• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi kryeprokurorin Sali Berisha dhe të “pandehurin” Altin Dumani

by Mero Baze
11/02/2025 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nëse dëgjon gjithë retorikën e Sali Berishës ndaj drejtësisë dhe përballjet e tij me të, tani në Shqipëri të krijohet ideja se kryeprokurori i Shqipërisë është Sali Berisha, kurse Altin Dumani është një nga të pandehurit. Kjo ka nisur qyshkurse është arrestuar një vit e ca më parë Sali Berisha dhe vazhdon në mënyrë konstante.

Falë këtij presioni, ai e ka çarë disa herë digën e drejtësisë së re, duke krijuar një perceptim mbarëpopullor se ai i ka kompleksuar prokurorët e SPAK-ut. Shumë njerëz të tij brenda drejtësisë së re, siç është gjyqtari Bani, natyrisht që bëjnë shërbimet e tyre, pasi janë persona me afërsi politike me Berishën. Megjithatë, kjo nuk do të mjaftonte nëse Berisha nuk do ta çonte deri në fund presionin ndaj drejtësisë.

Pas fitores së Trumpit në SHBA, kur u shtuan zërat se politika e re amerikane do të jetë kundër SPAK dhe u spekulua me prerjen e ndihmave nga USAID, Berisha arriti ta paraqesë arrestimin e Veliajt si një nënshtrim të SPAK ndaj tij, për ta kompensuar politikisht, duke qenë se ai ka pas akuzuar Sorosin si arkitektin e ndëshkimit të tij.

Nga banaliteti i dosjes dhe masat ekstreme të sigurisë – të cilat në fakt, janë meritë e gjyqtarit kamikaz të Sali Berishës, dhe nga momenti i zgjedhur për marrjen e masës – kuptohet qartë se arrestimi i së hënës ishte një skenar “revanshi” ndaj “aleatëve” të Sorosit.

Meqë në Tiranë, Berisha po prezantonte një lobist 20-milionësh, për ta përdorur si viagra elektorale në zgjedhje, dhe meqë ai foli se “këtu Sorosi ka bërë gjëma me drejtësinë”, një orë më pas koka e Veliajt u ofrua pikërisht për të ilustruar idenë se tani ata që janë me Sorosin do të shkojnë në burg.

Kjo situatë është qesharake, banale dhe e turpshme, por në thelb është jo vetëm e vërtetë, por edhe e vetmja mënyrë se si Berisha manipulon turmat.

Dhe këtë e pranoi vetë Berisha dhe njerëzit e tij. Ai tha që arrestimi i Veliajt është vepër e opozitës dhe protestave popullore dhe se SPAK nuk ka asnjë meritë. Kelliçi shkoi edhe më tej, duke thënë se kjo ishte rezultat i ndryshimeve në Shtëpinë e Bardhë dhe platformës së luftës kundër Sorosit.

Sipas kësaj logjike, SPAK thjesht është nënshtruar para protestave të Belindit para Bashkisë dhe denoncimeve të përditshme ndaj Sorosit si arkitekt i drejtësisë në Shqipëri.

Pra, Sali Berisha po përpiqet të perceptohet jo vetëm si gjyqtari i drejtësisë, por edhe si kryeprokurori i vendit, duke diktuar se kush duhet të arrestohet me dorën e SPAK, pa ia ditur për nder.

Kjo është mënyra se si Berisha manipulon gjithkënd në politikë. Ai kërkon që t’i bëjnë atë që do ai, pa ua kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Kështu vepron edhe me banditët – nëse ata duan të kenë një shans të flasin me Berishën, apo t’i japin dorën atij, duhet të bëjnë diçka për të: Të vrasin dikë, ose po të jenë tropojanë, të rrahin dikë dhe të krijojnë frikë dhe terror në emër të tij.

E njëjta strategji po zbatohet edhe me SPAK. Berisha po e poshtëron atë, duke e detyruar të bëjë ato që do ai, dhe më pas nuk i njeh asnjë meritë, por thotë se SPAK veproi vetëm nga presioni i mbështetësve të tij.

Në fakt, ai po sillet si një prokuror i vërtetë, duke caktuar se kush duhet arrestuar e kush jo, dhe Altin Dumanin e mban gjithmonë në listën e “kriminelëve” që duhen ndëshkuar, sepse nuk po e bën detyrën si do ai. Pra ai e sheh Dumanin si një të pandehur të tij.

