dhe…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com