• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi ftesën për paraqitje të personave nën hetim dhe nevoja për reflektim

by Gurali Brahimllari
26/10/2025 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga av. Gurali Brahimllari

Gjatë ushtrimit të  funksionit të avokatit jam ndeshur me problematika jo korrekte të zbatimit në praktikë “ftesës për paraqitje” të personit ndaj të cilit zhvillohen hetime. Përpos rasteve kur ftesa kryhet nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, me telefon,  edhe kur akti përpilohet me shkrim, konstatohet se përmbajtja nuk është në përputhje me ligjin, të paktën në dy aspekte:

  • nuk respektohet, thuajse asnjeherë, detyrimi i nenit 308/3 i K.Pr.P se “Ftesa përmban edhe parashtrimin e përmbledhur të faktit që rezulton nga hetimet e bëra deri në atë çast”.
  • –edhe pse në përmbajtjen e FTESËS, zakonisht, përcaktohet “lloji i veprimit për të cilin është ftuar” thuajse gjithnjë, akti dergohet në adresën e personit nën hetim me  paralajmërimin se prokurori mund të urdhërojë shoqërimin e detyrueshëm në rast mosparaqitje, pa pasur pengesë të ligjshme”.

Një praktike e tillë është në shkelje të hapur të të drejtave të personit në  hetim (që barazohen me të drejtat e të pandehurit), të cilat nuk mund të konsiderohen vetëm të drejta formale, por të drejta substanciale të lidhura me garancitë e procesit të  rregullt ligjor.

Sipas përmbajtjes së nenit 308 të K.Pr.Penale, del se ligjvënësi ka kërkuar,  jo vetëm që akti “Ftesa për paraqitje” duhet të përpilohet me shkrim dhe të mbajë nënshkrimin e Prokurorit, por edhe që në përmbajtjen e Ftesës ose me akt të veçantë,  përsonit nën hetim dhe mbrojtjes së tij tu njoftohet përmbledhja e  faktit penal që ka rezultuar nga hetimet e kryera “deri në atë çast”. Ky detyrimi i Prokurorit  mbështetet në disa dispozita të tjera të ligjit procedurial që parashikojnë të drejtën për mbrojtjen efektive të personit nën hetim (apo të pandehurit), në çdo fazë të procedimit penal.

Madje kjo e drejtë garantohet  edhe nga nenet 31 dhe 42 të  Kushtetutës  Për më tepër që një përmbledhje e faktit penale, edhe pse nuk duhet të bëhet pubike, do të parandalonte spekulimet mediatike, për shkaqet e thirrjes së çdo personi nën  hetim dhe posaçërisht të personave publik apo të  atyre që janë duke përmbushur funksione të rëndësishme shtetërore.

Ndërsa  në rastet kur organi procedues kërkon  që  “ta marrë në pyetje”   personin në hetim, nuk mund e nuk duhet të përshkruajë në ftesë  paralajmërimin se prokurori mund të urdhërojë shoqërimin e detyrueshëm në rast mosparaqitje, pa pasur pengesë të ligjshme. Ndonëse ky paralajmërin përshkruhet në “gërmën “ç” të nenit 308/2 të K.Pr.P, është i zbatueshëm vetëm për llojin tjetër të kryerjes se veprimit për të cilën mund të dërgohet FTESA për paraqitje: “….kur duhet të kryejë veprime që kërkojnë praninë e tij”. Veprime hetimore që kërkojnë prezencen fizike të personit në hetim, janë të shumta (lidhen kryesisht me nevojën e kryerjes se ekzeminimeve teknike e biologjike etj), por ky akt, kurrë nuk mund të përmbajë urdhërimin për shoqërimin   e detyrueshme, me qëllimin e marrjes në pyetje(përderisa nuk është dëshmitar). Paralajmërimi si më sipër, që përshkruhet rëndom në ftesën për paraqitje  vjen në kundërshtim të hapur me disa dispozita të ligjit procedurial,  të cilat parashikojnë të drejtën e të pandehurit dhe të personit nën hetim që  “të heshtin”  apo që të “pyeten në qoftë se bëjnë kërkesë ose kur u kërkohet dhe ata japin pëlqimin.…”.

 Madje kjo praktikë duhet të korigjohet sepse,  jo vetëm Prokurori, por as Gjykata nuk e  këtë tagër përderisa sipas nenit 353/1 të K.Pr.Penale  mund  ”…të urdhërojë shoqërimin e detyrueshëm të të pandehurit , në qoftë se prania e tij është e domosdoshme për marrjen e një prove, POR JO PËR PYETJEN E TIJ.

Së fundi, nevoja për qartësimin e procedurës per formulimin e aktit“Ftesë për paraqitje” duhet të sjellë  domodoshmërinë e përfshirjes së subjektit “dëshmitar i asistuar”  i cili gjendet në legjislacionet proceduriale të shumë vendeve të tjera. Personi i ftuar me këtë cilësi edhe pse do të asistohej, në mënyrë të detyrueshme, nga avokati mbrojtës, nuk do të ndalonte Prokurorin që të urdhëronte shoqërimin e detyrueshëm në rast mosparaqitje (sikurse e ka këtë tagër, për çdo person që thirret në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit), por edhe do të kishte mundësi të ruante më mirë sekretin hetimor të çështjes, përderisa, për subjektin “dëshmitar i asistuar”   Prokurori nuk do të ishte i obliguar të bënte të ditur “përmbledhjen e faktit penal”.

Next Post
Vodhi një shumë parash në lokal, arrestohet 22-vjeçarja në Durrës, pranga edhe 35-vjeçarit

“Prej 3 vitesh asnjë kontakt!” Gruaja kallëzon ish-burrin për braktisje të fëmijëve në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In