Lobisti amerikan, i sjellë si “viagra” për Berishën, është rekrutuar nga Fatmir Mediu dhe Shkëlzen Berisha, dy persona nën hetim dhe akuzë.

Vonesa për të dhënë drejtësi për 26 të vrarët në Gërdec edhe nga Dumani, tani është kthyer në një çek të bardhë për një lobist, i cili, duke shpikur broçkulla 20-milionëshe, tenton të fusë nën presion drejtësinë dhe shoqërinë shqiptare për llogari të vrasësve të lirë – të atyre që kanë vrarë për të vjedhur.

Dhe sado të përpiqet Altin Dumani të bëjë sikur e kompenson, sikur e balancon situatën, sikur fut në burg “një andej e një këtej”, një kundër Soros, një pro, ai nuk ka për t’i shpëtuar Berishës.

Sepse Berisha e do ose ushtar të tij, ose armik të tij.

Si çdo gjë tjetër në këtë vend.

Kjo është tragjedia e degradimit të drejtësisë së re në Shqipëri nga Sali Berisha.

Një sistem që duhej të ishte i pavarur, tani është bërë një arenë ku Berisha dikton kush arrestohet dhe kush jo, ndërsa prokurorët dhe gjyqtarët ndodhen nën trysninë e një njeriu që vetë duhet të ishte në burg.

Dhe në këtë betejë, Shqipëria rrezikon të kthehet jo në një shtet ligjor, por në një shtet ku Sali Berisha është prokurori i vërtetë, dhe të gjithë të tjerët janë të pandehurit e tij.

Next Post
Çfarë e shtyu 15-vjeçaren nga Gjirokastra t’i jepte fund jetës? Zbulohet letra e fundit e saj

Çfarë e shtyu 15-vjeçaren nga Gjirokastra t’i jepte fund jetës? Zbulohet letra e fundit e saj

Comments 1

  1. L.Xh says:
    11 months ago

    Gjithë SPAK-u, është këthyer në Drejtorinë e Dytë të PD me Sali Berishën – Ceo të këtijë institucioni medemek i pavarur.
    Duke filluar nga sot, duhen filluar proçedurat urgjente, për shkrirjen e SPAK, dhe kalimin e kompetencave prokurorisë së përgjithshme.
    Vetëm këtu tek ne, Prokurori i Përgjithshëm, ka frikë nga Prokuroria medemek e posaçme.
    Punë muti kjo gjë.
    Altin Dumani me gjithë prokuleshët e tijë, pa denuar 21 Janarin dhe Gërdecin, nuk duhet të merren me asgjë tjetër.
    E kam thënë edhe dje, i gjithë SPAK, është këthyer në një Besim Hajdarmatë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rihapet Kinema “Republika” në Shkodër, Rama dhe Beci publikojnë pamjet, nis sot shfaqja e filmave

Rihapet Kinema “Republika” në Shkodër, Rama dhe Beci publikojnë pamjet, nis sot shfaqja e filmave

December 26, 2025
Italia e dënoi me 16 vite burg, fieraku arrestohet në Murriqan. Ja akuzat që “rëndojnë” mbi të, pritet ekstradimi(EMRI)

Festat shtojnë lëvizjet në Muriqan, Shkodra mirëpret bashkëqytetarët ndërsa shtohet fluksi drejt Malit të Zi

December 26, 2025
Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

December 26, 2025
Finalizohet “Border” në Elbasan, 3 në pranga për trafik, turku rezultoi i kërkuar për krime të rënda

Finalizohet “Border” në Elbasan, 3 në pranga për trafik, turku rezultoi i kërkuar për krime të rënda

December 26, 2025
“Mbështetje gjyqësorit, mediave dhe…”, publikohet Raporti i Kongresit Amerikan për Ballkanin Perëndimor

“Mbështetje gjyqësorit, mediave dhe…”, publikohet Raporti i Kongresit Amerikan për Ballkanin Perëndimor

December 26, 2025
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

Kartolina e munguar për vitin 2026

December 26, 2025
Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

December 26, 2025
Gjyqi i shpërndarësve të drogës në Tiranë, policët u infiltruan si përdorues, më pas në grackë ranë…

Gjyqi i shpërndarësve të drogës në Tiranë, policët u infiltruan si përdorues, më pas në grackë ranë…

December 26, 2025
Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

December 26, 2025
Fluks virozash dhe raste me Covid në urgjencën e Pediatrisë, 350 vizita në 24 orë

Fluks virozash në spitale, mjekët: Mos përdorni atibiotikë pa u konsultuar me specialistin

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com